Turqia

Europa përballë një krize të mundshme në Ballkan

Postuar në 28 Shkurt, 2018 10:39

"Lufta e Dytë Botërore ka mbaruar, por jo Lufta e Parë Botërore". Këto ishin fjalët që dëgjoi nga një zyrtar i lartë në Turqi, në Ankara Ivan Krastev, kreu i Qendrës Liberale Strategjike me qendër në Sofje. Krastev në një artikull për Guardian shpjegon pse Europa është përballë një krizë të mundshme në Ballkan dhe pse duhet të veprojë menjëherë. Zyrtari turk e kishte fjalën për Lindjen e Mesme, por ai beson se i njëjti koment mund të ishte bërë respektivisht nga një zyrtar i Moskës, Kievit, ose Ballkanit për situatën aktuale në kontinentin evropian.

A është Turqia demokraci? Kreu i NATO-s: Është aleatja jonë

Postuar në 21 Shkurt, 2018 11:17

Sekretari i Përgjithshëm I NATO-s, Jens Stoltenberg është vënë në vështirësi përgjigjeje gjatë një interviste për revistën “Foreign Policy”. Pas një deklarimi të tij se NATO është aleancë 29 demokracive, ai është pyetur nëse Turqia është një demokraci. Stoltenberg ka preferuar të mos e përkufizojë Turqinë si demokraci, por si një aleate të çmuar, duke justifikuar sjelljen e saj me të ashtuquajturën “shqetësime të sigurisë”.

"Raportet Turqi-ShBA në varësi të çështjes kurde dhe Gulen"

Postuar në 19 Shkurt, 2018 10:55

Turqia pretendon se ka imponuar kërkesat e veta në këmbim të normalizimit të marrëdhënieve dypalëshe me SHBA. Sipas ministrit të Jashtëm turk, Mevlut Çavushoglu normalizimi i raporteve do të kushtëzohet nga mbajtja e premtimeve nga SHBA.

Përplasje mes Italisë e Turqisë për kërkimet në Detin e Qipros

Postuar në 13 Shkurt, 2018 18:45

Ministri i Jashtëm italian, Angelino Alfano kërkoi nga nga homologu i tij turk, Mevlut Çavusoglu zgjidhjen e menjëhershme të konfliktit që pengon kompaninë italiane Eni, të kryejë  kërkime në Zonën Ekslkluzive Ekonomike të Qipros kërkoi .

BE-ja ndërhyn në konfliktin turko-qipriot në Egje

Postuar në 13 Shkurt, 2018 10:27

 Bashkimi Europian ka paralajmëruar Turqinë për veprimet dhe kërcënimet e saj ndaj Qipros për kërkimin e gazit dhe naftës në Egje.

“Turqia duhet të angazhohet në mënyrë të qartë ndaj fqinjësisë së mirë dhe të shmangë çdo lloj burimi për fërkime, kërcënime apo veprime që drejtohen kundër një anëtari të BE-së”, citon EuObserver një zëdhënës të Komisionit Europian.

Sipas zëdhënëses në fjalë, sjellja e Turqisë dëmton marrëdhniet e fqinjësisë së mirë dhe zgjidhjen paqësore të konflikteve.

Ministri i Jashtëm turk: Me SHBA ose do të rregullohemi, ose do të prishemi tërësisht

Postuar në 12 Shkurt, 2018 10:31

Ministri i Jashtëm i Turqië, Mevlut Cavushoglu është shprehur se marrëdhëniet me SHBA-të janë në një pikë shumë kritike.

Lidhjet me SHBA kanë qenë në një pikë shumë kritike. Ato ose do të normalizohen, ose do të prishen tërësisht

citohet Cavushoglu.

Shqipëria, vendstrehimi i dy opozitave të huaja

Postuar në 10 Shkurt, 2018 12:40

38 470 është numri i gulenistëve të dënuar në Turqi së fundmi. Lajmi bëhet i ditur nga gazeta “Hurriyet” e cila shton se listës së anëtarëve të organizatës së Fetullah Gulen i pasojnë kurdët e Partisë Popullore dhe anëtarë të Shtetit Islamik. Gazeta i referohet të dhënave të marra nga Ministria e Brendshme titullari I të cilës, Soylu ka deklaruar se vetëm në vitin 2017 në Turqi janë arrestuar për lidhje me Gulenin, 48 305 njerëz.

Erdogan, "vëlla i madh" edhe për maqedonasit

Postuar në 05 Shkurt, 2018 17:03

"Turqia do të jetë gjithmonë në anën e Maqedonisë” mësohet të ketë deklaruar Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan, në një konferencë të organizuar në Stamboll nga shoqatat e emigrantëve të Ballkanit, aktivitet i transmetuar live në mediat turke.

Kartëvizita e kufitarit

Postuar në 02 Shkurt, 2018 16:56

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar sot një shkrim-status në Facebook përmes të cilit teksa replikon me kryeministrin Edi Rama për negociatat me Greqinë, shtron disa pyetje që sipas tij e kapin mat qeverinë aktuale në marrëveshjen e re për detin. Berisha thotë se Edi Rama i ka njohur Greqisë të drejtën e 12 mijeve det territorial ndërkohë që një gjë të tillë, nuk ja njeh as Italia dhe as Turqia.

Turqia nis ndërhyrjen tokësore kundër kurdëve në Siri

Postuar në 21 Janar, 2018 10:47

Turqia ka nisur operacionin tokësor kundër kurdëve peshmerga në Siri duke nisur që nga ora 11:05 e ditës së sotme. Lajmi është njoftuar nga kryeministri turk, Binali Yildirim gjatë një bisede me gazetarë dhe ai pason goditjet ajrore në Afrin, ku është përqendruar edhe e ashtuquajtura foprcë kufitare kurde që është krijuar nga SHBA.

Pages

Subscribe to RSS - Turqia