Blloku Politikë

Mbetet dorëheqja

Postuar në 24 Qershor, 2019 13:03

Mediat e pushtetit raportojnë së fundmi se Kolegji Zgjedhor ka rrëzuar kërkesën e Partisë për Unitet Kombëtar të drejtuar nga Idajet Beqiri për çregjistrim nga zgjedhjet lokale të 30 qershorit. Kërkesa ishte bazuar mbi arsyetimin se Presidenti ka dekretuar anullimin e datës 30 qershor, duke marrë si të mirëqenë faktin se vetëm kreu I shtetit dekreton një datë zgjedhjesh. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në fillim dhe tani Kolegji Zgjedhor kanë hedhur poshtë kërkesën e Beqirit, duke dhënë kështu rrugë për argumentin se me të bie edhe dekreti i anullimit të zgjedhjeve. 

Festa e frikës për 30 Qershorin!

Postuar në 23 Qershor, 2019 18:12

Të vetmit që vijojnë të bëjnë fushatë në Shqipëri janë dy njerëz, Edi Rama dhe Erion Veliaj. Tek tuk edhe ndonjë Taulant Balla apo Tërmet Peçi, të cilët bëjnë  rolin e borive të prishura.

Dy të parët, ose më saktë kryeministri luan me kartën e presionit duke u treguar njerëzve burgun dhe Kodin Penal , pa harruar të bëjë edhe zëdhënësin e SHBA-ve dhe BE-së për ndalimin e daljes jashtë vendit të atyre që do prekin zgjedhjet.

Pallavra story me KQZ

Postuar në 23 Qershor, 2019 14:21

Ka nja dy ditë që qarkullon në mediat që jetojnë në xhepin e pushtetit një “lajm” për zgjedhjet e vitit 2011. Kur sipas këtij interperetimi pushteti I vidhte votat e fitores Edi Ramës, asokohe kryetar bashkie në Tiranë. Temë në fjalë e ka marrë edhe një faqe, realstory.al, tekstin e së cilës e kanë riqarkulluar disa media të tjera.

Thuhet ndër të tjera në këtë teskt:

Beteja e fasadave nuk mbulon pasurimin e qeveritarëve

Postuar në 23 Qershor, 2019 12:13

Kryeministri Edi Rama vijon të hedhë grepat për të peshkuar shqiptarët. Sot ai publikon foton e mësipërme me komentin e mëposhtëm: 

Majtas Gjirokastra e djeshme e atyre që duan të na kthejnë mbrapa, me ulërima e me dhunë dhe djathtas, Gjirokastra jonë sot që kërkojmë një mandat të ri për të vazhduar përpara, me projekte e me punë

“Ulsi, lexo dekretin”

Postuar në 22 Qershor, 2019 18:30

Jo pa qëllim Presidenti Ilir Meta, i ka kthyer përgjigje shkresës së kryetarit të Komisionit Ulsi Manja,  lidhur me dekretin për shfuqizimin e datës së zgjedhjeve. Kujtojmë që zoti Manja është një nga personazhet që ka dalë në përgjimet e Bild.

Meta e quan “proces të rremë”, procedurat e nisura nga ky komision për të rrëzuar dekretin e tij për anulimin e zgjedhjeve, duke theksuar se një proces i tillë është i “orientuar verbërisht politikisht” dhe se nuk i shërben aspak zgjidhjes së krizës.

Protestë në versionin pacifist, Basha: Do t'i bëjmë realitet ëndrrat e shqiptarëve

Postuar në 21 Qershor, 2019 22:45

Opozita që ka dalë nga parlamenti vijon të demostrojë forcë numrash në terren, me një tjetër protestë në versionin pacifist. Ndryshe nga protestat e tjera ku pas fjalës së Bashës në bulevard, stafeta i kalonte Sahit Dollapit dhe armatës së tij, këtë të premte opozita nuk e bëri tym dhe flakë, duke i hequr një alibi të fortë zotit Rama që ka etiketuar vazhdimisht opozitën si të dhunshme.

Megjithatë, pjesëmarrja tregoi se nuk është vetëm një pakicë që i shkon pas opozitës siç përpiqet ta relativizojë kryeministri.

Në emër të kujt kërcënon deputetja?

Postuar në 20 Qershor, 2019 14:39

Disa media pranë pushtetit kanë zakonin e dispeçerit të mesazheve politike të ardhura nga burime të ndryshme, përfshirë faktorë ndërkombëtarë. Nuk ka sesi të kuptohet ndryshe p.sh hapësira mediatike që i jepet një deputeteje si Rudina Hajdari, të cilën e gjen në disa faqe mediatike sa herë që ajo flet.

Mbrohen duke sulmuar ata që i hodhën baltë gjithë Shqipërisë

Postuar në 20 Qershor, 2019 13:04

Socialistët kanë vendosur të bëjnë atë që do bënte çdo i dëshpëruar: të mbrohen duke sulmuar. Sot zv. kryeministri Erjon Braçe ka hedhur poshtë faktin se në përgjimet e publikuara nga gazeta “Bild” ka ndonjë akuzë, duke interpretuar se në këto materiale nuk provohet asgjëkundi blerja apo vjedhja e votave.

Sofra e banditëve të Rilindjes; Babloku, Tërmeti dhe shoku i shokut Xhemal

Postuar në 19 Qershor, 2019 21:47

Publikimi i të tjera përgjimeve nga gazeta gjermane "Bild" mbi zgjedhjet në Dibër ka ekspozuar edhe më shumë degradimin e qeverisë në një bandë ordinerësh që nuk gëzon më asnjë legjitimitet moral ligjor për të qëndruar në pushtet.

Përmbajtja e bisedave ku janë të përfshirë ministri Gjiknuri, shefa policie, deputetë dhe ku përmendet babloku ose kryeministri nuk kanë nevojë për më shumë koment. Vetëm sa kanë konfirmuar natyrën kriminale të organizatës së  Rilindjes

Përgjimi 1:

Asgjë e paparashikuar. OSBE-ja kap normën duke mbrojtur qeverinë

Postuar në 19 Qershor, 2019 19:19

Prezenca e OSBE-së i dënon me forcë sulmet e dhunshme të këtyre ditëve kundër organeve përgjegjëse për organizimin e zgjedhjeve, në disa bashki në Shqipëri.

Të gjitha proceset politike dhe administrative duhet të zhvillohen në përputhje me parimet e shtetit ligjor.

Çdo përpjekje për të nxjerrë nga shinat procesin demokratik, përmes veprimeve të dhunshme, përbën shkelje të ligjit, pengon përparimin e vendit dhe njollos reputacionin e tij ndërkombëtar.

Pages

Subscribe to RSS - Blloku Politikë