Turqia
Gruaja që kërcënon triumfin e Erdogan
E quajnë “Marine Le Pen e Turqisë" për shkak të përfshirjes për shumë vite në partinë e ekstremit të djathtë MHP.
Po ashtu ajo është kthyer në makthin e Erdogan në rrugën drejt rizgjedhjes. Jo sepse do të ketë një përqindje të barabartë me presidentin aktual, por për shkak se në qoftë se tejkalon 10% ju mund të kontrollojë përparimin triumfin e një presidenti suprem.
Erdogan shpall zgjedhje të parakohshme
Turqia do të mbajë zgjedhje të parakohshme më 24 Qershor. Ato u njoftuan nga presidenti Erdogan pas një vendimi të konsultuar me organet drejtuese të partisë së tij dhe kreun e Partisë Nacionaliste (MHP) Devlet Bahçeli
Presidenti turk tha se pavarësisht referendumit të vitit të kaluar, sistemi i ri presidencial nuk mund të zbatohej plotësisht deri në zgjedhjet e 2019, kështu që ky mosfunksionim i administratës krijonte pengesa.
Greqia dhe Turqia, luftë e pashpallur në Egje
Tensionet në Egje mes Turqisë dhe Greqisë, janë një front i padeklaruar lufte, që nuk ka mbetur vetëm në nivel deklaratash. Athina flet zyrtarisht për një konflikt të hapur ushtarak, që kulmoi me rrëzimin e një avioni Mirage dhe humbjen e jetës së një piloti grek gjatë fluturimeve për monitorimin e hapësirës ajrore.
"Jemi në një luftë të pashpallur në Egje, por pozicionimi i forcave tona bëhet në mënyrë të tillë që të mos kemi humbje të pilotëve tanë"- tha zëvendësministri i Mbrojtjes, Fotis Kuvelis.
Bruçaj për VOA: Tirana nuk mund të zgjidhë problemet e Turqisë
I përfolur si një nga njerëzit kryesorë të rrjetit të Fetullah Gylen në Shqipëri, kryetari i Komunitetit Mysliman, Skënder Bruçaj ka komentuar për herë të parë arrestimet në Kosovë dhe kërkesën e autoriteteve turke që edhe Shqipëria të dorëzojë personat e listuar nga Ankaraja si pjesëmarrës në grushtin e dështuar të shtetit.
Stoltenberg: “Tensionet në Egje nuk janë çështje e NATO-s”
Sekretarini Përtgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ndodhet sot në një vizitë zyrtare në Turqi ku siç shprehet ai do të synohet riafirmimi i marrëdhënieve dhe roli strategjik i Ankarasë. Në një konferencë për shtyp në Bruksel, pak përpara nisjes, Stoltenberg ka vlerësuar Turqinë si partner strategjik. Ai ka lënë pas çdo kritikë që është bërë për sjelljen e presidentit Erdogan, për vendimet e tij dhe ndryshimin e strukturës së pushtetit në Turqi. Lidhur me konfliktet në Egje, Stoltenberg ka deklaruar se ato nuk janë çështje e NATO-s.
Rusia kërkon nga Turqia kalimin e Afrinit nën administrimin e Sirisë
Rusia i ka kërkuar zyrtarisht Turqisë që të dorëzojë qytetin verior të Sirisë, Afrin, nën kontrollin e Damaskut zyrtar.
Ministri i Jashtëm rus, Sergey Lavrov, deklaroi në një konferencë për shtyp me gazetarët dje se kalimi i Afrin nën administrin e Damaskut është diçka që pritet, përderisa Ankaraja zyrtare nuk ka deklaruar asnjëherë se e ka pushtuar Afrinin.
Qyteti kontrollohej nga kurdët derisa Turqia ndërhyri ushtarakisht për të asgjësuar bërtham të YPG-së që i konsideron terroriste dhe për të cilat pretendon se kryejnë aktivitet terrorist në kufi.
Erdogan i lëshon një shuplakë edhe Francës
Flasin për paqen dhe propozojnë lloj lloj hartash, por në të vërtetë në terren forcat e vendeve të ndryshme perëndimore po i hedhin benzinë zjarrit në Siri. Pak ditë më parë, mediat turek raportuan se forcat speciale franceze janë të stacionuara në pesë baza në Sirinë e Veriut, në zona që përkojnë me ato ku operojnë kurdët peshmerga.
"Nuk do të ketë luftë me Turqinë, por Kammenos duhet të largohet"
Nuk do të ketë luftë me Turqinë. Nuk ka ndonjë arsye objektive për këtë.
"Turqia nuk është më partner strategjik i Perëndimit"
Sjellja e Turqisë në raport me Perëndimin duket se po çon në rivlerësim të partneritetit dypalësh. Ankaraja zyrtare nën drejtimin e Recep Tayyip Erdogan po e përkufizon veten si një aktor gjeopolitik të cilit i rri shumë ngushtë kostumi i një aleati të SHBA, apo thjesht një anëtari të NATO-s. Në një shkrim në EuObserver, autori Simon Waldman, një lektor në King’s College London, ndan mendimin se Turqia nuk duhet konsideruar më partner strategjik i Perëndimit.
Ta Nea: Pengesa serioze në dosjen me Shqipërinë
Greqia po has pengesa serioze në mbylljen e problemeve me Shqipërinë dhe Maqedoninë. Kështu shkruan gazeta greke “Ta Nea”, duke nënvizuar se qeveria greke aktualisht është e bllokuar në politikën e saj të jashtme në Ballkan.
