Turqia
Kremlini: Akti synon të minojë paqen në Siri, çuar para nga Rusia-Turqia –Irani
Presidenti rus Vladimir Putin ka reaguar ndaj vrasjes së ambasarorit të Rusisë në Ankara, Anderi Karlov. Një një dalje para mediave Putin ka deklaruar se vrasja është një përpjekje për të minuar Normalizimin e marrëdhënieve mes Rusisë dhe Turqisë. Më tej akoma, sipas tij akti synon të minojë edhe procesin e paqes në Siri, të cilin siç nënvizoi Putin, është “çuar përpara nga Rusia, Turqia dhe Irani”.
Akuzat për lidhje me ISIS – False. CIA i kërkon falje Ankarasë zyrtare
Shërbimi sekret amerikan – CIA – ka kërkuar falje me shkrim ndaj Turqisë për “deklarimet false” sipas të cilave Ankaraja zyrtare ishte e implikuar në kontrabandën e naftës me ISIS. Lajmi publikohet nga “Daily Sabah” e cila referon burime diplomatike turke. Sipas gazetës CIA dhe sekretari i Departamentit të Shtetit, John Kerry, i kanë kërkuar falje Turqisë, pas një raporti që kjo e fundit ka prezantuar përmes të cilit provonte se akuzat për përfshirje në lidhje kontrabande me ISIS, ishin të pabaza.
Pokeri diplomatik për Aleppo-n, Turqia lojë të pavarur nga Perëndimi
Në Aleppo filloi të enjten në mëngjes operacioni për largimin e civilëve dhe rebelëve pas konsultimeve të vështira mes Damaskut, Rusisë, Turqisë dhe Iranit, mbështetjen e të cilit kanë grupe shiite që luftojnë së bashku me Asadin. Në këtë poker diplomatik Turqia duket se ka vepruar e pavarur nga Perëndimi, çka nuk përjashton një ndryshim kursi të Ankarasë në raport me Moskën.Kontaktet e tendosura mes palëve çuan në riafirmimin e marrëveshjes për një armëpushim që do të lejojë largimin e luftëtarëve nga zonat lindore të Aleppo- raportuan shërbime afër Hezbollahut
Paranojë apo politikë e qëllimshme? Këshilltari i Erdogan: Të huajt që drejtojnë emisione gatimi, janë spiunë
Turqia: Informacion mbi ndjekësit e lëvizjes Guleniste në 38 vende. Mes tyre edhe Shqipëria e Kosova
Turqia ka mbledhur informacione sekrete mbi aktivitetet e ndjekësve të lëvizjes Guleniste, përmes imamëve në 38 vende të ndryshme. Gazeta turke, “Hurriet” njofton se Departamenti I Çështjeve Fetare ka qenë institucioni që qëndron pas këtiij gjurmimi dhe në dritën e informacioneve që ka mbledhur ka zhvilluar edhe një seancë dëgjimore me Parlamentin turk.
Turqia, luftë dollarit në Azi: Tregëti me Iranin, Rusinë dhe Kinën në monedha lokale
Turqia ka ndërmarë së fudmi një nismë me karakter ekononomik që mund të ketë rrjedhoja jo të vogla: tregtëti me katër vendet kryesore aziatike në monedhën lokale. Më datën 3 dhjetor, presidenti turk, Reccep Tayyip Erdogan, zbuloi këtë ide në Ankara:
“Sugjerova si më poshtë: Le ta bëjmë tregëtinë në monedhë locale. Çfarëdo lloj gjëje që blej prej jush do ta paguaj në rubla ruse dhe çfarëdo lloj gjëje që do blini prej meje do ta paguani në lira turke”, citon “Hurriet” presidentin turk, i cili këtë ofertë ua ka bërë edhe Iranit dhe Kinës.
Turqia lëshon satelitin e dytë në hapësirë/GÖKTÜRK-1 do të shërbejë për mbledhje të dhënash
Turqia ka lëshuar sot satelitin e dytë në hapësirë. GÖKTÜRK-1 u lëshua nga Guajana franceze dhe konsiston në një mjet prej 1 070 kg pa karburant, i pajisur me një kamera me rezolucion të lartë e aftë të kryejë 60 mijë fotografi në vit. GÖKTÜRK-1 është sateliti i dytë i prodhuar nga kompani turke që lëshohet në hapësirë pas GÖKTÜRK-2 që u lëshua në vitin 2012.
“Garancitë” e Gjermanisë: Traktati i Lozanës, i padiskutueshëm!
Minstri i Jasshtëm i Gjermanisë Frank-Ëalter Steinmeier deklaroi në një intervistë për gazetën greke “Kathemirini” se kufijtë ndërkombëtarë mes Turqisë dhe Greqisë janë të pandryshueshëm. Ai citohet nga gazeta greke të ketë deklaruar se Traktati i Lozanës që përcaktoi këto kufij është i padiskutueshëm, duke shtuar se edhe ministri i Jashtëm turk, Cavusoglu ka deklaruar publikisht se “Turqia ndihet e lidhur me Traktatin e Lozanës”.
PE-ja pezullon negociatat për anëtarësim në BE të Turqisë. Shkak, represioni i Erdogan pas grushtit të shtetit
Parlamenti Europian ka votuar me shumicë votash ngrirjen e negociatave të anëtarësimit për Turqinë. Vendimi është argumentuar me “masat joproporcionale repressive” që Ankaraja zyrtare mori kundër gazetarëve, gjyqtarëve, akademikëve, ushtarakëve pas dështimit të grushtit të shtetit të korrikut. Janë arrestuar më shumë se 37 mjë njerëz, një shifër që nuk përligj asnjë sekret për ekzistencën e një grushti shteti, që rëndom ideohet, vihet në jetë dhe menaxhohet nga një grusht njerëzish.
Tjetër presion ndaj BE-së nga Erdogan: Mund t’i bashkohemi bllokut të Shangait
Presidenti turk Reccep Tayip Erdogan ka lënë të hapur mundësinë që Turqia të heqë dorë nga anëtarësimi në Bashkimin Europian e t’i drejtohet Bllokut të Shangait. Agjencia “Reuters” citon gazetën turke “Hyrriet”, sipas të cilës, Erdogan ka bërë këtë deklarim gjatë kthimit me avion nga një vizitë në Pakistan dhe Uzbekistan.