imuniteti

Shpresa për kurimin përfundimtar të leuçemisë

Postuar në 16 Shkurt, 2016 15:40

Duket se shpresa për kurimin definitiv të leuçemisë është rritur në mënyrë thelbësore me një kurë të re që operon në nivel qelizor. Lajmi bëhet i ditur nga Sky Neës, sipas të cilit nga përdorimi i medikamentit të ri u arrit shërimi i 9 nga 10 pacientëve me leuçemi të avancuar, 4 nga 5 pacientë me kancer të një lloji tjetër në gjak, reaguan pozitivisht. Teknika e përdorur konsiston në zhvendosjen nga pacientët të qelizave imunitare, të quajtura qelizat – T dhe atashimi në to i molekulave me “receptor” që shënjestrojnë kancerin. Më pas këto qeliza infuzohen sërish te pacienti.

Seksi oral rrit mundësinë e zhvillimit të disa tumoreve

Postuar në 23 Janar, 2016 16:44

Një studim nga “Albert Einstein College of Medicine” në Neë York ka zbuluar se seksi oral rrit mundësinë e tumoreve vdekjeprurës. Sipas studimi transmetimi virusal përmes gojës gjatë aktit seksual rrit me 22 herë zhvillimin e një tumori në tru, apo në fyt. Studimi sugjeron se seksi oral është shkaktar kryesor i përcjelljes së Human Papilloma Virus, që provokon sëmundje seksuale. Ky virus i prek thuajse të gjithë në një fazë të jetës dhe zakonisht sistemi imunitar e lufton atë, por në disa raste ai çon në tumore të ndryshme.

Prokuroria kërkon nga Kuvendi i Shqipërisë heqjen e imunitetit për Armando Prengën

Postuar në 06 Shtator, 2015 11:16

Armando Prenga duket se po shkon drejt arrestimit nga prokuroria. Kjo e fundit i ëhstë drejtuar Kuvendit të Shqipërisë, dje në darkë, me një kërkesë zyrtare përmes së cilës kërkohet miratimi i arrestit në flagrancë dhe heqja e imunitetit parlamentar për shkak të tri akuzave të ngritura. Prokuroria ka zbatuat kështu afatet ligjore të parashikuara, duke bërë të qartë se Prenga po shkon drejt marrjes si i pandehur. Ka tri akuza që rëndojnë mbi deputetin socialist të përfshirë në ngjarjen e Patokut, ku ai dhe disa të tjerë u konfliktuan me pjesëtarë të familjes Çali.

Pages

Subscribe to RSS - imuniteti