policia
Trahanaja me emrin qeverisje*
Lexoni se çfarë lloj katrahure është qeverisja në Shqipëri. Lajmi është ky:
Dhjetë të rinj nga Himara raportohet se u shoqëruan në polici pasi lartësuan në një kodrinë pranë Manastirit të Fjetjes së Marisë, simbolin e kryqi
Reagimi siç mund të merrej me mend është kështu:
Një arrestim, litania reforma, reforma, reforma dhe palaçot që bëjnë avokatin
Në Tiranë u arrestua Henri Çili. Akuzohet se ka ushtruar ndikim të paligjshëm për të ulur dënimin penal të dikujt. Policia deklaroi se ka përgjime.
Çili ka qenë gazetar, më pas sipërmarrës, botues dhe një njeri që ka zgjedhur përherë të jetë afër çdo pushteti.
Këta do luftojnë krimin në Shqipëri?!
Gazeta “Tema” raporton sot se Policia e Shtetit ka fshehur ngjarjen e aksidentimit të një qytetareje nga shtetasja Ilda Bejleri. Shkruan gazeta ndër të tjera:
Por më skandaloze se largimi i Ilda Bejlerit nga vendi i ngjarjes, është reagimi i policisë. Kjo e fundit e ka fshehur ngjarjen dhe nuk ka dhënë asnjë të dhënë për personin që ka aksidentuar gruan 63-vjeçare.
Shpërblimet e fshehura të vëllazërisë anti-FETO
Shqipëria dhe qeveria e saj vazhdojnë të shpërblehen nga Turqia dhe presidenti i Erdogan për gatishmërinë e treguar në dorëzimin e të gjithë të kërkuarve nga Ankaraja si anëtarë të organizatës së Fetyllah Gulen.
Pa u mbushur dy javë nga largimi banditesk që policia shqiptare i bëri i shtetasit turk Haruç Çelik, në Tiranë kanë mbërritur pajisje dhe mjete të ndryshme sidomos për Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë (FNSH) dhuratë nga Turqia.
Problemi i vazhdueshëm me emrin Polici
Ish-kryeministri Sali Berisha denoncon sot në Facebook një incident të ndodhur në linjën Athinë –Korçë ku duken punonjës policie që sillen në mënyrë të papërshtatshme me shoferin. Sipas denoncimit të përcjellë nga Berisha, pasagjerët reagojnë ndaj sjelljes së policëve që duhet thënë se janë problem i përhershëm në qarkullimin rrugor. Më poshtë denoncimi dhe video:
Policia argëton djalin e Salvinit, zien Italia (Video)
Italia po zien nga një tjetër skandal me protagonist ministrin e Brendshëm, Mateo Salvini. Numri dy i qeverisë italiane kërkoi falje pas fotografive dhe videove të djalit të tij ku shfaqet duke përdorur një jet ski policie për t’u argëtuar në det.
Kryeministri: Pa rrahjen e Sait Dollapit, çdo gjë do ishte perfekte
Kryejministri Edi Rama ka folur sot në një konferencë për shtyp zhvilllimet e djeshme me protestën e PD-së. Rama ka deklaruar se është i gatshëm të ulet në dialog me opozitën ndërkohë që ka komentuar edhe rrahjen e sekretarit Organizativ të PD-së, Sahit Dollapi. Sipas Ramës ky ishte një incident i panevojshëm që prishi perfeksionin e shfaqjes së djeshme.
ARRSH dhe policia heqin natën tabelat dygjyhëshe në Bashkinë e Finiqit (Foto)
Pak ditë pas vendosjes së tabelave dygjuhëshe në Bashkinë e Finiqit që administrohet nga partia MEEGA e minoritetit grek, Autoriteti Rrugor Shqiptar me mbështetjen e policisë hoqi gjatë natës emërtimet në greqisht dhe shqip të vendosura në rrugët e kësaj njësie.
A mund të vonohesh 20 minuta në Laç? Po, e bën policia e Sandër Lleshajt
“Shqiptarja.com”, gazeta e Carlo Bollinos, raporton sot mbi ngjarjen e djeshme në Laç ku gjetën vdekjen dy persona. Shkruan ndër të tjera gazeta:
Dëshmi mbi policinë e L..leshit
A i ka luftuar vërtetë policia e zotit Rama bandat kriminale?
Kjo është një pyetje me shumë të panjohura që kanë lindur pikërisht nga dëshmitë e vetë të kërkuarve apo bashkëpunëtorëve të tyre. I pari që tregoi si u tall dhe solli vërdallë policinë e shtetit për më shumë se 2 vjet ishte Kelmend Balili, i etiketuar si Eskobar i Ballkanit.
Ai zbuloi se fshihej sa në Stjarr apo në fshatrat e Gjirokastrës, duke mbajtur vetëm një kapele në kokë madje kishte rastisur edhe në një lokal me policinë, e cila sipas tij nuk kishte arritur ta identifikonte.