Alessandro Ford
Dieta mesdhetare është gënjeshtër
Është dieta më e famshme në botë.
Mund të jetë edhe më e keqkuptuara, mendoj, teksa rrotulloj pirunin në pjatën me spageti nero di seppia, shijoj një gotë verë të kuqe Lamezia dhe hedh vaj ulliri mbi qoftet nduja kalabreze. E kaltra e ujërave pak më poshtë thyhet nga gjelbërimi i borzilokut të Siçilisë dhe Ishujve Eolianë. Përtypem shpejt që shoku im i tavolinës të vijojë të më tregojë historinë.