be

Kroacia dhe Britania i thonë “jo” hapjes së negociatave të anëtarësimit mes Serbisë dhe BE-së

Postuar në 27 Qershor, 2016 19:17

Kroacia dhe Britania e Madhe kanë refuzuar edhe njëherë çeljen e negociatave të anëtarësimit mes Serbisë dhe Bashkimit Europian. “Kroacia veproi kështu për arsye thelbësore, ndërkohë që Britania për arsye teknike të lidhura me situatën e daljen nga BE-ja”, raporton  “B92”. Kroacia ka kundërshtuar pasi i përmbahet qëndrimit të vet për krimet e luftës dhe përgjegjësisë së Serbisë në luftën në ish-Jugosllavi si dhe kërkesave për minoritetin kroat. 

 

Papa: "Ballkanizimi" po kërcënon Europën

Postuar në 27 Qershor, 2016 11:46

Situata e krijuar pas shkëputjes së Britanisë nga BE nuk ka lënë indiferent as Papa Françeskun. Kreu i Kishës katolike, ka tërhequr vërejtjen nga rreziku i “ballkanizimit” të Bashkimit Evropian dhe ka vlerësuar se për ta evituar këtë, BE do të duhej të forconte “kreativitetin” e vet dhe të mësojë për të pranuar “ndarjet e shëndosha” në radhët e veta.
Duke biseduar me gazetarë në avion pas kthimit nga vizita në Armeni, papa ka përmendur rrezikun nga rajonet si Skocia e Katalonja që ta shpallin ndarjen dhe kjo gjë do të sillte “ballkanizimin e Evropës”.

Hetim për mashtrime me firmat e peticionit për referendum të dytë në Britani

Postuar në 26 Qershor, 2016 15:44

Peticioni për një referendum të dytë në Britaninë e Madhe, pro ose kundër qëndrimit në BE,  ka arritur 3,1 milionë firma. Por BBC-ja njofton se Komiteti për Peticionet në Dhomën e Përfaqësuesve ka dekalruar se po hetohet për mashtrime me firmat e nënshkruesve. Çdo firmë e konstatuar si falese do të hiqet, kjo është bërë e qartë nga Komiteti, kreu i së cilës Helen Jones deklaroi se “pretendimet për falsifikim po merren shumë seriozisht”.

Faqja online ku firmoset peticioni është krijuar nga një person me emrin Oliver Healey. 

 

Dështimi demokratik i Britanisë

Postuar në 26 Qershor, 2016 12:17

Çmenduria e vërtetë e votës së Mbretërisë së Bashkuar për të dalë nga BE nuk ishte që liderët guxuan të pyesnin popullin e tyre të peshonte përfitimet e anëtarësisë përballë presionit të emigracionit që ajo ofron, por ishte pragu i ulët i daljes, që kërkonte veç një shumicë të thjeshtë. Duke pasur parasysh pjesëmarrjen në votime në 70 për qind, kjo do të thoshte që fushata për daljen fitoi me 36 për qind të votave. Kjo nuk është demokraci; kjo është ruletë ruse për republikat.

Soros paralajmëron shpërbërje të BE pas shkëputjes së Britanisë

Postuar në 26 Qershor, 2016 10:44

Mediat e identifikojnë si përfituesin më të madh të BREXIT, por miliarderi Xhorxh Soros paralajmëron se dalja e Britanisë nga Bashkimi Europian nënkupton edhe fundin e Unionit. Në një koment për Project Syndicate Soros thotë se shpërbërja e Bashkimit Europian është e pashmangshme. Sipas tij pasojat e shkëputjes së Britanisë mund të jenë favorizuese për ishullin krahasuar me vende të tjera, por "ekonomia dhe qytetarët e Britanisë do të dëmtohen në një perspektivë afatshkurtër dhe afatgjate".

Deklaratë e vendeve kryesore të BE-së: Jemi besimplotë në një të ardhme të përbashkët europiane

Postuar në 25 Qershor, 2016 19:00

Ministrat e Jashtëm të  Belgjikës, Francës, Gjermanisë, Italisë, Luksemburgut dhe Holandës sollën në vëmendje me keqardhje faktin se populli britanik u shpreh kundër anëtarësisë në Bashkimin Europian. Vendimi i popullit britanik shënon një pikë kthese në historinë e Europës. Bashkimi Europian po humbet jo vetëm një vend anëtar, por edhe një vend me histori, traditë dhe përvojë.

Tim Judah: Katastrofik, vendimi i britanikëve për të dalë nga BE

Postuar në 25 Qershor, 2016 12:09

Publicisti dhe gazetari britanik, Tim Judah, e ka konsideruar “si katastrofik” vendimin e britanikëve për dalje nga Bashkimi Evropian. Në një bisedë për Radion Evropa e Lirë, Judah tha se çështja e zgjerimit të BE-së në kushtet e këtilla është “jorelevante”.

Konfirmohet politika e BE-së në Ballkan: Zgjerimi nuk do të ndalet

Postuar në 24 Qershor, 2016 19:17

Bashkimi Europian ka kërkuar nga Britania e Madhe të përshpejtojë procedurat e daljes nga unioni. Juncker, por edhe kancelarja gjermane Angela Merkel kanë bërë thirrje sot për qetësi dhe unitet, ndërkohë që në Britani ka një përpjekje për të përsëritur referendumin.

Cameron dorëhiqet: Mbretëria e Bashkuar mund të mbijetojë edhe jashtë BE-së

Postuar në 24 Qershor, 2016 10:04

Pak më shumë se 1 orë nga dalja e rezultatit të referendumit që përcaktoi daljen e Britanisë nga Bashkimi Europian, kryeministri David Cameron njoftoi vendimin për dhënien e dorëheqjes.

Shtatë pasojat e daljes së Britanisë nga BE

Postuar në 24 Qershor, 2016 09:52

Jetojnë ose jo në Britaninë e Madhe britanikët së shpejti do të ndjejë pasojat praktike të daljes së vendit nga BE-ja. Pasoja më e menjëhershme dhe e dukshme do të ndihet në lirinë e lëvizjes së qytetarëve britanikë në vendet e Bashkimit Evropian. Nëse deri tani ka mjaftuar një kartë identiteti për lëvizjen në zonën Shengen, tani dalja nga Britania do të shoqërohet nga nevoja për të patur një vizë . Aktualisht, vetëm 44 prej 219 vendeve të kërkojnë viza për qytetarët britanikë.

Pages

Subscribe to RSS - be