policia
A jemi të sigurtë për jetën kur na ndalon Policia?
Vetëm dy ditë pasi Prokuroria urdhëroi mospublikimin e të dhënave të hakeruara për arsye të sigurisë kombëtare, në media dolën pjesë të dosjes hetimore për Ervis Martinajn, një person i njohur për shumëkënd. Në një emision u ngritën të gjitha hipotezat për zhdukjen e personit, referuar copëzave të dosjes hetimore. Një portal e raportonte dje si ekskluzive dosjen hetimore, ndërkohë që Prokuroria nuk ka asnjë reagim për këto rrjedhje.
Pireu, drejtim kryesor i trafikut të kokainës në Europë
Mediat greke raportojnë për kapjen në portin e Pireut të një sasie kokaine me vlerë 6 milionë eurosh. Sipas të dhënave, sasia e drogës vinte nga Afrika e Jugut dhe konsiston në 173 kg e 450 gramësh të ndarë në 160 njësi në muret e kontenierëve. Kapja e sasisë së drogës u bë në kuadër të një operacioni të përbashkët mes policisë antidrogë të Greqisë dhe Byrosë Amerikane të Luftës kundër Drogës në ambasadën amerikane në Athinë.
9 vjet për të pranuar se Policia është fund e krye e korruptuar
Në një fjalë të mbajtur me rastin e prezantimit të drejtorit të ri të Policisë së Shtetit, ministri i Brendshëm Bledi Çuçi tha:
Përveç kritereve ligjore që plotëson(Mehmet Rrumbullaku) për të qenë drejtor i Policisë se Shtetit, në gjykimin tim por edhe të gjithë njerëzve që jam konsultuar, është nga të pakët punonjës të policisë që ka krijuar një figurë me integritet të lartë moral dhe profesional
Gjeni shpjegimin për Policinë nga Edi Rama: Kupola e Policisë, organizata më e rrezikshme kriminale
KUJTESË: Kanë kaluar 9 vjet, ka ndryshuar gjë?
Kupola e Policisë, organizata më e rrezikshme kriminale
28 Feb 2013
Më poshtë mund të lexoni deklaratën e Kryetarit të PS Edi Rama:
Gjuha e policisë!
Hape derën, policia.
Hape mor derën, o bythqir!
Hape derën…
Këto fjalë mund t’i dëgjosh në videon e siguruar sot nga gazetarë të MCN TV gjatë momentit të ndalimit të një personi në kërkim nga forca policore. Videoja e përcjellë në media evidenton disa probleme. Së pari, mënyra e ndalimit që në planin profesional ishte dështim përderisa subjekti u largua.
Në pak ditë dy familje humbin dy jetë dhe Policia dy efektivë
Jozef Chovanec, sllovaku që po kthehet në George Floyd e Belgjikës
Rasti George Floyd është përsëritur mesa duket në Belgjikë, por kësaj radhe me një qytetar sllovak. Sipas mediave belge, Jozef Chovanec është ndaluar në aeroportin Charleroi dy vjet më parë për shkak se kishte shkaktuar shqetësime gjatë fluturimit.
Të provoje policinë shqiptare
Agjencia e lajmeve Reuters raporton për një rast – tashmë nuk më gjëra të çuditshme në botë – të futbollistit të ekipit të Tottenahm, Danny Rose, i cili ankohet se ndjen racizmin e forcave të policisë të cilat e ndalojnë përherë dhe e pyesin nëse makina që përdor është e vjedhur apo jo. Sipas tij këto lloj kontrollesh i ka hasur për 15 vjet rresht me pyetje banale policësh si “e provon që e ke blerë këtë makinë?”
Kam hequr dorë nga shpresa se gjërat do të ndryshojnë për shkak të mentalitetit të disa njerëzve ndaj racizmit
Ministri i Brendshëm bën zbulimin e madh: Ndërtimet pa leje janë pa leje dhe nuk lejohen më
Vera erdhi dhe qeveria shqiptare e Edi Ramës nuk e humbet rastin të bëhet sërish qesharake. E arrin në mënyrë të përkryer këtë me ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshaj, që shfaqet lart e poshtë me kërcënime dhe shantazhe për gjoba dhe dënime penale. Në Sarandë dhe Vlorë vitin e kaluar, Lleshaj kërcënoi për zbrazjen e plazheve nga zaptuesit, një realitet që ka qenë aty për vite të tëra dhe kurrkush nuk është kujtuar të bëjë diçka. Këtë vit, z. LLeshaj është lëshuar poshtë për të kujtuar se askush nuk mund të bëjë ndërtime pa leje.
Ligji vjen i fundit
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë është përfshirë në një incident që patjetër duhet të ketë zgjidhje institucionale.
Gjatë një seance dëgjimore në Komisionin e Sigurisë, Ardi Veliu është pyetur edhe mbi dhunën e ushtruar nga forca të policisë ndaj një adoleshenti. Përgjigja e drejtorit ishte evidentimi i një videoje në celular ku shfaqej një grua e armatosur. Sipas tij ishte nëna e adoleshentit.