Turqia
Forca kufitare kurde, Erdogan kërkon reagimin e NATO-s ndaj propozimit të SHBA
Presidenti turk Reccep Tayyip Erdogan ka kërkuar që NATO të reagojë rreth planeve të SHBA-së për krijimin e një force kufitare në Sirinë Veriore. Sipas Erdogan, “NATO është e detyruar të reagojë kur preken kufijtë e një prej partnerëve të saj”.
“Ne nuk mundemi dhe nuk do të lejojmë mbështetje dhe armatosje të grupit terrorist peshmerga nën emrin e një partneri operacional. Ne shpresojmë se ky gabim do të korrigjohet në kohën më të shpejtë të mundshme”, shtoi ai.
Turqia hedh poshtë ofertën e BE-së për partneritet të privilegjuar
Bashkimi Europian duket se ja doli me sukses të krijojë një problem të qëndrueshëm mosbesimi me Turqinë e Erdoganit. Pas përplasjeve të dy viteve të fundit për çështjen e emigrantëve dhe përfshirjen në perocesin zgjedhor në Turqi, ka ardhur propozimi gjerman sipas të cilit Turqia të mos pranohet si anëtare e bllokut, por të konsiderohet partner i privilegjuar.
Ankaraja zyrtare nuk e ka pritur mirë këtë propozim që u ritheksua së fundmi edhe nga presidenti francez Emanuel Macron.
Ndikimi i Turqisë në çështjen e emrit të Maqedonisë
Mes labirintit të analizave dhe parashikimeve për zgjidhjen ose jo të emrit të Maqesonisë, një nga çështjet që nuk është diskutuar është roli i Turqisë në këtë çështje.
Kështu shkruan gazetari, Kristos Lutradis, bashkëpunëtor i gazetës Hyrriet Daily News teksa nënvizon se Ankaraja nuk dëshiron normalizimin e marrëdhënieve në mes të Greqisë dhe Republikës së Maqedonisë.
Kryeministri bullgar: Në korrik 2015 u synua vrasja e Erdogan
Kryeministri i Bullgarisë, Bojko Borissov, ka dhëë një intervistë për Anadolu Agency ku ka folur për sfidat e presidencës bullgare të BE-së, anëtarësimin e Turqisë në union, luftën kundër terrorizmit, krizën migratore etj. Ai ka folur edhe për Ballkanin Perëndimor duke theksuar se çdo përpjekje e Bullgarisë duhet konsideruar në raport me vendimmarrjen e BE-së që për çështje të caktuara nuk lë shumë hapësirë për ata që drejtojnë unionin.
Prodi: “Turqia, me shumë ndikim, por nuk shoh skenarë joeuropianë për Shqipërinë”
Ish-kryeministri i Italisë, Romano Prodi, ka komentuar zhvillimet politike rajonale duke u shprehur se për Shqipërinë nuk sheh një të ardhme joeuropiane.
Përmes një interviste të datës 19 dhjetor për "Osservatorio Balcani e Caucaso", Prodi, ka pranuar se ndikimi i Turqisë në Shqipërisë është shumë i madh, por se deklaratat e kryeministrit aktual, Edi Rama, nuk janë diçka e re, sa kohë nuk pasohen nga veprime konkrete.
Kredi në rubla për blerjen e raketave S-400 nga Turqia
Turqia dhe Rusia nënshkruan marrëveshjen për furnizimin e Ankarasë me raketat ruse tokë-ajër të modelit S-400. Marrëveshja me vlerë rreth 2.5 miliardë $, ka shkaktuar shqetësim në Perëndim për shkak se Turqia është një vend anëtar i NATO-s dhe ky sistem nuk mund të integrohet në strukturën ushtarake të aleancës.
Kreu i opozitës turke ia kalon Erdoganit: Në 2019-ën do marr ishujt grekë të Egjeut
Kreu i partisë më të madhe opozitare turke, Kemal Kilikdaroglou, ka kërcënuar hapur Greqinë për ishujt e Egjeut. Të paktën kështu shkruan tabloidi grek, “Protothema”, sipas të cilit, politikani turk ka folur të shtunën duke dekalruar madje se ishujt e Egjeut do të merren në vitin 2019.
Cavusoglu: Ishujt e Egjeut, çështje e hapur me Greqinë
Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Cavusoglu, ka deklaruar në Parlament se ishujt e Egjeut janë çështje e hapur me Greqisë. Ai ka debatuar për këtë me opozitën duke zbuluar se në Ministrinë e Mbrojtjes është krijuar një ekip i posaçëm.
Shqipëria, aneksi i deklaruar i Turqisë
Turqia vazhdon ta konsiderojën Shqipërinë pjesë të arealit të saj kulturor. Diplomacia turke flet hapur pa ndonjë kompleks mbi këto konsiderata që Ankaraja zyrtare ka për Shqipërinë. Ministri i Jashtëm i Republikës së Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, i cili vizitoi këtë të martë Tiranën në kuadër të ceremonisë së ndarjes së Çmimeve "Mehmet Akif Ersoy" në Shkencë dhe Art, tha se stabiliteti i Turqisë është i lidhur edhe me atë të Shqipërisë.
BE: Ekstradim gulenistëve, vetëm mbi bazën e provave thelbësore
Bashkimi Europian nuk do të pranojë kërkesën turke për ekstradimin e pjesëtarëve të organizatës FETÖ nëse Turqia nuk paraqet prova thelbësore. Kjo është bërë e qartë nga Koordinatori i BE-së për Terrorizmin, Gilles de Kerchove i cili viziton Ankaraë.
