trump
Dy sondazhe të sotme: Trump=Clinton
Dy gazeta amerikane, Los Angeles Times dhe Investor’s Business Daily, njëra me prirje të majta e tjetra me prirje të djathta, kanë publikuar sot sondazhet më të fundit për garën presidenciale. Në të dyja sondazhet, Trumpi rezulton me të njëjtat pikë si Clinton-i.
Para 4 vjetësh, Los Angeles Times parashikoi me saktësinë më të madhe rezultatin e zgjedhjeve presidenciale – parashikimi i saj u shmang vetëm 0.5 pikë nga rezultati përfundimtar. Ndërsa Investor’s Business Daily e parashikoi fitoren e Obamës me një shmangie prej 2.6 pikësh.
E.Z.
"Make America great again"/Madonna ofron seks oral për ata që votojnë Hillary Clinton
Këngëtarja e njohur ia ka dalë ta thotë edhe këtë gjatë një koncerti në New Yorks duke shtuar: "Se jam e mirë në atë punë. Nuk i ndaj sytë". E të tjera hollësi "befasuese", gjithnjë benefite të pranisë së Trump në garë. Dëshpërimi për kandidaten e dështuar demokrate duket se ka kapur kulmin, nisur nga oferta të tilla bajate.
Madonna opened for Amy. Msg @Madonna pic.twitter.com/qcfNAH4TOm
CNN, një instrument banal propagande: Është ilegale të lexosh WikiLeaks. Na ndiqni ne!
Televzioni ndoshta më i madh në SHBA, CNN, është shndërruar në një borie propagandistike përherë me frikën se Donald Trump mund të fitojë zgjedhjet presidenciale të muajit nëntor. Duke dashur të ndihmojë kandidaten demokrate, Hillary Clinton, krejt e paaftë që të përballojë edhe në debat, republikanin Donald Trump, CNN ka dalë me këtë mesazh live për spektatorët, duke thyer çdo kod në raportim. Një shembull sesi propaganda i vesh të gjithë, në Lindje e në Perëndim, me të njëjtën uniformë, atë që e kemi parë jo rrallë muajt e fundit edhe nga ndonjë seli diplomatike në Tiranë.
Mediat në luftë kundër Trump. O’Reilly: “Tri organizata mediatike kanë urdhëruar stafin të shkatërrojnë Trump”
Bill O’Reilly, moderator i “Factor” në “Fox News”, një televizion që mbështet Trump në garën presidenciale, ka deklaruar se ndaj kandidatit republikan ka të paktën 3 organizata të mëdha mediatike në SHBA që po e luftojnë hapur atë. Duke folur në studion e Bill Hemmer, O’Reilly që është i njohur në SHBA, ka deklaruar se në këtë organizata është kërkuar nga stafi që të mos mbështetet Donald Trump, duke kushtëzuar këtë edhe me fundin e karrierës.
“Nëse e shikon me kujdes e kupton se për kë është fjala”, tha O’Reilly, i cili nuk përmendi emra, pasi siç tha ai nuk ka ende fakte.
Debati i dytë presidencial, Trump: Unë kam thënë vetëm fjalë për gratë, Bill Klinton ka abuzuar me vepra
Në Seint Ljuis të Mizurit u zhvilua debati i dytë presidencial Klinton-Trump në një atmosferë akuzash dhe kundërakuzash të ashpra.
"Ja kush është Donald Trump", tha zonja Klinton. Ndërsa Trump u shpreh se: "Nuk jam krenar për videon. Shihni Bill Klintonin. Të mijat ishin fjalë, të tijat ishin vepra. "Kam respekt të madh për gratë; askush nuk i respekton gratë më shumë se unë," tha zoti Trump.
WikiLeaks zbulon Clinton, “larg problemeve të klasës së mesme”
Kandidatja demokrate Hillary Clinton ka vendosur si një nga objektivat e vet socialë dhe ekonomikë shpërndarjen e taksavem duke deklaruar edhe në debatin e sotshëm se “unë do të punoj me çdo amerikan dhe do të jem presidente e çdo amerikani”.
Një komedi amerikane/Mediat jashtë rolit: I bëjnë gjyqin moral Trump
Të gjithë lexojmë shpesh kritika për median shqip. Kritika që nisin që nga keqraportimi, njëanësia, censura, mungesa e seriozitetit dhe deri te roli i saj si zgjatim i pushtetit. Të gjitha janë legjitime dhe në përgjithësi të vërteta. Media shqip i ka të gjitha këto simptoma dhe ka dëshmuar pak vullnet për korrigjim.
Derr, qen, do të doja t'i fusja një grusht...Të gjitha për Trump
Deklarimet për femrat/Trump: “Kërkoj falje. Thirrja ime për ndryshimin e Amerikës më ka ndryshuar edhe mua. Nuk jam ashtu si thonë”
Donald Trump është në aktualisht në qendër të ciklonit mediatik në SHBA, pas publikimit të një video ku ai thotë se “me femrat mund të bësh çfarë të duash”. Kaq u desh që përroi i moralit të mbysë çdo gjë dhe ta vendosë Trump në cepin e goditjeve prej nga ku përfiton vetëm një person dhe jo SHBA: Jillary Clinton, diagnostikuar me pneumoni dhe një sekretare Shteti që theu ligjet e sigurisë në detyrë. Trump ka dalë sot me një video ku kërkon falje.
RCP: Clinton 322 - Trump 216
Portali amerikan RealClearPolitics ka ndërtuar hartën elektorale të zgjedhjeve presidenciale në SHBA, bazuar në sondazhet më të fundit të 50 shteteve, sipas së cilës, Hillary Clinton ka sot 322 vota elektorale dhe Donald Trump 216.
Që kjo situatë të ndryshojë pas 35 ditësh, Trump-i duhet ta mbajë epërsinë aktuale në shtetin e Ohajos (18 vota elektorale), dhe të përmbysë epërsinë e Clinton-it në shtetet e Floridës (29 vota elektorale), Karolinës së Veriut (15 vota elektorale) dhe Pensilvanisë (20 vota elektorale).
E.Z.
