Blloku Politikë

Maskarada e KQZ-së, kush po i autorizon sulmet promovuese ndaj Denar Bibës?

Postuar në 05 Korrik, 2019 14:10

Tallavaja politike është zhvendosur edhe në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Përveç lajmit të kërcënimit të kryetarit të tij, Klement Zguri, mbledhja e djeshme ka provuar një tjetër maskaradë të luajtur për qëllime personale të zv.kryetarit Denar Biba.

Hap kutitë...të njohësh(dhe të kujtosh) veten!

Postuar në 04 Korrik, 2019 21:46

Sot Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur të mos hapë kutitë e 30 qershorit. Sigurisht argumentet juridike nuk do mungojnë, por do të ishte një hap para që partia që ngriti Shqipërinë në këmbë të mos e përsëriste këtë formë të zbatimit të ligjit. Por duhet të tregohemi më të hapur sesa opozita e djeshme dhe të kërkojmë vetëm hapjen e kutive, jo largimin. Sepse ai tashmë është çështje kohe. 

Ose kryetar opozite, ose zar i ambasadave

Postuar në 04 Korrik, 2019 19:36

Lulzim Basha është sërish në qendër të vëmendjes. Ndaj tij po lobohet për një pakt të dytë me pushtetin që drejton tashmë një anije të mbingarkuar në një det që sa vjen e trazohet. Zotit Basha po i thonë të bëhet balanca e kësaj anijeje në këmbim të dhuratave të ngjashme me vitin 2017.

Për këtë arsye dhe për shkak të trashëgimisë së atij viti, zoti Basha është i detyruar të dalë thuajse përditë në deklarata siguruese se ai është opozitar safi.

Nuk mjafton dorëheqja për Damianin

Postuar në 04 Korrik, 2019 14:14

Damian Gjiknuri – që tashmë nuk ka nevojë për prezantim – ka replikuar sot në Parlament me deputetin Ralf Gjoni. Replika në fakt erdhi pas kërkesës së Gjonit sipas të cilit Gjiknuri është kusht i opozitës. Pra ikja e tij nga drejtimi i Komisionit të Reformës. Lexoni më poshtë replikën e ish-ministrit të Infrastrukturës dhe subjekt i dosjes 184:

Berisha komenton raportin e ODIHR: La në fuqi dekretin e Metës (Video)

Postuar në 04 Korrik, 2019 12:35

Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi se misioni i ODIHR-it konfirmoi paligjshmërinë zgjedhjeve të 30 qershorit.

Në një deklaratë të bërë  në selinë blu, ai tha se raporti i ODIHR la në fuqi dekretin e presidentit që sipas misionit mund të shqyrtohet vetëm nga Gjykata Kushtetuese.

Kusht për reformën zgjedhore, largimi i Damian Gjiknurit

Postuar në 04 Korrik, 2019 12:19

Opozita parlamentare deklaroi se do të kushtëzojë mbështetjen e çdo nisme të Kuvendit, me miratimin e reformës zgjedhore sipas kërkesës që kanë bërë Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Europian.

Deputeti Ralf Gjoni kërkoi largimin e Damian Gjiknurit si bashkëkryetar i reformës zgjedhore dhe Ulsi Manjës nga Komisioni i Ligjeve derisa gjykata të hetojë përgjimet për ndikimin e tyre në proceset zgjedhore.

Pse janë kaq të qetë socialistët përballë reformës në drejtësi? Ja një shpjegim...

Postuar në 04 Korrik, 2019 01:52

Lexoni sesi përgjigjet një ish-zv.ministër nëse e akuzojnë për korrupsion:

Ore nuk më intimidon dot as ti as 10 si ti. Kam kaluar si puna jote pa fund. KLSH bën 1 mijë kallëzim, për kë i teket atyre. Ka bërë kallëzim dhe organi që e verifikon këtë është prokuroria dhe jo çështja është pushuar me një hetim të formës së prerë

Shifranti i paaftë i KQZ-së

Postuar në 03 Korrik, 2019 16:24

Komision Qendror i Zgjedhjeve ka deklaruar sot një shidër të re pjesëmarrjeje në votimet e 30 qershorit, 812 249 zgjedhës. Në datën 30 qershor, KQZ-ja e përditësoi përqindje e pjesëmarrjes në orën 22:00, ndërkohë që kishte dalë për herë të fundit në orën 16:00. Për të evidentuar pjesëmarrjen, KQZ-ja nuk ka nevojë për numërimin e fletëve të votimit, por për firmat e vëna në listat e zgjedhësve, që është një punë që bëhet shumë shpejt sepse QV-të nuk kanë me ligj më shumë se 1200 votues. Si vallë ndodhi që KQZ-ja të ketë këtë mospërputhje?

Agjencia Telegrafike Shqiptare ekspozon Francën armike të zgjerimit

Postuar në 03 Korrik, 2019 15:40

Agjencia Telegrafike Shqiptare që drejtohet nga ish-zëdhënësja e Edi Ramës, ka publikuar dje një shkrim të marrë dhë përkthyer nga intellineës.com me titullin e shqipëruar: Reforma sfiduese e Shqipërisë në drejtësi dhe makinacionet franceze. Shkrimi ka për autor Ben Aris, kryeredaktor i faqes në fjalë dhe aty i mëshohet idesë së Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria i kanë plotësuar të gjitha kushtet e vendosura nga Europa, por negociatat për këto vend u bllokuan nga Franca dhe pas saj Gjermania.

Cicërimat pa vlerë të ambasadorit Soreca

Postuar në 03 Korrik, 2019 12:46

Sot ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Luixhi Soreka u ka bërë thirrje palëve politike të angazhohen urgjentisht në një dialog politik për të kapërcyer situatën aktuale. Sipas tij, si qeveria, ashtu edhe opozita duhet të tregojnë pjekuri dhe të përqendrojnë përpjekjet e tyre në objektivat që lidhen me vendimin e Komisionit në Tetor për çeljen e negociatave.

Në një seri postimesh në rrjetin social tuiter diplomati europian thotë se është koha për të ecur përpara me reformat e sundimit të ligjit.

Pages

Subscribe to RSS - Blloku Politikë