Policia e Shtetit bllokon godinën e News24. Ndërpritet edhe furnizimi me energji elektrike

Postuar në 09 Gusht, 2025 09:10

Sot në mëngjes forca të policisë kanë rrethuar mjediset e godinës së "News24" dhe nuk kanë lejuar stafin e gazetarëve të nisë punën.

Në të njëjtat mjedise ndodhet edhe "Gazeta Shqiptare" dhe "Panorama". Sipas raportimeve të "Balkanweb" në godinë është paraqitur Adi Veliu, ish-drejtor i Policisë së Shtetit, aktualisht drejtues i kompanisë shtetërore të prodhimit të armëve  "Kayo" sipas të cilit godina është në pronësi të kompanisë. 

Përfaqësues të grupit mediatik pretendojnë se ndërhyrja e policisë është bërë pa vendim gjykate, ndërkohë që godinës i është ndërprerë edhe energjia elektrike. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.