kayo
Policia e Shtetit bllokon godinën e News24. Ndërpritet edhe furnizimi me energji elektrike
Sot në mëngjes forca të policisë kanë rrethuar mjediset e godinës së "News24" dhe nuk kanë lejuar stafin e gazetarëve të nisë punën.
Në të njëjtat mjedise ndodhet edhe "Gazeta Shqiptare" dhe "Panorama". Sipas raportimeve të "Balkanweb" në godinë është paraqitur Adi Veliu, ish-drejtor i Policisë së Shtetit, aktualisht drejtues i kompanisë shtetërore të prodhimit të armëve "Kayo" sipas të cilit godina është në pronësi të kompanisë.