Blloku Politikë

Partia shpall nul vendimin e Gjykatës

Postuar në 18 Korrik, 2019 01:44

Sot Gjykata e Durrësit vendosi të rrëzojë kërkesën e kandidates së PS-së për Bashkinë e Durrësit Valbona Sako, për verifikimin e mandatit. Gjykata ka dhënë arsyetimin e vet dhe më tej vendimin që e rrëzon kërkesën e znj. Sako, e cila në një prononcim për TemaTv deklaroi se do të apelonte vendimin.

Opozita ndryshon kurs, Rama pjesë e zgjidhjes

Postuar në 17 Korrik, 2019 18:27

Opozita është duke kërkuar një marrëveshje me kryeministrin Rama ku garant të jenë ndërkombëtarët. Këtë e ka zbuluar një prej krerëve të partive të vogla opozitare që ka mbështetur deri më tani  qëndrimet e Bashës dhe PD-së. Dashamir Shehi i LZHK-së është shprehur pro një zgjidhje që e nxjerr opozitën nga linja radikale që kishte si kusht të panegociueshëm largimin e Edi Ramës.

Zgjedhjet e 30 qershorit të pavlefshme. Vendim i Gjykatës së Durrësit

Postuar në 17 Korrik, 2019 15:00

Media të ndryshme raportojnë se Gjykata e Durrësit ka rrëzuar kërkesën e kandidates së Partisë Socialiste për zgjedhjet lokale të 30 qershorit për mandatin e kryebashkiakes. Të njëjta burime raportojnë se gjykata ka konsideruar se regjistrimi i Bindjes Demokratike për zgjedhjet dhe përmbajtja e fletës së votimit për kryetar bashkie janë të pavlefshme.

Vendimi përcakton se zgjedhjet e 30 qershorit për këto shkaqe janë nul, të paktën në Bashkinë e Durrësit, duke vendosur një pikëpyetje serioze mbi vendimmarrjen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Prapë me modelin "një qytet, një universitet"?

Postuar në 16 Korrik, 2019 22:05

Nuk ka gjë më të trishtë e kriminale se të shohësh dritat e fikura të universitetit të Beratit. Dritat e universitetit do të ndizen në Berat dhe anembanë Shqipërisë. Dritat e arsimit do të ndizen anembanë Shqipërisë

Basha pa kushte të panegociueshme

Postuar në 16 Korrik, 2019 13:19

Lulzim Basha raportohet të ketë patur një takim këtë të martë me presidentin Ilir Meta, pas të cilit ka dhënë edhe një prononcim për mediat.  Nga përmbajtja e deklaratës kuptohet një gjë, që kryetari i opozitës nuk ka më kushte të panegociueshme dhe aq më tepër largimin e Edi Ramës. Basha la të kuptohet se opozita tani po kërkon mënyrën si të futet në zgjedhje

Meta nis ping-pongun e Ligjeve

Postuar në 16 Korrik, 2019 11:02

Vetëm pak orë pasi ktheu për rishqyrtim ligjin për Rezervat e materialeve shtetërore, Presidenti i Republikës refuzoi të dekretojë dy akte të tjera mazhorancës të kaluara në seancën plenare të 20 qershorit. I pari ka të bëjë me ndryshimet në ligjin “Për pronat e paluajtshme të shtetit”, ku parashikohet që kalimi i pronës shtetërore në private në funksion të planeve të përgjithshme vendore, të bëhet me vendim qeverie. Për presidentin kjo është një tjetër kompetencë që kryeministri ia merr ligjit të miratuar që në vitin 2001.

A ka shkelur Kushtetutën Presidenti? Parlamenti kërkon opinion nga Komisioni i Venencias

Postuar në 15 Korrik, 2019 16:24

Parlamenti i Shqipërisë do të kërkojë ekspertizë të huaj për të hetuar nëse Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka shkelur apo jo Kushtetutën me dekretin e anullimit të zgjedhjeve lokale të 30 qershorit.

Ambasadori turk: Gulenistët i keni në arsim dhe shëndetësi. "Shkollat turke" financojnë terrorizmin

Postuar në 15 Korrik, 2019 13:36

Ambasadori i Turqisë në Shqipëri, Murat Ahmet Yörük ka publikuar sot në gazetën “Panorama” një opinion që celebron sipas tij fitoren e demokracisë turke mbi grushtin e shtetit të organizuar nga Fetullah Gulen.

Greqia e re dhe basti i Mitsotakis

Postuar në 15 Korrik, 2019 09:44

 

Akademia e Shkencave korrigjon kryetarin në detyrë: Do kërkojmë rikonsiderim te Presidenti

Postuar në 14 Korrik, 2019 14:53

Academia e Shkencave të Shqipërisë ka menduar të gjejë një rrugë të ndërmjetme për të zgjidhur situatën e krijuar me refuzimin nga Presdenti i Republikës, Ilir Meta, për emërimin në detyrën e kryetarit të Skënder Gjinushit. Ky i fundit në disa dalje mediatike e ka cilësuar aktin e Presidentit si absolutisht të pavlefshëm, por Akademia mendon të veprojë ndryshe. Në një njoftim të shpërndarë edhe në rrjetet sociale, ajo shprehet se:

Pages

Subscribe to RSS - Blloku Politikë