Blloku Politikë
Video/Protestë solidariteti në Berlin
Seksioni shqip i Deutsche Welle raporton për një protestë në Berlin, para ambasadës shqiptare në mbështetje të protestës së Tiranës.
Një mesazh përçarës nga Kryeministri
Pas takimit të Vlorës, kryeministri Edi Rama ka ndarë në Facebook një foto me mbishënim përçarës. Diçka që provon frustracion të lartë me protestën.

Protestë në Kosovë për Zvërnecin
Grupi për Mendim dhe Veprim Feminist ka mbajtur të enjten një protestë solidarizuese para Ambasadës së Shqipërisë në Kosovë, në mbështetje të protestave që po zhvillohen në Shqipëri kundër privatizimit të zonave bregdetare, përfshirë Zvërnecin dhe Sazanin. Gjatë protestës, përfaqësuesja e kolektivit, Liridona Sijarina, tha se organizata po solidarizohet me qytetarët që po kundërshtojnë projektet që, sipas saj, rrezikojnë tokën dhe natyrën në Shqipër.
Në protestë edhe me Qorin edhe me Goxhajn. Protesta është e ardhmja!
Protesta organizohet nga Arlind Qori! Jo, nga Altin Gochaj. Madje këta po zihen. Ja përpjekja e vemjeve në media. Kur në fakt në protestë po shkojnë të gjithë për arsyet e tyre. Por me bindjen e ngulitur se Edi Rama dhe Sali Berisha janë bashkë e po vjedhin. Kaq. Ndaj le të jetê Qori dhe Goxhaj edhe kushdo tjetër. Rëndësi ka protesta kundër hajdutit numër 1.
s.zaimi
Këshillat e socialistit të fundit
Mero Baze ka dhënë sot këshillën e radhës për qeverinë e z. Rama. Ai po u thotë socialistëve: mos sqaroni protestuesit sepse ata janë kundër pushetit tuaj. Madje z. Baze shkon edhe më tej kur shprehet se:
Kryebashkiakja e Vlorës dhe “Kastrati”, takime në Athinë për të shuar protestën e Zvërnecit
Kryebashkiakja e Vlorës, Brunilda Mersini, dhe përfaqësuese të kompanisë Kastrati zhvilluan një takim me emigrantë nga Zvërneci në Athinë, vetëm pak ditë përpara protestës kundër projektit turistik që po zhvillohet në zonën e mbrojtur të Zvërnecit.
Video/Rama në burg! Berisha në burg!
Qielli ka nisur të qartësohet:
Një dialog polemik me drejtësinë që duhet botuar si libër
Vendimi i Gjykatës së Lartë për të lënë në burg Erjon Veliajn bën një shërbim publik dhe neuropsikotik: ai lë në burg Erjon Veliajn. Pas ankesës së disatë. E lë në burg. Burg. Pra në qyp.
Dhe e mbron shoqërinë nga materia e errët që lidhet me subjektin në fjalë. Pra edhe njëherë: Veliaj në burg. Burg ore burg!
Askush nuk mund të thotë dot tashmë se Veliaj e la në burg SPAK, Olsi Dado, GjKKO e kështu me radhë. E lanë në burg të gjitha gjykatat. Burg. Në burg. Ndaj kur logjika nis e ezaurohet hyn në lojë elegjia. Mero Baze prin kur sot ndër të tjera shprehet se:
Një e rrahur idiote që prostituohet prej 30 vjetësh nga hajdutët e Shqipërisë
28 maji po del dhe nisur nga ritmi i kohëve të sotme mund të kuptohet se pse hijenat socialiste kanë dalë një natë më parë për të kënduar vajin e zakonshëm të hurit që hëngrën në vitin 1996. Mund të tingëllojë disi brutale kjo gjuhë, por është e domosdoshme për të mos lejuar që disa gjallesa si këto që sot qeverisin duke vjedhur, të kërkojnë aureolën e heroit.
Erjon Braçe ka ripublikuar foton e njohur e stërnjohur të gjakosjes së tij, më herët publikohet fotoja e kërriçit që është kryeministër sot kur e rrahën nuk dihet se pse, mandej fotot e 28 majit.
Zyrtari i NATO-s viziton Ballkanin Perëndimor
Zëvendëssekretari i përgjithshëm i NATO për Partneritetet, Kevin Hamilton, zhvilloi vizitën e tij të parë zyrtare në Ballkanin Perëndimor, duke qëndruar në Sarajevë, Beograd dhe Prishtinë gjatë muajit maj.
Ai zhvilloi takime me liderë politikë dhe zyrtarë të lartë në Bosnje dhe Hercegovinë, Serbi dhe Kosovë, ku u diskutua për bashkëpunimin me NATO-n, stabilitetin rajonal dhe forcimin e institucioneve të sigurisë.
