trump
Presidenti i ri i SHBA jep garanci: “Mirënjohje për shërbimet që Clinton ka bërë ndaj SHBA. Koha të bashkohemi”
Fituesi i zgjedhjeve presidenciale në SHBA, Donald Trump, ka mbajtur fjalën e parë para mbështetësve duke dhënë garanci se ajo që ndodhi në fushatë nuk do të reflektohet në drejtimin e vendit. Trump u shfaq krejtësisht racional teksa ka falënderuar Hillary Clinton për shërbimet që ka kryer ndaj vendit.
Donald Trump, president i 45 i SHBA. Goditje e fortë ndaj sistemit politik amerikan
Trump ka bërë histori dhe me gjasë ka tronditur sistemin politik amerikan duke fituar i vetëm kundrejt të gjithëve. Edhe partisë së tij. Zv. Presidenti Mike Pence, një figurë e matur ka deklaruar se Trump është kampioni i zgjedhjeve dhe ai me stafin e vet besojnë Amerika do t'i rikthehet madhështisë. Trump ka aktualisht 276 vota elektorësh, ndërkohë që Clinton ka 218. Goditje vdekjeprurëse kjo për një investim politik shumë të madh.
Marshimi i Trump edhe në numër votash
Trump po i afrohet asaj që mendohej si e pamundura: Ai ka lënë pas 264 vota elektorale kundrejt 215 të Clinton, duke fituar edhe shtete si Florida. Diçka që nuk është përtypur mirë sa kohë mbështetësit i ka mbledhur John Podesta.
Kush do të jetë presidenti i ri i SHBA-ve, vendimtare "shumica e heshtur" e të bardhëve
Gara presidenciale në Shtetetbe Bashkuara ka mbërritur drejt fundit. Askush s'mund ta thotë me siguri se kush do të jetë presidenti i ri i amerikanëve. Sipas mediave amerikane, Hilary duket më afër 270 votave elektorale, por pikëpyetjet mbeten të mëdha deri në numërimin e votës së fundit.
CNN ka ngritur edhe dy skenarë të mundshëm se si kandidatët mund t’i fitojnë zgjedhjet. Për Donald Trumpin është thelbësore të mbajë dy shtete të cilësuara bastione, të cilat Mitt Romney i fitoi 4 vite më parë, Karolinën e Veriut dhe Arizonën.
Arkitektët meksikanë: Muri i Trump, i pamundur të ndërtohet
Arkitektë të firmës, "Estudio 3.14" në Guadalajara kanë konkluduar se muri i gjatë 1,954 milje do të kushtonte 15-25 miliardë dollarë. Ai do të kërkonte angazhimin e 21 mijë agjentëve. Një çmenduri e vërtetë. Më poshtë foto të projektit të imagjinuar nga firma meksikane:
Donald Trump: Udhëheqësi i të paarsimuarve
Pavarsisht se gjatë 600 ditëve të fushatës elektorale, Trump-i ka thënë e shkruar ofendime që asnjë kandidat normal republikan nuk do t’i kishte thënë apo shkruar, një ditë para zgjedhjeve, ndodhet në sondazhet kryesore vetëm rreth 3 pikë pas rivales së tij demokrate.
Rreziku i fitores së Trump, qeveria shqiptare zhvendoset në Bunk'Art në datat 8 – 9 dhe 10 nëntor
Afrimi i zgjedhjeve presidenciale në SHBA e bën edhe më eminent kërcënimin e Donald Trump ndaj qytetërimit perëndimor. Fitorja e republikanit nuk është më aq e pamundur, ndaj establishmenti politik botëror, ai demokratik, po përgatitet për më te keqen. Mësohet se në planet e emergjencës bën pjesë edhe qeveria e Tiranës, si një nga shtyllat e këtij qytetërimi, ndaj së cilës është sugjeruar kalimi në protokollet e mbrojtjes maksimale më 8 nëntor. Një ditë që nuk i ndahet historisë së këtij vendi. Në këtë kuadër, qeveria shqiptare ka miratuar me hollësi këtë plan masash:
Incidente në mitingun e Trump në Nevada(video)
Kandidati republikan është shoqëruar jashtë nën mbrojtjen e njerëzve të shërbimit sekret dhe është rikthyer sërish për të vijuar fjalimin. Mediat raportojnë se ka patur përleshje mes njerëzve, por nuk ka ende një sqarim zyrtar. Ngjarja ndodhi në Nevada.
Balta nuk qenka ekskluzivitet për kryeministrin e përkëdhelur të Tiranës
Revista "Spiegel", patjetër media jashtë kazanit, apo nga ato ku kryeministri shqiptar do vraponte të fuste fytyrën, i ka kushtuar një shkrim duelit Trump - Clinton për zgjedhjet presidenciale të SHBA-së. Fushatë e pistë, me goditje gjithfarëshe, përcjellë me këtë fotomontazh. Një kujtesë për këdo që dallon "politika ndryshe", apo "politikë të re" gjetkë. Rregullat janë po ato, me ndryshimin se një tekanjoz si Edi Rama, ia lë baltën tjetërkujt, për të fituar "pikë" siç thotë ai në mënyrë bizantine.
Zizek: Pse do votoja pa mëdyshje Donald Trump
Filozofi slloven Slavoi Zizek sugjeron që amerikanët të zgjedhin Donald Trump kundrejt alternativës së Hillary Clinton. I pyetur nga "Channel 4" për garën presidenciale të 8 nëntorit, Sizek tha se nëse do të ishte amerikan do të votonte pa asnjë mëdyshje kandidatin republikan.
Sipas tij, Hillary Klinton është rreziku i vërtetë i këtyre zgjedhjeve, ndonëse i prezantohet publikut si alternativa e progresit. Zizek shpjegon se kandidatja demokrate mban lidhje të ngushta me Wall Street.