ekonomi
Aeroporti i Vlorës do të ndërtohet me PPP, qeveria miraton kontratën
Qeveria shqiptare ka miratuar vendimin që i hap rrugën koncesionit të aeroportit të Vlorës. Sipas vendimit të botuar në Fletoren Zyrtare, projekti për ndërtimin e aeroportit të Vlorës do të zbatohet nga konsorciumi Mabco Constructions Sa, Yda Insaat Sanayi Ve Ticaret Anonim Sirketi, 2A Group, sh.p.k.
BE: Pandemia do të na kushtojë 5.85 trilionë dollarë
Pandemia do t’i kushtojë Bashkimit Europian plot 5.85 trilionë dollarë. Komisioneri i BE-së për Ekonominë, Paolo Gentiloni, tha në një nga komisionet e Parlamentit Evropian se nëse bëhen krahasime me paketën lehtësuese të presidentit amerikan, Joe Biden, BE-ja është pothuajse në të njëjtin nivel.
"Masat e marra deri tani nga vendet anëtare dhe BE arrijnë deri më tani 4.8 trilionë euro", tha ai duke hedhur poshtë kritikat që autoritetet nuk po bënin sa duhet në krahasim me Uashingtonin.
Të mëdhenjtë që u pasuruan nga pandemia, rasti i Google
Ajo që është thënë shpesh përgjatë dy viteve të fundit është se gjigantët e teknologjisë dolën më të fituarit nga pandemia. Bloomberg sjell rastin e Google dhe fitimet që gjeneroi ajo nga situata e krijuar nga Covid-19.
BE kundër Apple: Shkel konkurrencën në tregun e transmetimit të muzikës
Komisioni Evropian ka paraqitur ankesa të reja zyrtare kundër Apple për prishjen e konkurrencës në tregun e transmetimit të muzikës duke abuzuar me pozicionin e tij dominues për shkak të aplikacioneve të posaçme në App Store.
Ndërtimet në bazën e Shëngjinit, Lame: Plaçkitje!
Denoncimin e ish-kreut të forcës detare Artur Meçollari për ndërtimet e paligjshme që po kryhen në bazën ushtarake tëe Shëngjinit, kreu i Kadastrës, Artan Lame, e konsideroi një shqetësim të bazuar në prova për të cilat janë në dijeni edhe autoritetet shetërore. I pyetur nga MCN për këtë çështje, Lame foli për një skemë grabitjeje të pronës shtetërore të nisur vite më parë.
Skualifikohen kompanitë në garë për ndërtimin e tunelit të Llogarasë
Pesë kompanitë në garë për ndërtimin e tunelit të Llogarasë janë skualifikuar nga gara. Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjitikës, Belinda Balluku, tha në një intervistë për Report TV se asnjëra prej 5 kompanive që u ofruan për të ndërtuar tunelin nuk kanë përmbushur dokumentacionin ligjor dhe teknik.
Greqi, Alpha Bank çlirohet nga pasojat e recesionit. Shet portofolin prej 10.8 mld euro kredi të këqija
Alpha Bank e Greqisë do të shesë një portofol prej 10.8 miliardë euro kredi të zhvlerësuara dhe 80% të ofruesit të shërbimeve të kredisë Cepal Holdings te fondi amerikan Davidson Kempner. Marrëveshja është arritur sot, raporton Kathimerini.
Barra e rëndë e arbitrazhit, 450 milionë euro dëmi potencial
Arbitrazhet kërcënojnë buxhetin e shtetit me fatura të majme. Aktualisht, shteti shqiptar 6 ka gjashtë çështje arbitrazhi ende të hapura. Dy prej tyre i takojnë vitit 2020. “Monitor” ka bërë një përllogaritje të kostos që mund të kenë ato në xhepat e taksapaguesve shqiptarë.
Në total, dëmshpërblimi potencial llogaritet rreth 450 milionë euro.
Për disa prej çështjeve, shqyrtimi është ende në fazat e hershme dhe gjykatat nuk kanë ende një vendim në favor të njërës apo tjetrës palë.
KE heq asistencën teknike për Skavicën
Pas vendimit të qeverisë shqiptare për të ndërtuar hidrocentralin e Skavicës me 100% financim nga shteti dhe pa kredimarrje nga BERZH-i, Komisioni Europian ka njoftuar heqjen e asistencës teknike nga 1 janari i këtij viti. Në një komunikim zyrtar me Ministrinë e Infrastrukturës, KE shpjegon arsyet e tërheqjes së mbështetjes për këtë projekt.
Qeveria shpërblen pensionistët me 5 mijë lekë për festat e fundvitit
Ndryshe nga sa parashikohej, qeveria do të tregohet më bujare me pensionistët në këtë fundvit. Qeveria ka vendosur për pensionistët një shpërblim prej 5 mijë lekësh për Vitin e Ri.
