David Brooks
Era e pasioneve të errëta. Vetëm Fillimi...
Ndonjëherë, kur nuk kam ndonjë gjë më të mirë për të bërë, kthehem pas dhe mendoj për zgjedhjet e mëparëshme – kur të themi Mitt Romney garoi kundër Barack Obamës, apo John Kerry kundër George W. Bush. Përpiqem të kuptoj se pse politika dhe shoqëria në përgjithësi ndiheshin kaq ndryshe atëherë. Nuk është se nuk kishim mosmarrëveshje. Lufta e Irakut nxori në sipërfaqe disa argumente të helmëta. Nuk është as se nuk ishim të polarizuar. Ekspertët shkruanin për polarizimin politik që të patën në vitin 2000 dhe ndoshta edhe më herët.