Blloku Politikë
A kërkoi Rama ndihmë financiare nga Erdogan?
Kryeministri shqiptar Edi Rama krijoi jo pak habi me vizitën e papritur të enjten në Turqi, ku u takua me presidentin Rexhep Tajip Erdogan. Agjencia Anadolu thotë se në takim ishte i pranishëm edhe dhëndri i Erdogan, Berat Albajrak, njëherësh edhe ministër i Ekonomisë dhe Financave.
Sipas njoftimit të lëshuar nga zyra e shtypit e presidentit turk, të dy krerët diskutuan për marrëdhëniet dypalëshe dhe çështjet rajonale, duke e cilësuar takimin si mjaft "privat". Prania e ministrit turk të financave është komentuar si kërkim ndihmash financiare nga Shqipëria.
Çfarë mendimi ka Evropa? Cili vendim i Gjykatës së Durrësit vlen?
Le të mendojmë për një çast sot sikur jemi nga Durrësi dhe jemi ulur në një kafe në pasdite. Muhabeti bie te Valbona Sako, kryebashkiakja e re. Ajo ka marrë mandatin sot nga Gjykata.
Ia dha Rama mor burrë. Dërgoi letrën për mandatin dhe kta me vrap e miratun.
Ja një fjali që mund ta dëgjosh fare kollaj.
Ka ndërhyrë Gjushi te gjykatësja. Se do mbyllte punën që nisi Rama se s’duan që të hapet kjo loja e gjykatave.
Ja një tjetër.
Akuzë e re, Basha: Edi Rama ka kapur edhe sektorin bankar
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka akuzuar sot qeverinë shqiptare për dy koncesionet e fundit në infrastrukturë, duke e zgjaruar gamën e akuzave në thuajse të gjithë sferën e aktiviteteve të saj. Edi Rama është hajduti më i madh, tha ndër të tjera z. Basha, duke cilësuar se për të, çdo veprim i qeverisë shqiptare është aktivitet kriminal.
Akademia e Shkencave kërkon sërish nga Presidenti dekretimin e Skënder Gjinushi si kryetar
Akademia e Shkencave ka vendosur t’i kërkojë sërish Presidentit të Republikës dekretimin e Skënder Gjinushi si kryetar. Formalisht Akademia i referohet një vlerësimi të Këshillit Ekzekutiv që konstaton se zgjedhjet e zhvilluara më datë 24.05.2019 për Kryetarin e ASH-së, me pjesëmarrjen e 43/44 anëtarëve të Asamblesë së Akademisë, janë kryer në përputhje të plotë me të gjitha rregullat e procedurat ligjore e statutore.
Gjykata e Durrësit ndryshon mendim, vërteton mandatin e kryebashkiakes Sako
Gjykata e Durrësit ka vërtetuar mandatin e Valbona Sakos si kryebashkiakja e re e Durrësit.
Vërtetimi erdhi pas kërkesës gjë që i ka dërguar Partia Socialiste dje.
Seanca për rishqyrtim u zhvillua në Gjykatën e Durrësit me gjyqtar Shpëtim Reka.
Partia Socialiste i është drejtuar me një kërkesë Gjykatës së Durrësit, të cilës i kërkon njohjen e mandatit të kandidates së saj, Valbona Sako.
Vendimi erdhi një ditë pasi e njëjta gjykatë nuk i konfirmoi mandatin Sakos si kryetare e bashkisë, e dalë nga zgjedhjet e 30 qershorit.
Partia shpall nul vendimin e Gjykatës
Sot Gjykata e Durrësit vendosi të rrëzojë kërkesën e kandidates së PS-së për Bashkinë e Durrësit Valbona Sako, për verifikimin e mandatit. Gjykata ka dhënë arsyetimin e vet dhe më tej vendimin që e rrëzon kërkesën e znj. Sako, e cila në një prononcim për TemaTv deklaroi se do të apelonte vendimin.
Opozita ndryshon kurs, Rama pjesë e zgjidhjes
Opozita është duke kërkuar një marrëveshje me kryeministrin Rama ku garant të jenë ndërkombëtarët. Këtë e ka zbuluar një prej krerëve të partive të vogla opozitare që ka mbështetur deri më tani qëndrimet e Bashës dhe PD-së. Dashamir Shehi i LZHK-së është shprehur pro një zgjidhje që e nxjerr opozitën nga linja radikale që kishte si kusht të panegociueshëm largimin e Edi Ramës.
Zgjedhjet e 30 qershorit të pavlefshme. Vendim i Gjykatës së Durrësit
Media të ndryshme raportojnë se Gjykata e Durrësit ka rrëzuar kërkesën e kandidates së Partisë Socialiste për zgjedhjet lokale të 30 qershorit për mandatin e kryebashkiakes. Të njëjta burime raportojnë se gjykata ka konsideruar se regjistrimi i Bindjes Demokratike për zgjedhjet dhe përmbajtja e fletës së votimit për kryetar bashkie janë të pavlefshme.
Vendimi përcakton se zgjedhjet e 30 qershorit për këto shkaqe janë nul, të paktën në Bashkinë e Durrësit, duke vendosur një pikëpyetje serioze mbi vendimmarrjen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
Prapë me modelin "një qytet, një universitet"?
Nuk ka gjë më të trishtë e kriminale se të shohësh dritat e fikura të universitetit të Beratit. Dritat e universitetit do të ndizen në Berat dhe anembanë Shqipërisë. Dritat e arsimit do të ndizen anembanë Shqipërisë
Basha pa kushte të panegociueshme
Lulzim Basha raportohet të ketë patur një takim këtë të martë me presidentin Ilir Meta, pas të cilit ka dhënë edhe një prononcim për mediat. Nga përmbajtja e deklaratës kuptohet një gjë, që kryetari i opozitës nuk ka më kushte të panegociueshme dhe aq më tepër largimin e Edi Ramës. Basha la të kuptohet se opozita tani po kërkon mënyrën si të futet në zgjedhje
