pd

Basha kërkon shkarkimin e Dakos, PD e kallezon në Prokurori

Postuar në 15 Dhjetor, 2016 12:57

Këshilltarët dhe deputetët demokratë të Bashkisë së Durrësit kanë kallëzuar në Prokurori kryebashkiakun e Durrësit Vangjush Dako për lidhje kriminale që sipas tyre mundësuan lirimin nga burgu të ish-kreut të bandës së Durrësit, Lulzim Berisha. Pas takimit me ta në selinë e Partisë Demokratike, kryetari Lulzim Basha i kërkoi kryeministrit Rama shkarkimin e menjëhershëm të Vangjush Dakos.

Opinioni i Venecias sërish me dy lexime, fjala e fundit për Vetting-un i takon Gjykatës Kushtetuese

Postuar në 12 Dhjetor, 2016 16:00

Komisioni i Venecias ka publikuar opinioin për katër pyetjet që Gjykata Kushtetuese i kishte adresuar këtij Komisioni me kërkesë të Partisë Demokratike. Sipas Komisonit të Venecias, ndonëse Gjykata Kushtetuese është në konflikt interesi me ligjin e Vetting-ut, ajo nuk mund të përjashtohet nga e drejta për të shqytuar nëse ligji është në përputhje me kushtetutën.

Sindroma e gjermanit të fundit/Kur është themeluar PD-ja: Më 11 dhjetor, apo më 12 dhjetor?

Postuar në 09 Dhjetor, 2016 10:03

Në faqen online të Partisë Demokratike shkruhet:

“Partia Demokratike lindi nën terrorin e regjimit më të egër që kishte njohur Europa e pasluftës, në mesnatën e 11 dhjetorit 1990, si parti e lirisë dhe atdhetarisë”. http://www.pd.al/kush-jemi-2/

Në fjalën e tij me rastin e 25 vjetorit të partisë, kreu aktual, Lulzim Basha tha:

“Edi Rama, Azemi dhe Spartaku, donin të reformonin PD-në në vitin 93”. Kryeministri që sot është socialist: “Fake News. Ishim vetëm shokë”

Postuar në 09 Dhjetor, 2016 09:35

Statusi i kryeministrit Edi Rama me rastin e 8 dhjetorit:

Reagim nervoz i BE-së për akuzat e PD-së ndaj Euralius: Përgjegjësinë e përkthimeve e kanë institucionet shqiptare

Postuar në 06 Dhjetor, 2016 18:22

Me një nervozizëm të dukshëm Bashkimi Europian ka reaguar ndaj pretendimeve të Partisë Demokratike për gabime të qëllimshme në përkthimin e Ligjit të Vetting-ut nga misioni Eralius. Zëdhënësja për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë e BE-së dhe për Politikën e Fqinjësisë dhe Negociatave të Zgjerimit, Marija Kocijançiç ka përcjellë qëndrimin e  Brukselit ku thuhet se për përkthimin e dokumentacionit që u dërgohet palëve të treta jashtë vendit u lihet përgjegjësia institucioneve shqiptare.

PD del me një tezë të re, flet për një variant të Vetting-ut që është çuar në Venecia jo nga Gjykata Kushtetuese

Postuar në 06 Dhjetor, 2016 15:01

Partia Demokratike nxori në një konferencë nënkryetarin e Komisionit Parlamentar për Reformën në Drejtësi, Oerd Bylykbashin për të mbrojtur sërish tezën se përkthimi i dërguar në Venecia ishte i gabuar, por me një pretendim të ri se në Komisionin e Venecias është dërguar një variant i Ligjit të Vetting-ut, para se atë ta dërgonte Gjykata Kushtetuese.

Lajme për një reagim të Euralius për statusin e drejtuesit Deville - në faqen zyrtare mungon njoftimi i përcjellë në media

Postuar në 02 Dhjetor, 2016 15:29

"Misioni i EURALIUS në Shqipëri ka reaguar duke mohuar lajmet për largimin shefit të zyrës në Shqipëri.

Vetting-u, shkon për herë të dytë në Venecia. PD gjen gabime në variantin e përkthyer nga Euralius

Postuar në 30 Nëntor, 2016 21:43

Gjykata Kushtetuese i ka ridërguar edhe njëherë Komisionit të Venecias, ligjin e Vetting-ut, pas ankesës së Partisë Demokratike se varianti i dërguar në Venecia, mbi të cilit pritet një opinion ka patur gabime në përrkthim. “Tv Klan” raportoi se pretendimet e opozitës janë konfirmuar edhe nga Gjykata Kushtetuese, e cila ka sqaruar se përkthimi i Ligjit që mbërriti në Komisionin e Venecias në 25 Tetor ishte bërë nga ekspertët e misionit Euralius.

Protesta, të rinjtë mbjellin kanabis artificial para kryeministrisë (Video)

Postuar në 30 Nëntor, 2016 13:05

Një grup të rinjsh të Partisë Demokratike në mënyrë simbolike kanë tentuar të mbjellin kanabis artificial në lulishten e  kryeministrisë si e vetmja mundësi punësimi sipas tyre. Sipas tyre, droga është e vetmja alternativë e qeverisë për të rinjtë dhe i vetmi vend që ka mbetur pa u kultivuar drogë sipas tyre është oborri i kryeministrisë.

Propozimi i PD-së: Zgjidhje për Vettingun qysh tani duke respektuar Kushtetutën

Postuar në 29 Nëntor, 2016 14:32

Loja e qeverisë me kartën e Vettingut si kushtëzim i pakapërcyeshëm për hapjen e negociatave ka ardhur në fund. Sot kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka deklaruar gatishmërinë e kësaj force për të shqyrtuar dhe amenduar ligjin përpara se këtë ta bëjë Gjykata Kushtetuese.

Pages

Subscribe to RSS - pd