pd

Basha debaton me deputetët e PD-së: Berisha do ju quante sabotatorë

Postuar në 26 Shtator, 2015 11:43

Një mbledhje e thirrur dje nga Kryetari i PD-së në orën 09.00 të mëngjesit nisi rreth orës 11.00. Kryetari i PD-së ka qenë në zyrën e tij, ndërsa deputetët në sallën e mbledhjeve. Në raportimin e saj “Gazeta Shqiptar” shkruan se nuk dihet për çfarë arsyeje u zgjat takimi, por ai i ka lënë deputetët në pritje të gjatë. E para që është larguar nga mbledhja ishte deputetja demokrate, Majlinda Bregu. Burimet thanë se ajo ka lajmëruar kolegët për ikjen, pasi pritja zgjati tepër dhe ajo kishte një takim me ambasadorë për çështje të ndjeshme të situatës së Shqipërisë në raport me BE-në.

“Post Factum” i Mesila Dodës: Largohem nga PD, do punojë për të djathtën moderne

Postuar në 26 Shtator, 2015 08:29

Deputetja Mesila Doda, e zgjedhur në dy legjislatura, vendos të largohet zyrtarisht nga Partia Demokratike. Përmes një letre të hapur të titulluar prej saj “Post Factum”, Doda rendit të gjitha arsyet e këtij vendimi pa harruar të sqarojë se largimi nga partia që themeloi 25 vite më parë erdhi sikundër ajo thotë pas përjashtimit prej saj “de facto”.

PD, dy nisma ligjore për të devijuar çështjen CEZ

Postuar në 24 Shtator, 2015 21:43

Në mbrëmje Partia Demokratike iu kundërpërgjigj deklarateve të Ilir Metës për një hetim ndërkombëtar të akuzave ndaj aferave në CEZ, duke tentuar ta devijojë çështjen në atë që në fakt nuk është thelbi i problemit.

 Partia Demokratike ka të akuzuar publikisht ish-ministrin e saj, Ridvan Bode për ndikimim të paligjshëm në uljen e çmimit të energjisë që KESH do t’i shiste CEZ Shpërndarje, në këmbim të aprovimit nga çekët të një kompanie të sugjeruar nga ish-drejtuesit e ERE-s (Entit Rregullator të Energjisë).

Ministri i Brendshëm del nga heshtja verore

Postuar në 20 Shtator, 2015 14:29

Pasi vetë kryeministri doli në konferencën me policinë dhe vlerësoi maksimalisht punën e saj në luftën kundër trafikut të drogës, ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, po shfaqet më i shpenguar në reagimet e veta. “Duhet te kisha falenderuar PD qe heret ne mengjes, por s’besoj merziten ti falenderoj pak me vonese per sherbimin e vyer qe po kryejn duke i bere jehone te perditshme sukseseve te Policise se Shtetit. Me shume mirenjohje per Shqupistat”, shkruan ai sot në përgjigje të një deklarate të Edi Palokës nga PD.

Draft i ri për dekriminalizimin, PD kërkon ngritjen e një institucioni që do të bëjë verifikimin

Postuar në 18 Shtator, 2015 14:56

PD prezanton draftin për dekriminalizimin, vetëm dy ditë pas miratimit prej Qeverisë të projektligjit për funksionet publike. Ndryshe nga pr/ligji i qeverisë, PD ka parashikuar në draftin e saj ngritjen e një institucioni që do të bëjë verifikimin, si dhe një strukturë e posaçme brenda Prokurorisë së Përgjithshme.

Lu, takim me Lulzim Bashën dhe Oerd Bylykbashin

Postuar në 17 Shtator, 2015 10:57

Ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu, është aktualisht në një takim me kreun e Partisë Demokratike, Lulzm Basha dhe deputetin Oerd Bylykbashi, kryetar i Komisionit për Dekriminalizimin. Nuk dihen arsyet zyrtare të vizitës, por një ditë më parë qeveria propozoi një projektligj për dekriminalizimin. Ambasada amerikane në Tiranë është investuar në vetë të parë për këtë proces, duke nisur që me thirrjet në zgjedhjet lokale, ku nga PS-ja kandiduan njerëz me të shkuar problematike.
http://www.shekulli.com.al/p.php?id=317773

Dr.Halim Kosova do të ndjekë ecurinë e dekriminalizimit in vitro të PD-së

Postuar në 13 Shtator, 2015 17:01

Doda jep arsyet pse s’u pranua drafti i saj për lustracionin: Spiunët kanë status të veçantë në PD

Postuar në 11 Shtator, 2015 10:01

Deputetja e PD, Mesila Doda, thotë për gazetën “Shqip” se një nga arsyet se përse nuk u pranua drafti i saj dhe Shpëtim Idrizit të PDIU për lustracionin, është se spiunët janë kudo në administratë dhe politikë. “Spiunët në politikën shqiptare dhe administratën e lartë shtetërore janë kudo dhe gëzojnë mbrojtje speciale. E kotë të bëjnë sot politikanët dhe shoqëria civile sikur nuk interesohen, sepse e pamë shqetësimin e tyre dhe sulmin e gjithanshëm kur depozituam ligjin që i hiqte xhelatët nga politika dhe ekzekutivi.

Nën akuzë Kryeministri dhe qeverisja, por protesta do të jetë për Ilir Metën dhe Sajmir Tahirin!

Postuar në 10 Shtator, 2015 12:46

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka mbajtur sot një fjalë në Grupin Parlamentar. Me tone thuajse solemne, Basha u është drejtuar deputetëve me përgjegjësinë e dikujt që pritet të hidhet në një aksion vendimtar, duke zbardhur edhe ofertën e PD-së. “Votimi i projektligjit të dekriminalizimit, dorëheqjet dhe hetimi i Metës dhe Tahirit, plani ekonomik i shpëtimit janë sot oferta e Partisë Demokratike për nxjerrjen e vendit nga qarku i skandaleve dhe zbutjen e krizës ekonomike. Dëshirojmë zgjidhje institucionale.

Në horizont, skenari i mocionit ndaj kryeministrit

Postuar në 10 Shtator, 2015 03:49

Partia Demokratike ngjan se e ka vendosur kursin e vet në kontekstin e debatit të madh politik që ka shpërthyer së fundmi. Ajo do ta parqendrojë goditjen ndaj aleatit të PS-së në qeveri, Ilir Metës. Në një shkrim të botuar në gazetën zyrtare “Rilindja Demokratike” insinuohet se kryeministri dhe kryetari i Kuvendit, janë aktualisht të përfshirë në një gjendje të një shantazhi reciprok. Duke referuar një version, sipas së cilit avokati i qeverisë në Arbitrazh, thotë se “Rama i di transfertat e Metës”, gazeta nënvizon se Kastriot Ismailaj është lidhje vetëm e Ilir Metës.

Pages

Subscribe to RSS - pd