bota
Vokswagen nuk është më konkurrues, nisin shkurtimet
Volkswagen ka nisur shkurtimet e punonjësve, pasi nuk rezulton më konkurruese. Programi i kursimit prej 10 miliardë eurosh (10.9 miliardë dollarë), sipas shefit të markës, Thomas Schaefer, vjen për shkak të kostove të larta dhe produktivitetit të ulët. Ky plan shihet si hapi i parë në një përpjekje në mbarë grupin për të rritur efikasitetin në kalimin tek makinat elektrike.
Kryepeshkopi ortodoks grek i Amerikës, një çështje kishtaro-politike greke
Tensionet në rritje në Kryepeshkopatën Greke Ortodokse të Amerikës kanë sjellë si pasojë angazhimin e shumë palëve për gjetjen e një zgjidhjeje.
Të dhënat që Izraeli i injoroi: Hamasi planifikoi sulm gjatë Pashkës
Plani i Hamasin për sulmin ndaj Izraelit është shumë më i hershëm se data kur ai nisi. Grupi plaestinez me bazë në Gaza e kishte planifikuar sulmin gjatë festës hebraike të Pashkës, e cila ra më 5 prill të këtij viti, njoftoi të shtunën kanali 12 TV i Izraelit, thonë burime të inteligjencës ushtarake.
Europa nis përpjekjet për të hyrë në tregun e armëve
Brukseli po përpiqet të gjejë mënyra për t’u lehtësuar qeverive anëtare të BE-së shitjen e armëve. Ndërsa konflikti në lindje të Europës vijon prej gati një viti, qeveritë europiane i kanë shtuar shpenzimet ushtarake, por janë kontraktorët amerikanë të mbrojtjes ata që mbajnë peshën më të madhe në tregun e armëve.
Dronë mbi Kiev, Rusia kryen sulmin më të madh që nga nisja e luftës
Ushtria ruse ka ndërmarrë një sulm masiv ajror ndaj kryeqytetit ukrainas dhe periferisë së tij gjatë natës. Shefi i administratës ushtarake të Kievit, Mykhailo Shamanov, tha se ky është sulmi më i madh që nga fillimi i luftës.
"Ky është sulmi i katërt me dron Shahed në Kiev në një muaj. Sulmi i mbrëmshëm është më i madhi që nga fillimi i pushtimit rus," tha Shamanov.
Anulohen politikat antiduhan në Zelandën e Re
Qeveria e re në Zelandën e re ka sinjalizuar se mund të anulojë politikat kundër duhanit, të miratuara gjatë administratës së mëparshme.
Trumpi i Holandës
Geert Wilders nuk shquhet vetëm për flokët e zbardhura me peroksid. Njeriu që mund të bëhet kryeministër i Holandës ka qenë prej kohësh një nga politikanët më të njohur brenda dhe jashtë vendit. I njohur ndryshe si Trump-i holandez, ai është bërë i famshëm për fushatën e ashpër kundër emigracionit, Bashkimit Evropian dhe veçanërisht Islamit.
Pas fitores në zgjedhjet e përgjithshme të së mërkurës, gjithçka që i duhet të bëjë është të bindë parti të tjera të bashkëpunojnë me të.
Aliyev: Franca po nxit një luftë të re në Kaukazin Jugor
Presidenti i Azerbajxhanit akuzon Francën se po nxit një luftë të re në Kaukazin e Jugut. Ilham Aliyev tha gjatë një takimi se Franca po inkurajon separatistët dhe po armatos siguron armë për Armeninë.
Nëse Izraeli do paqe, të mos mbjellë urrejtje
Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Punët e Jashtme, Josep Borrell, pranoi se është pak “pak pro-palestinez” në një intervistë për El Pais, ku ndërsa dënoi sulmin e Hamasit ndaj Izraelit, përsëriti se “një horror nuk justifikon një horror tjetër”, duke iu referuar bombardimit të pamëshirshëm të Gazës.
Një populist i djathtë bëhet president i Argjentinës
Javier Milei, një populist i së djathtës, është zgjedhur presidenti i ri i Argjentinës. Mediat botërore e pagëzuan menjëherë si “Trumpi” argjentinas, për shkak të qasjes së tij radikale për të rregulluar ekonominë e goditur nga inflacioni treshifror, një recesion i pritshëm dhe varfëria në rritje.
