kina

Zgjedhjet e para presidenciale që trazojnë politikën ndërkombëtare

Postuar në 13 Janar, 2024 22:06

William Lai fitoi zgjedhjet presidenciale në Tajvan, por partia e tij e demokratëve progresistë humbi shumicën absolute në Parlamentin e ishullit. Lai, 64 vjeç, një separatist, vjen nga një familje e thjeshtë dhe është rritur në Taipei. Ai është djali i një minatori që humbi jetën në vitet ’60, pas shembjes së galerisë ku punonte.

Xi Jingping: Ribashkimi i Tajvanit me Kinën është i pashmangshëm

Postuar në 31 Dhjetor, 2023 16:33

Presidenti kinez u shpreh më i vendosur se asnjëherë për ribashkimin e Tajvanit me Kinën. Në fjalimin e fundvitit, me një ton më të fortë se vitin e kaluar, Xi Jingping tha se ribashkimi i Kinës me Tajvanin është i pashmangshëm. Deklarata vjen vetëm dy javë para se ishulli i pretenduar nga Kina të zgjedhë një udhëheqës të ri.

Armiku i ri është Kina. Edhe për Gjermaninë

Postuar në 26 Dhjetor, 2023 14:21

Edhe për Gjermaninë kërcënimi më i madh afatgjatë është Kina. Deri para disa vitesh një partner strategjik i Berlinit dhe padyshim faktori kryesor në suksesin e paprecedentë ekonomik të Gjermanisë, befas Kina ka ndërruar shinën e perceptimit për t’u vështruar si një armik strategjik. Revista “Spiegel” shkruan së fundmi për ato që i quan operacione afatgjata të spiunazhit kinez ndaj Europës dhe ekonomisë së saj.

Luftë online Kinë-Perëndim: Aristoteli nuk ka ekzistuar

Postuar në 05 Nëntor, 2023 21:32

Aristoteli bëhet viktima e fundit në luftën e narrativave të Kinës me Perëndimin. Studiuesi Jin Canrong vë në dyshim ekzistencën e filozofit grek, me pretendimin se trashëgimia e greqishtes së lashtë nuk mbështetet nga të dhënat e shkruara.

Jin nuk është historian. Ai është ekspert i njohur i marrëdhënieve Kinë-SHBA në Universitetin Renmin në Pekin dhe këshilltar i qeverisë kineze.

Përgatitje për luftë me Rusinë dhe Kinën njëkohësisht

Postuar në 13 Tetor, 2023 18:10

Shtetet e Bashkuara duhet të modernizojnë edhe më tej ushtrinë, duke rritur kapacitetin konvencional dhe bërthamor, në mënyrë që t’i bëjnë ballë sfidave që paraqesin Kina dhe Rusia. Një panel bipartizan demokratësh dhe republikanësh në Kongresin Amerikan doli në këtë konkluzion pasi shqyrtoi për një vit me radhë kapacitetin ushtarak të Amerikës.

Kina merr përsipër rindërtimin e Sirisë

Postuar në 24 Shtator, 2023 22:46

Shtrëngimi i duarve mes Xi Jinping dhe Bashar al-Assad tregon shumë më tepër se fundi i izolimit të Sirisë që nga fillimi i luftës civile. Presidenti kinez njoftoi një aleancë të re midis Pekinit dhe Damaskut.

Kina mbështet kundërshtimin e Sirisë ndaj ndërhyrjes së huaj, bullizmit të njëanshëm dhe do të vihetnë lëvizje për rindërtimin e Sirise.

Divergjenca franko-gjermane për tregtinë e makinave me Kinën

Postuar në 24 Shtator, 2023 15:29

Nëse për reformimin e BE-së janë në të njëjtën gjatësi vale, për marrëdhëniet tregtare me Kinën, Franca dhe Gjermania kanë divergjenca. Qasjet e ndryshme lidhen me makinat elektrike.

Ministri gjerman i Ekonomisë, Robert Habeck, shprehu shqetësimin se prodhuesit gjermanë të makinave mund të preken indirekt nga masat e BE-së, nëse kjo e fundit ndërmerr të tilla për automjetet elektrike kineze si rezultat i një hetimi të ri kundër subvencioneve.

Zhdukja e radhës në Kinë

Postuar në 22 Shtator, 2023 12:51

Zhdukja e ministrit të Mbrojtjes të Kinës Li Shangfu, i cili po hetohet për korrupsion, është rasti i fundit i fundit i një zyrtari në rrethin e Presidentit Xi Jinping që zhduket në mënyrë misterioze.

Largimi nga jeta publike është shpesh shenja e parë e dallueshme që një zyrtar është vënë nën hetim nga Komisioni Qendror për Inspektimin e Disiplinës - organ mbikëqyrës nën Partinë Komuniste Kineze, i cili monitoron zyrtarët për shkelje të rregulloreve të partisë ose ligjeve shtetërore.

Centrale bërthamore me ndihmën e Kinës dhe Rusisë

Postuar në 15 Shtator, 2023 14:36

Turqia do të ndërtojë termocentralin e tretë bërthamor me ndihmën e Kinës, ndërsa një i katërt është në projekt me mbështetjen e Rusisë. Ministri i Energjisë, Alparslan Bayraktar, tha se marrëveshja me Kinën finalizohet shumë shpejt.

Kina mund të jetë sfidë, por jo armike

Postuar në 11 Shtator, 2023 14:16

Për Britaninë, Kina nuk është armik, por një sfidë.

Pages

Subscribe to RSS - kina