trump

Intervista e Assange: Hillary Clinton dhe ISIS financohen nga të njëjtat para, Trump nuk ka me vete elitat (video)

Postuar në 04 Nëntor, 2016 14:21

Julian Assange ka dhënë një intervistë për gazetarin australian John Pilger, si pjesë e një dokumentari, që pritet të publikohet së shpejti. Ndërkohë, në një pjesë të shkëputur nga kjo intervistë, Assange deklaron se Hillary Clinton është financuar nga të njëjtat para, që financojnë edhe grupin terrorist të ISIS.

CNN bën kompromis me realitetin: Trump nuk është më kërcënim për qytetërimin(:-). Ai mund të bëhet presidenti i ShBA-së

Postuar në 03 Nëntor, 2016 14:12

Donald Trump president i ShBA-së nuk është më aq e pamundur sa dukej më parë. Kompromisin me këtë perspektivë po e bëjnë edhe media të fuqishme si CNN që deri pak javë më parë propagandonin Clinton si “zgjedhja e duhur” dhe një Donald Trump që nuk duhet në asnjë mënyrë të votohet. Gjërat po ndryshojnë me shpejtësi me skandalin e e-maileve dhe vetëm sot, CNN i kushton dy shkrime fitores së Trump. Në të parën, autorët shkojnë në Skoci, në vendin e origjinës së Trump, ku sugjerojnë për lexuesin “ëndrrën amerikane” të një vendi të vogël që prodhon presidentin e ShBA.

Clinton shpëtimtare e njerëzimit, sipas vizionit demokrat të Obamës

Postuar në 03 Nëntor, 2016 13:10

Demokratët po kalojnë çdo fantazi për ta përdorur si argument kundër Donald Trump, i cili ka vënë seriozisht në pikëpyetje ambicjen e familjes Clinton për të marrë presidencën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Për të shpëtuar katastrofën në lojë ka hyrë edhe talenti i presidentit Obama që ka shkuar deri aty sa ta flasë për një fatalitet global në rast se votohet Trump

Fillimisht Trump, e tani Clinton, sulmojnë të njëjtin sondazh

Postuar në 01 Nëntor, 2016 23:36

Fill pasi u publikua një video për mburrjet e Trumpit rreth sulmeve të tij seksuale ndaj femrave, sondazhi i prestigjiozeve Washington Post dhe ABC News tregonte një epërsi të Clinton-it prej 12 pikësh në rang kombëtar. Dhe Trump-i u kundërpërgjigj, duke e quajtuar atë një sondazh të manipuluar…

Edhe Facebook mbështet fushatën e kandidatit republikan, lëvizja Trump do të vazhdojë edhe pas zgjedhjeve kundër parimeve të "Reganizmit"

Postuar në 01 Nëntor, 2016 10:42

Investitori miliarder i teknologjive Peter Thiel, i cili ka marrë kritika për mbështetjen ndaj Donald Trump, tha  se lëvizja që ka krijuar kandidati i republikanëve për Presidencën do të vazhdojë edhe nëse humbet garën për Shtëpinë e Bardhë më 8 nëntor.

Zëri i Amerikës: Epërsia e Clinton-it ndaj Trump-it, vetëm 2%

Postuar në 30 Tetor, 2016 09:54

Një anketim i ri në nivel kombëtar i publikuar dje, tregon se epërsia e kandidates demokrate Hillary Clinton përkundër rivalit republikan Donald Trump është ngushtuar së tepërmi.

Trump: Plani Clinton për Sirinë çon drejt një Lufte të Tretë Botërore

Postuar në 26 Tetor, 2016 11:20

Kandidati republikan për Shtëpinë e Barshë Donald Trump deklaroi për Reuters se plani i Clinton për Sirinë mund t'i çojë Shtetet e Bashkuara drejt një Lufte tëTretë Botërore. Kjo për shkak të një përplasje të mundshme ushtarake mes SHBA-ve dhe Rusisë, e cila sipas Trump është vend që ka armë bërthamore.

Sondazhi CNN: 5 pikë epërsi e Clinton-it ndaj Trump-it

Postuar në 25 Tetor, 2016 12:00

Nga sondazhi i fundit i CNN-it, rezulton se Hillary Clinton ka përkrahjen e 49% të atyre votuesve amerikanë që, me shumë gjasa, do të marrin pjesë në votimin e 8 nëntorit, krahasuar me 44% për Donald Trump.

Trump-i udhëheq ndër votuesit meshkuj me 3 pikë, por Clinton-i udhëheq ndër votueset femra me 12 pikë.

Rreth 14% e të anketuarve që kanë deklaruar se do të marrin pjesë në votim janë shprehur se, deri në ditën e zgjedhjeve, mund ta ndryshojnë mendjen se për kë do të votojnë.

E.Z. 

Jo vetëm në Shqipëri/Trump: "1.8 milionë të vdekur, ende në listat e zgjedhësve". Kufizim mandatesh për anëtarët e Kongresit

Postuar në 23 Tetor, 2016 14:52

Kandidati republikan Donald Trump, ka bërë dy deklarata të reja që mund të jenë ndikuese:

Së pari, ai do të propozojë(nëse zgjidhet president) një amendament kushtetues që kufizon numrin e mandateve për anëtarët e Kongresit. Dhe së dyti, ai ka deklaruar se në listat e zgjedhësve janë ende emrat e 1.8 milionë të vdekurve, "disa prej të cilëve", siç tha ai, "votojnë me siguri".

Dy sondazhe të sotme: Trump=Clinton

Postuar në 23 Tetor, 2016 13:00

Dy gazeta amerikane, Los Angeles Times dhe Investor’s Business Daily, njëra me prirje të majta e tjetra me prirje të djathta, kanë publikuar sot sondazhet më të fundit për garën presidenciale. Në të dyja sondazhet, Trumpi rezulton me të njëjtat pikë si Clinton-i.

Para 4 vjetësh, Los Angeles Times parashikoi me saktësinë më të madhe rezultatin e zgjedhjeve presidenciale – parashikimi i saj u shmang vetëm 0.5 pikë nga rezultati përfundimtar. Ndërsa Investor’s Business Daily e parashikoi fitoren e Obamës me një shmangie prej 2.6 pikësh.

E.Z.

Pages

Subscribe to RSS - trump