plani trump
Nuk mungon kapaciteti, mungon vullneti
Me gjuhën diplomatike, gjithmonë krijuese, plani Putin-Trump (firma e Trump, por dora e Putinit) mbi Ukrainën është fillimi i një "dialogu". Gjithçka ishte shkruar që më përpara. Paparashikueshmëria e Trump nuk ka vend në këtë rast. Ai dhe lëvizja politike që e solli në presidencë nuk duan t’ia dinë për Ukrainën apo për Evropën në tërësi. Le t'i marrë Putini nëse do. Trump i bëri të qarta prioritetet e tij gjatë fushatës zgjedhore dhe i ka demonstruar ato me veprime që nga fillimi i mandatit.
Organizata e Bashkëpunimit Islamik refuzon Planin e Trump për Palestinën
Organizata e Bashkëpunimit Islamik ka vendosur refuzimin e planit të paqes të presidentit amerikan, Donald Trump për konfliktin izraelito-palestinez. Organizata, ku bën pjesë edhe Shqipëria, ka zhvilluar një takim në Jeddah, prej nga ku ka dalë me një deklaratë të posaçme, përmes së cilës u bën thirrje shteteve anëtare që të mos angazhohen me këtë plan apo të bashkëpunojnë me administratën amerikane në zbatimin e tij në ndonjë formë.
