lufta

Suksesi turk në luftën e Ukrainës

Postuar në 31 Maj, 2022 16:52

Në aspektin, ushtarak, kriza e Ukrainës ka riafirmuar vlerën e dronit turk, “Bayraktar”, duke hapur kështu parantezën e një ere të re në aktorët që e përcaktojnë atë. Droni në fjalë nuk është një alternativë e lirë për forcat ukrainase, përkundrejt sistemeve të fuqive kryesore, ai po shndërrohet në kallashnikovin e ri, për nga masiviteti i përdorimit dhe vlera e tij luftarake.

Lufta në Ukrainë është faj edhe i NATO-s

Postuar në 14 Maj, 2022 15:01

 

Në një intervistë me gazetën italiane” Corriere Della Sera” Papa Françesku tha se "Lehja e NATO-s ndaj Rusisë" solli që "Kremlini të reagojë keq dhe të nisë konfliktin". 

 Megjithatë, hedhja poshtë e komenteve befasuese të Papës mund të jetë një veprim dritëshkurtër për shkak se, sigurisht që disa veprime të SHBA dhe NATO-s shkaktuan në fakt "reagimin e keq" të Kremlinit.

Borrell: Embargoja e përgjithshme ndaj naftës ruse është e pamundur

Postuar në 22 Prill, 2022 13:23

Bashkimi Europian nuk do të vendosë embargo të përgjithshme ndaj naftës ruse për shkak se brenda bllokut ka kundërshtime. Të paktën këtë raporton agjencia ruse e lajmeve “Tass”, sipas së cilës një lajm të tillë e ka përcjellë Përfaqësuesi i Lartë i  BE-së për çështjet me Jashtë dhe Politikën e Sigurisë, Josep Borrell. 

Do të jetë shumë e vështirë të arrihet konsensus ndaj dërgesave ruse të naftës apo rritjen e tarifave, për shkak se disa vende anëtare kanë njoftuar tashmë se do të vënë veton ndaj një vendimi të tillë

"Kundërpërgjigjes së Perëndimit po i prin Europa"

Postuar në 17 Prill, 2022 11:45

Prej 24 shkurtit, ditë kur Rusia nisi në Ukrainë atë që e quan operacion special, Perëndimi i është kundërpërgjigjur duke furnizuar me armë Kievin dhe duke vendosur sanksione mbi ekonominë ruse.

SHBA-të nga njëra anë dhe Europa nga ana tjetër kanë unifikuar qëndrimin përballë Rusisë, lidhur me atë që e cilësojnë agresion ushtarak në Ukrainë.

Lavrov: Perëndimi na ka shpallur luftë hibride

Postuar në 14 Prill, 2022 11:30

Perëndimi "kërkon të rivendosë dhe konsolidojë përgjithmonë dominimin e tij në arenën ndërkombëtare, në mënyrë që të ndjekë më tej qëllimet e veta egoiste në kurriz të interesave kombëtare të anëtarëve të tjerë të bashkësisë ndërkombëtare”.

Perëndimi është tashmë në luftë me Rusinë

Postuar në 13 Prill, 2022 12:45

Mark Galeotti është një nga ekspertët më të njohur të Rusisë. Një kritik i strategjisë së Rusisë dhe të SHBA-së në Ukrainë, ai është autor i librit “Ne duhet të flasim për Putinin: Si po gabon Perëndimi” (2019).

Profesor Galeotti, i cili është edhe drejtor i kompanisë së konsulencës “Mayak Intelligence”, shpjegon për Kathimerini misteret, rreziqet dhe vështirësitë e luftës në Ukrainë, e cila gjithnjë e më shumë por duket si një kurth që përfshin shumicën e fuqive të mëdha.

Ushtarët ukrainas i ngrenë këngë dronit "Bayraktar" (VIDEO)

Postuar në 10 Prill, 2022 11:41

Mund t’i këndosh një heroi, por mund t’i këndosh edhe një arme. Një këngë kushtuar dronëve turq, Bayraktar, po këndohet nga rezistenca ukrainase. Larg të qenit një marsh ushtarak, kënga ka pak a shumë këto vargje:

“Delet na erdhën nga lindja për të themeluar një vend të madh. Bariu më i mirë i tufave të deleve është ... Bayraktar".

"Përbindëshi i Kremlinit bën propagandë, njerëzit gëlltitin fjalët e tij. Tani cari i tyre di një fjalë të re ... Bayraktar

"Lufta ndryshoi paradigmën, por ky nuk është fundi i globalizmit"

Postuar në 09 Prill, 2022 10:43

Spekulimet për vdekjen e globalizimit janë shumë të ekzagjeruara, thotë Pascal Lamy, ish-këshilltar i ministrit të francez të Financave dhe shefit të Komisionit Evropian Zhak Delors dhe ish-kreu i Organizatës Botërore të Tregtisë (OBT).

Lamy, i cili ka qenë për disa kohë edhe komisioner i tregtisë i Bashkimit Evropian, argumenton se goditjet nga pandemia dhe pushtimi rus i Ukrainës nuk sinjalizojnë një ndryshim paradigme, por thjesht kanë "rivlerësuar" rreziqet e ndërlidhjeve dhe kanë ngadalësuar multi-lokalizimin e sistemeve të prodhimit.

Tri pasojat pozitive të luftës në Ukrainë

Postuar në 06 Prill, 2022 12:57

Ministri i Jashtëm francez, Jean-Yves Le Drian, rendit tre pasojat pozitive që ka sjellë ndërhyrja ushtarake e Rusisë në Ukrainë. Në një intervistë për Die Welt, botuar të martën, ai u shpreh se operacioni special, siç e quan Rusia, ka sjellë si pasojë 'zgjimin' e BE-së, 'ringjalljen' e NATO-s dhe kohezionin e kombit ukrainas.

Demokracia në kohëra lufte

Postuar në 31 Mars, 2022 10:16

 

Lufta e Putinit, shtypja e disidencës dhe heroizmi ukrainas kanë një efekt të dobishëm në Perëndim. Një aleancë më e fortë atlantike, një Evropë më kohezive, vlera të mbrojtura dhe të larta të demokracisë dhe lirisë.

Pages

Subscribe to RSS - lufta