bota
Kurz shpallet fajtor, gënjeu Parlamentin austriak
Ish-kancelari austriak, Sebastian Kurz, u shpall fajtor për deklarata të rreme para një komisioni hetimor parlamentar, një vendim që e zbeh akoma më tej figurën e atij që dikur shihej si e ardhmja e konservatorizmit evropian.
Zvicra hap debatin për modifikimin e rrezatimit diellor
Zvicra ka hapur një debat global lidhur me mundësinë e studimit të zbehjes së diellit. Propozimi lidhet me ngritjen e një grupi ekspertësh të Kombeve të Bashkuara, të cilët duhet të mbledhin informacion për kërkimet e vazhdueshme në gjeoinxhinierinë diellore dhe të krijojnë një panel këshillues që mund të sugjerojë opsionet e patestuara ende të reduktimit të ngrohjes globale.
Pa SHBA-të në NATO, BE është e humbur
Ish-këshilltari i sigurisë kombëtare gjatë administratës Trump, John Bolton, është mes atyre që besojnë në seriozitetin e deklaratës së ish-kreu të Shtëpisë së Bardhë për tërheqjen e SHBA-ve nga NATO. Në një intervistë me greken “Kathimerini”, Bolton kujton se Trump ka ende të njëjtën qëndrim që ka pasur në vitin 2018.
Ngritja e Kinës dhe fundi i ambicieve koloniale të Perëndimit
Vendet perëndimore kanë ndikuar historikisht në diskursin mbi pushtetin dhe kontrollin global. Perëndimi e ka ruajtur dominimin dhe autoritetin për shekuj me radhë, nga periudha e ekspansionit kolonial deri në epokën e globalizimit. Duke pasur parasysh rritjen e konsiderueshme të Kinës si fuqi globale, lind një çështje thelbësore: A do të sinjalizojë ngjitja e Kinës përfundimin e aspiratave perandorake të Perëndimit?
NATO dhe BE nuk mund të vazhdojnë të sillen si në kohë paqeje
Një billbord i ngritur së fundmi në Ivangorod, pikërisht përtej kufirit të Estonisë me Rusinë, shkruan: "Granitsy Rossii nigde ne zakanchivayetsya" - Kufijtë e Rusisë janë të pafund.
Kjo nxjerr në pah në mënyrë të përkryer se sa shumë ndryshojnë Evropa dhe Rusia në mentalitetin dhe vlerat e tyre.
Më shumë sesa dekolonizimi i së shkuarës na duhet dekolonizimi i së ardhmes
Një nga historianët më të njohur të Europës, David Van Reybrouck, thotë se më shumë sesa te kolonizimi në të shkuarën, Perëndimi duhet të adresojë kolonizimin e së tashmes.
Sipas tij, qytetet në hemisferën veriore që frenojnë emetimet e karbonit po bëjnë më shumë për të trajtuar padrejtësitë koloniale sesa ata që i përqendrojnë përpjekjet në rrëzimin e statujave dhe ndryshimin e emrave të rrugëve.
Van Reybrouck është autor i një libri historik mbi Republikën Demokratike të Kongos dhe një tjetri mbi pavarësinë e Indonezisë nga sundimi holandez.
Izraeli pas sulmit të gazsjellësit në Iran
Sulmet e kryera ndaj dy tubacioneve kryesore të gazit natyror në Iran mund të jenë vepër e Izraelit. Lajmin e bën të ditur New York Times.
“Izraeli i ka pasur prej kohësh në shënjestër objektet ushtarake dhe bërthamore brenda Iranit”, por sulmet e kësaj jave në infrastrukturën energjetike “shënuan një përshkallëzim në luftën e fshehtë”, shkruan NYT, duke cituar zyrtarë perëndimorë.
Karantinë nga ndotja
Në Bangkok, ndotja ka krijuar një situatë të ngjashme me atë të Covid-it katër vite më parë. Qyteti ku lëvizin 10 milionë automjete është mbuluar nga një re e dendur smogu, duke i detyruar autoritetet të urdhërojnë punonjësit e administratës të punojnë nga shtëpia.
Ndotja e ajrit shkaktohet nga një përzierje "vdekjeprurëse", në të cilën kontribuojnë praktika e djegies së të korrave, trafiku i rënduar dhe prodhimi industrial.
Nuk mund ta ndryshosh historinë pa rrezikuar të humbasësh popullaritetin
Ish-kryeministri izraelit, Ehud Olmert, thotë se e vetmja zgjidhje për konfliktin Izrael-Palestinë mbetet zgjidhja me dy shtete. Në një intervistë për gjermanen “Der Spiegel”, Olmert thotë se nuk mund të ketë asnjë zgjidhje tjetër politike, ndërsa parashikon largimin e Netanjahut, i cili sipas tij nuk e ka besimin e izraelitëve.
Hetim për sulmet e 7 tetorit, dyshime se Hamasin e ndihmoi dikush në Izrael
Administrata izraelite është mes dy zjarresh. Ndërkohë që vijon luftën në Gaza pas sulmit të Hamasit, brenda vendit debati për dështimin e inteligjencës dhe mbrojtjes nuk është shuar asnjëherë.
Shefi i shërbimit të brendshëm të sigurisë, që në Izrael niihet ndryshe si Shin Bet, kërkoi gjatë mbledhjes së qeverisë ngritjen e një një komisioni shtetëror hetimor për të shqyrtuar se pse Izraeli u kap në befasi nga Hamasi më 7 tetor.
