Blloku Politikë
Gënjeshtra edhe pa kundërshtarë
Pak ditë para se Partia Socialiste të shkojë në votime, kandidati i saj për Tiranën, Erion Veliaj ka përcjellë një mesazh përmes të cilit ndër të tjera ka thënë:
Skandali i përgjimeve? Pastrohen letrat në Gjermani, shqiptarët s’janë problem. Do votojnë pro si përherë
Kryeministri Edi Rama ka angazhuar një avokat në Gjermani kundër gazetës “Bild” dhe gazetarit Peter Tiede. Rreth këtij akti ka patur akuza sipas të cilave avokati i pajtuar nga z. Rama është shumë i shtrenjtë. Në përgjigje të kësaj akuze kryeministri shprehet:
Vota për një Shqipëri që e duan vetëm Disa
Ka diçka të rrezikshme te motoja “Për Shqipërinë që Duam”. Cila është Shqipëria që Duam? Shqipëria e rilindësve, Shqipëria e afruar me Perëndimin, Shqipëria në Europë, apo Shqipëria ballkanike? Këtë moto e shpall një subjekt politik duke ushtruar ligjërimin e rremë se ajo që votohet nën këtë moto konfirmon në fakt edhe objektivin.
"Luftë nëse duhet. Gabimi i 1944-ës nuk duhet përsëritur kurrë më"
Një formacion i quajtur Aleanca Qytetare për Mbrojtjen e Demokracisë, krijuar për të organizuar paralizimin e zgjedhjeve më 30 qershor ka dalë sot me një mesazh të artikuluar nga Kryetari i Patisë Demokratike në Elbasan, Aurel Bylykbashi.
Shqipëria që Duam(N) më afër se kurrë
Kur Kolegji Zgjedhor vendosi në vitin 2011 se vendimet e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për zgjedhjet lokale në Tiranë ishin korrekte, Partia Socialiste asokohe në opozitë dilte në protestë me thirrjet kundër Sashenkës dhe Tomës, dy ndër gjykatësve.
Sot kemi një situatë të ngjashme. Kolegji Zgjedhor me gjykatës që kanë probleme ka dhënë një vendim që i shkon për shtat socialistëve në pushtet. Do të ishte çudi e kundërta dhe sikur të kishte ngjarë me siguri që do dëgjonim kryeministrin të deklaronte se është më i vendosur se kurrë për reformën në drejtësi.
Meta: Vendimi i Kolegjit asnjë pasojë juridike
Siç kishte paralajmëruar Presidenti Meta doli në një konferencë për shtyp një ditë pas vendimit te Kolegjit Zgjedhor, që rrëzoi kërkesën e Partisë së Unitetit Kombëtar, duke lënë në fuqi 30 qershorin.
Meta deklaroi se vendimi i Kolegjit Zgjedhor ishte truk procedurial i marrë në presion e shantazh dhe si i tillë nuk mund të prodhojë një efekt juridik për dekretin e zgjedhjeve.
Formalisht në votime me vulën e SHBA, por edhe një skenar për ribërjen e zgjedhjeve
Ilir Meta, kur mori pafajësinë për videon me Dritan Priftin, theksonte jo pa qëllim natyrën absolute të vendimit referuar votimit 5 me 0 që morën gjyqtarët e çështjes. Si për ironin edhe vendimi i Kolegjit Zgjedhor që mbajti në fuqi 30 qershorin u mor me të njëjtat numra, 5 me 0. Në të dyja rastet ka dyshime të forta se drejtësia ka qenë e ndikuar nga presioni politik.
Kush fitoi dhe çfarë?
Pushteti ka lëshuar të gjithë zëlëshuesit e vet për të dhënë sihariqin: fitore!
Fitoi 30 qershori, ra Presidenti. Do të ketë zgjedhje më 30 qershor.
Po çfarë u fitua dhe kush fitoi?
Shqiptarët, Shqipëria, e ardhmja?
Jo, padyshim që jo. Fitoi PS-ja? As kjo parti nuk ka fituar. Fitoi Edi Rama? Po. Z. Rama e rregulloi që të fitojë të drejtën për të dhënë shfaqjen teatrale “Zgjedhje më 30 qershor”. Por zgjedhje me një emër në fletë votimi nuk ka. Ka votime.
Mbetet dorëheqja
Mediat e pushtetit raportojnë së fundmi se Kolegji Zgjedhor ka rrëzuar kërkesën e Partisë për Unitet Kombëtar të drejtuar nga Idajet Beqiri për çregjistrim nga zgjedhjet lokale të 30 qershorit. Kërkesa ishte bazuar mbi arsyetimin se Presidenti ka dekretuar anullimin e datës 30 qershor, duke marrë si të mirëqenë faktin se vetëm kreu I shtetit dekreton një datë zgjedhjesh. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në fillim dhe tani Kolegji Zgjedhor kanë hedhur poshtë kërkesën e Beqirit, duke dhënë kështu rrugë për argumentin se me të bie edhe dekreti i anullimit të zgjedhjeve.
Festa e frikës për 30 Qershorin!
Të vetmit që vijojnë të bëjnë fushatë në Shqipëri janë dy njerëz, Edi Rama dhe Erion Veliaj. Tek tuk edhe ndonjë Taulant Balla apo Tërmet Peçi, të cilët bëjnë rolin e borive të prishura.
Dy të parët, ose më saktë kryeministri luan me kartën e presionit duke u treguar njerëzve burgun dhe Kodin Penal , pa harruar të bëjë edhe zëdhënësin e SHBA-ve dhe BE-së për ndalimin e daljes jashtë vendit të atyre që do prekin zgjedhjet.
