Giorgia Meloni
Referendumi/ Italianët i thonë jo reformës në drejtësi
Italianët votuan kundër reformës në drejtësi, e propozuar nga kryeministrja Giorgia Meloni.
Rreth 53.74 për qind e qytetarëve që morën pjesë në votim u thanë jo reformave të propozuara nga Meloni, ndërsa 46.26 për qind i mbështetën ato.
Pasi pranoi rezultatin, Meloni shkroi në X: "Italianët kanë vendosur. Dhe ne e respektojmë këtë vendim. Ne do të vazhdojmë përpara, siç kemi bërë gjithmonë, me përgjegjësi, vendosmëri dhe respekt për popullin italian dhe për Italinë."
Interlokutorja e Trumpit në Europë
Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni shihet si "interlokutorja natyrale" e Presidentit të rizgjedhur të SHBA-së, Donald Trump në Evropë, thotë Antonio Giordano, anëtar i partisë së Melonit dhe sekretari i Përgjithshëm i Grupit të Konservatorëve dhe Reformistëve (ECR) në PE.
Meloni: Mos linçoni Edi Ramën
Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, i doli në mbrojtje homologut shqiptar pas reportazhit për marrëveshjet mes Italisë dhe Shqipërisë në RAI3, pjesa e dytë e të cilit pritet sonte.
Njësoj si Rama, Meloni e quajti linçim materialin e publikuar nga emisioni «Report» një javë më parë.
