Blloku Politikë

Vdiq në kohën e duhur...si Nako Spiro

Postuar në 31 Tetor, 2025 21:52

Fatos Nano i bëri shërbimin e fundit Partisë: vdiq në ditën e komunikimit të akuzës Belinda Ballukut dhe kur Erion Veliaj i hapi ca petë lakrorit në Gjykatën Kushtetuese. Lajmi batoi pak nga Drejtësia tek Zia. Sepse qeveria vendosi sot në mbrëmje që nesër të shpallet Zi Kombëtare. Duhet të quhet Zi Shtetërore për korrektesë pasi sot nuk ka kush mandatin e përfaqësimit kombëtar.

Kryeministri Rama kritikon si të dështuar politikën amerikane të 30 viteve të fundit

Postuar në 30 Tetor, 2025 14:50

Në një fjalë të mbajtur në Forumin e Paqes në Paris, kryeministri Edi Rama, ka kritikuar politikën amerikane të luftës dhe ndëryrjes, duke sjellë si shembull bombardimet në Irak dhe Afganistan. 

Eurodeputeti rumun, Terhes: E kuptueshme pse shumë njerëz mbështetën vrasësin e gjyqtarit Astrit Kalaja

Postuar në 29 Tetor, 2025 20:10

Europarlamentari rumun, Christian Terhes, ka deklaruar sot gjatë takimit të Komitetit Parlamentar të Stabilizim Asociimit në Tiranë, se vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja nuk mund të shihet vetëm si një akt kriminal që duhet ndëshkuar, por edhe për të cilin duhen gjetur shkaqet.

Ai vuri në dukje se vonesat në dhënien e drejtësisë e bëjnë të pritshme që njerëzit të marrin vetë në dorë drejtësinë dhe nuk është e rastit tha ai, që një pjesë e njerëzve mbështetën vrasësin në rastin e vrasjes së Astrit Kalasë.

Kush e përgjoi SPAK me DPI? AKEP: Nuk japim dot përgjigje!

Postuar në 23 Tetor, 2025 19:15

Pak ditë më parë kreu i SPAK, Altin Dumani, iu përgjigj në mënyrë evazive një pyetjeje të bërë në Komisionin Parlamentar të Sigurisë për përgjimin e task Force për zgjedhjet nga agjencitë qeveritare përmes teknologjisë DPI.  

Nuk kam ndonjë koment, nuk kam informacion

u përgjigj ai.  

Lidhur me këtë çështje, MCN ka publikuar një përgjigje nga Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare:  

Autoritetet shqiptare nuk lejojnë hyrjen në vend të teologut të njohur Imran Hossein

Postuar në 23 Tetor, 2025 19:10

Teologu islam, Sheikh Imran Hossein, një nga qindra njerëzit më me ndikim në botën islame, nuk është lejuar të futet në Shqipëri. Mësohet se Hossein është ndaluar nga Antiterrori në aeroportin e Rinasit rreth orës 14:00 dhe pas verifikimeve në orën 15.00, i është njoftuar ndalimi i hyrjes në territorin shqiptar. Ai ishte ftuar nga imam Ervis Jangulli për të mbajtur një leksion me nxënësit dhe mbështetësit e tij. I pyetur nga ana jonë, Ervis Jangulli tha se policia dhe autoritetet në Rinas nuk kanë dhënë asnjë shpjegim.

Protesta e PS-së kundër Kurtit mbyllet pa incidente! Përmendet edhe Thaçi!

Postuar në 18 Tetor, 2025 11:56

Protesta për lirimin e Hashim Thaçit me shokë u bë. Ata që ishin thonë që ishin me mijëra shqiptarë. O fol, u këndua, u akuza dhe protesta mbaroi. Jeta vazhdon, Hashimi me disa të tjerë mbeten në burg dhe me protestë e pa protestë, do të gjykohen.

Kujtesë për fshehtësinë e votës/Kur ish-presidentit të Republikës iu zbulua sesi votoi

Postuar në 17 Tetor, 2025 18:45

Incidenti më i njohur i cenimit të fshehtësisë së votës është ai me ish-presidentin Topi në zgjedhjet lokale të vitit 2011. Zoti Topi e ka shpjeguar kështu

Krahasimi i Llagamit me KQZ, faull. Më 2011 u rivlerësuan fletët e votimit të kontestuara

Postuar në 17 Tetor, 2025 18:16

Pretendimi i Naureda Llagamit në padinë e saj në Gjykatën Administrative se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vlerëson në praktikën e vet si të vlefshme fletë votimi me dy shenja, nuk i bindet se vërtetës por edhe arsyetimit logjik. Thotë zonja LLagami:

Fleta e votimit e konsideruar e pavlefshme nga komisioni përkatës ka të qartë zgjedhjen e bërë për kandidaten Naureda Llagami. Shënimi është bërë vetëm në rreshtin përkatës, nuk del asnjë vijë e shënimit tek rubrikat e kandidatëve të tjerë, dhe për pasojë nuk është votuar për më shumë se një kandidat.

Gjykata e Lartë sqaron Rregulloren e votimit për anëtarin e Gjykatës Kushtetuese

Postuar në 17 Tetor, 2025 16:51

Më poshtë reagimi i Gjykatës së Lartë për votimin e anëtarit të Gjykatës Kushtetuese: 

 

Prej disa ditësh në opinionin publik janë shpërndarë komente, interpretime dhe pretendime të  pavërteta në përmbajtje, të njëanshme në shpjegim dhe të pasakta në interpretimin ligjor e faktik, lidhur me zhvillimin e Mbledhjes së Posaçme të Gjykatës së Lartë më datë 30 shtator 2025 për zgjedhjen e gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese. 

Liria shpërdorohet!

Postuar në 16 Tetor, 2025 20:36

Në datën 17 shkurt në Tiranë është thirrur një protestë të cilës i kanë vënë shumë emra dhe etiketa. Protestohet për lirimin e tre ish-drejtuesve të UÇK-së që gjykohen në Hagën nga një gjykatë për të cilën elita politike e Kosovës ka rënë dakord. Si çdo gjë që mban erë të ndenjur, edhe kjo protestë ka sponorizues Edi Ramën, kryeministrin e Shqipërisë, që e ka përshëndetur atë. Numri dy i qeverisë, Belinda Balluku ka njoftuar se kalimi në rrugën Durrës-Kukës do të jetë pa tarifë, sepse siç shprehet ajo: Liria ka emër.

Pages

Subscribe to RSS - Blloku Politikë