Blloku Politikë
A është pluralizmi një farsë?
Shqipëria që nga sot gjendet përballë një situate të ndarjes në mes të shtetit, zyrtarizuar kjo nga qëndrimi publik i Presidentit të Republikës, Ilir Meta. Nuk është puna te deklarimet dhe komentet e tij për ambasadorë të huaj, që po e marrin në qafë këtë vend, as edhe për mungesën e dialogut me kryeministrin, të cilin e akuzoi si të kapur. Çështja kryesore zbardhet nga mesazhi i lexuar nga Meta, sipas tij shkruar nga kryeministri Rama që ka kërcënuar se PD-ja pas zgjedhjeve lokale nuk do ketë më kryetar Lulzim Bashën dhe se LSI-ja do të zhduket nga skena.
Foto/Politika e gjesteve
Kryeministri Edi Rama ka dekoruar sot policen Ina Nuhu gjatë një takimi me punonjës të Ministrisë së Brendshme.
Faleminderit në emrin tim, të qeverisë dhe çdo qytetari të këtij vendi që sot ndihet i çliruar për zgjedhjet e 30 qershorit, i cili hyri në shtëpitë e shqiptarëve mu në prag të vendimit të negociatave. Mirënjohje dhe respekt për çdo efektiv policie të pagatitur dhe të gatshëm për të reaguar.
Mirënjohje për 60 policët e lënduar gjatë gjithë kohës së protestave të dhunshme.
Presidenti: Në votimet e 30 qershorit nuk morën pjesë as 10%. Ambasada e SHBA po fut sherr në Shqipëri
Propozimi i Presidentit: Zgjedhje të parakohshme më 13 tetor (Video)
Presidenti i Republikës Ilir Meta ka dalë sot në një konferencë për shtyp ku ka zbuluar në fakt nivelin e tensionit dhe konflitualitetit që ka mbërthyer vendin. Në një komunikim me ton të pazakontë Meta ka propozuar si zgjidhje zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme më 13 tetor, nisur nga fakti se më 30 qershor shqiptarët refuzuan masivisht farsën elektorale.
Po kështu Meta ka përmendur thirrjet për dialog, ndërkohë që ka lexuar edhe sms sipas tij kërcënuese që kryeministri Rama i ka dërguar pasi opozita dogji mandatet.
I pavlefshëm për një pakicë të heshtur prej 10 740 qytetarësh
Top-Channel publikon sot një shifër për votat e palvlefshme në Tiranë. Fjala është për zonën ku kandidonte ylli në ngjitje i Partisë Socialiste, Erion Veliaj. Nga rreth 171 mijë vota që u hodhën më 30 qershor, në 11 njësitë e Tiranës janë verifikuar 10 740 vota ta pavlefshme. Një shifër e cila nuk mund të konsiderohet për shkak të gabimeve, por si shprehje e vullnetit të zgjedhësve që janë detyruar të votojnë për një punë, apo për një problem tjetër të lidhur me pushtetin.
Dekretet e Metës, ODIHR rrëzon Kolegjin
Zgjedhjet dylekëshe të 30 Qershorit sado që mazhoranca është përpjekur t’i quajë Kushtetuese duke përdorur edhe Kolegjin Zgjedhor për t’i legjitimuar në kushtet kur Presidenti i shfuqizoi me dekret nuk qëndrojnë ngado që t’i kapësh. Politikisht të papranueshme, pasi i kanë dhënë mazhorancës pushtet absolut në qeverisjen vendore përfshi edhe këshillat bashkiakë, ndërsa juridikisht shumë të diskutueshme. KQZ u përdor si kamikaze e shumicës duke mos zbatuar dekretin e Presidentit, për të cilin ODIHR në raportin paraprak thotë se mund ta shyrtojë vetëm Gjykata Kushtetuese.
Raporti i ODIHR: Qytetarët nuk patën mundësi të zgjedhin
Kryesuesja e misionit vëzhgues të OSBE-ODIHR-it, Odry Glover prezantoi raportin e monitorimit për zgjedhjet vendore të një dite më parë. Sipas këtij raporti zgjedhjet lokale të 30 qershorit u mbajtën pa marrë parasysh interesat e elektoratit.
Zonja Glover tha se në një klimë polarizimi politik zgjedhësit nuk patën mundësi reale për të zgjedhur mes opsioneve të ndryshme. ODIHR veçon faktin që në 31 bashki kandidatët e mazhorancës garuan pa kundërshtarë.
Video/Presidenti i Republikës akuzon për manipulim elektoral
Presidenti Ilir Meta ka publikuar në faqen e vet në Facebook një video në të cilën duket votim i hapur dhe në grup. Nuk dihet ku është filmuar video, por Meta e shoqëron atë më një tekst që flet pë manipulim në votimet e 30 qershorit 2019:
Foto/Modeli elektoral "me ne fitojnë të gjithë"

Shumicë që polemizon për pjesëmarrjen
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shfaqur një paaftësi të çuditshme kur nuk ka arritur të nxjerrë dot me saktësi në kohë reale përqindjen e pjesëmarrësve në votime. Një orë përpara mbylljes së kutive, u njoftua për 19.4%, pak më vonë për 21.6%.
