Greqia dhe Turqia, luftë e pashpallur në Egje

Tensionet në Egje mes Turqisë dhe Greqisë, janë një front i padeklaruar lufte, që nuk ka mbetur vetëm në nivel deklaratash. Athina flet zyrtarisht për një konflikt të hapur ushtarak, që kulmoi me rrëzimin e një avioni Mirage dhe humbjen e jetës së një piloti grek gjatë fluturimeve për monitorimin e hapësirës ajrore.
"Jemi në një luftë të pashpallur në Egje, por pozicionimi i forcave tona bëhet në mënyrë të tillë që të mos kemi humbje të pilotëve tanë"- tha zëvendësministri i Mbrojtjes, Fotis Kuvelis.
Lidhur me deklaratat e kryeministrit turk, Binali Jildirim, se rojet bregdetare turke ulën flamurin grek në një prej ishujve të Egjeut, Kouvelis tha se se "Ministria e Mbrojtjes është në dijeni të informacioneve të publikuara në shtypin turk " dhe theksoi se ka kërkuar "informacion sistematik dhe të vazhdueshëm nga organet kompetente dhe drejtuesit e Forcave të Armatosura Greke".
I pyetur për të dy grekët ushtarake që kanë mbetur në paraburgim në Edirne zv/ministri grek deklaroi se asgjë nuk e justifikon ndalimin e papranueshëm të tyre. Kuvelis komentoi gjithashtu edhe deklaratat e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s Jens Stoltenberg se Greqia dhe Turqia duhet t’i zgjidhin vetë problemet mes tyre duke thënë se do të dëshironte që qëndrimi i aleancës të ishte shumë më dinamik dhe i qartë.
Add new comment