ekonomi

Formula që e bëri Gjermaninë ekonominë më të madhe të Europës nuk funksionon më

Postuar në 14 Korrik, 2023 15:49

Kompanitë më të mëdha gjermane po ikin nga atdheu. Gjiganti gjerman i fertilizuesve, BASF, është njëri prej tyre. Në treg prej më shumë se 150 vjetësh, një nga markat më të famshme "Made in Germany", BASF ka tashmë një kompleks modern në Kinë, në të cilin ka investuar plot 10 miliardë dollarë.

Një “botë” alternative pa dominimin e dollarit

Postuar në 24 Qershor, 2023 12:01

Vendet e BRICS janë angazhuar muajt e fundit për të shmangur përdorimin e dollarit, monedhë që sipas tyre i ka vënë në disavantazh. BRICS është shkurtesë për Brazilin, Rusinë, Indinë dhe Kinën, të cilave në vitin 2010 iu bashkëngjit edhe Afrika e Jugut, të gjitha tregje në zhvillim që së bashku përbëjnë 1/3 e ekonomisë globale dhe 40% të popullsisë së botës.

“Do të habitesha nëse Britania shmang recesionin në dy vitet e ardhshme”

Postuar në 02 Qershor, 2023 13:55

Brexit ishte “gabim historik ekonomik” që ka ndikuar në rritjen e inflacionit të lartë në Britani, thotë ish-shefi i Thesarit në SHBA, Larry Summers.

Ai shprehet se do të ishte "shumë i befasuar" nëse Britania shmang një recesion në dy vitet e ardhshme, pasi problemet ekonomike të saj janë “sinqerisht më akute se sa në shumicën e vendeve të tjera të mëdha”.

Politika ekonomike e Mbretërisë së Bashkuar ka pasur të meta thelbësore për disa vite,” tha ai për programin "Today" të "BBC Radio 4".

Pse duhet të na shqetësojë rritja e borxhit dhe aseteve

Postuar në 25 Maj, 2023 22:56

 

Mbyllni sytë dhe përpiquni të imagjinoni 160 trilionë dollarë. Mund të duket e pamundur. Ato zero në 160 000 000 000 000 dollarë - të cilat pothuajse zënë një rresht më vete – mund t’ju bëjnë t’ju merren mendtë.

Rusia standardizon produktet hallall

Postuar në 19 Maj, 2023 17:05

Më shumë se një vit pas sanksioneve që i vendosi Perëndimi, si ndëshkim për pushtimin e Ukrainës, ekonomia ruse nuk reflekton rënie. Strategjia e Rusisë për t’i kundërshtuar sanksionet me politika të reja ekonomike, forcimin e aleancave të vjetra dhe rritjen e numrit të partnerëve ekonomikë jashtë Europës ka rezultuar e suksesshme. FMN rishikoi vlerësimin e fundit për PBB-në ruse për 2022-2023, duke e ngritur me 9.4 pikë përqindjeje në total.

Vendet e varfra, të braktisura në betejën me krizën globale të borxhit

Postuar në 19 Maj, 2023 15:23

Liderët e botës janë mbledhur këtë javë në Hiroshima për Samitin e G-7. Përfaqësuesit e vendeve më të pasura të botës do të diskutojnë mbi krizën globale të borxhit, ndërsa kriza e klimës është ende te dera.

Robert F. Engle: Nëse kjo që po bëjmë është deglobalizim, atëherë kemi shmangur recesionin

Postuar në 18 Maj, 2023 17:35

Robert F. Engle, 80 vjeç, është fitues i Nobelit në ekonomi në vitin 2003.

Sfida të reja, model ekonomik i vjetruar

Postuar në 13 Maj, 2023 18:44

Modeli ekonomik duhet të ndryshojë dhe mosgatishmëria për ta bërë këtë është shkaku kryesor i kaosit politik në disa vende. Jo Swinson, drejtor i “Partnerë për një Ekonomi të Re” dhe ish-ministër i qeverisë liberaldemokrate në Britaninë e Madhe, në një analizë të publikuar në Politico.eu, merr në shqyrtim rastin e vendit të tij.

Rritje edhe nën sanksionet e Perëndimit, si po ia del ekonomia ruse

Postuar në 08 Maj, 2023 16:03

Pas pak ditësh, liderët e G7 do të takohen në Hiroshima të Japonisë, ku temë e bisedimeve do të jetë edhe një nga çështjet më të diskutueshme të kohës sonë: sanksionet ndaj Rusisë. Të aplikuara menjëherë pas ndërhyrjes ushtarake ruse në Ukrainë vitin e kaluar, sanksionet e Perëndimit mund të konsiderohen një eksperiment i paprecedentë, pasi kurrë më parë një vend kaq i madh dhe i integruar në ekonominë botërore nuk ishte goditur nga masa të tilla gjithëpërfshirëse.

"Ky mund të jetë fundi i kapitalizmit"

Postuar në 26 Prill, 2023 10:08

Bota po ndryshon dhe po bëhet më e shtrenjtë – ndërkohë që pagat, siç kanë dëshmuar shumica e njerëzve që punojnë, nuk kanë arritur të përballojnë koston në rritje të pothuajse çdo gjëje. Sipas Albert Edwards, strateg global në bankën 159-vjeçare Société Générale, ky fenomen është rezultat i asaj që ai e quan "inflacioni i babëzisë" (greedflation).

Dhe nëse nuk mund të gjejmë një mënyrë për ta kufizuar këtë babëzi, sipas tij, kjo do të thotë se kapitalizmi mund të jetë në fund të rrugëtimit të tij.

Pages

Subscribe to RSS - ekonomi