revista

Playboy heq dorë nga fotot nudo

Postuar në 14 Tetor, 2015 03:59

PlayBoy, revista e mirënjohur erotike nuk do të publikojë më imazhe të femrave nudo. Ky lajm është bërë publik nga Neë York Times dhe ka bërë bujë në SHBA. Pas këtij vendimi qëndron përvoja pozitive e faqes online, e cila ka njohur rritje në shikueshmëri nga një shjumicë të rinjsh. Ka një vit që në faqe nuk ekspozohen foto nudo dhe sërish pesha e faqes ka ardhur në rritje. Sipas drejtuesit Scott Flanders kjo përvojë mund të zgjerohet edhe më tej, pasi revista mund të kthehet në mjet për shitjen e shumë produkteve.

Dorëzohet edhe National Geographic

Postuar në 11 Shtator, 2015 04:34

Era dixhitale nuk kursen as emrat më të mëdhenj. Radha i erdhi National Geographic, revistës së mirënjohur, e cila bashkë me astetet e tjera mediatike të kontrolluara nga National Geographic Society i kanë kaluar manjatit të mirënjohur, Rupert Murdoch. Murdoch, posedues i "Fox Media", do të kontrollojë 73% të aksioneve, përmes një marrëveshjeje me shifër ekuivalente 725 milionë dollarë. “Washington Post” shkruante me një ndjesi keqardhjeje për këtë marrëveshje që e kalon "NG" nga një organizatë jofitimprurëse, me mision “zgjerimin e njohurive gjeografike” drejt një biznesi të pastër.

Pages

Subscribe to RSS - revista