Blloku Politikë

Të flasësh si nipçja i Manushit

Postuar në 28 Korrik, 2019 21:39

Ka një debat mbi Teatrin Kombëtar për të cilin qeveria po përpiqet të bëjë antipodin e asaj që e konsideron si një pakice e zhurmshme. Kryeministri po rrëmon gjithandej nëpër arkiva për të gjetur ndonjë deklaratë të aktorëve  apo regjisorëve që janë shprehur pro një Teatri të Ri, ndonëse  jo domosdoshmërisht nevoja për një Teatër të Ri nënkupton prishjen e ndërtesës ekzistuese.  Në postimin e radhës  Zoti Rama ka sjellë në vëmendje një episod të treguar nga regjisori i ndjerë Mihallaq Luarasi.

Ministri i Brendshëm turk: Në Tiranë u morën vendime të rëndësishme për luftën kundër gulenistëve

Postuar në 27 Korrik, 2019 15:06

Ministri i Brendshëm i Turqisë, Süleyman Soylu, ka deklaruar për agjencinë “Anadolu” se gjatë vizitës së tij në Tiranë ka marrë premtimin e kryeministrit Edi Rama dhe ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj për të vijuar goditjen e gulenistëve.

Në rrugën e delirit/Presidenti dështoi të sillej si garant i Kushtetutës. Ne jemi shumica e ndriçuar

Postuar në 27 Korrik, 2019 14:06

Sot Komisioni Qendror ka miratuar tabelën përfundimtare të zgjedhjeve të 30 qershorit. Kryetari i vetshpallur i këtij komisioni, Denar Bib aka mbajtur një fjalë përmes së cilës në vend se t’i përgjigjet detyrës së vet si një teknicien ka vendosur të shpalosë gjykimin e vet mbi procesin zgjedhor dhe institucionet e përfshira në të. 

Shumica e ndriçuar në KQZ, me vetëdije zgjodhi rrugën e vështirë e të pashkelur të qëndresës përballë paligjshmërisë

është shprehur Biba. 

Në kërkim të një 17 maji për Teatrin Kombëtar

Postuar në 26 Korrik, 2019 13:45

Kryeministri Edi Rama ka një ligj të Parlamentit, ka një Bashki të Tiranës të gatshme që të veprojë si njësit guerril, ka një Parlament shurdhmemec që mund të votojë si të dojë ai, ka ndërkombëtarët që i bëjnë amin çdo tekë, nuk ka edhe gjykatat përballë. Sërish për Teatrin Kombëtar zotëria preferon të mos i referohet ligjit, por ndotjes propagandistike.

Kreu i OSBE-së i bashkohet pakicës së zhurmshme: Për Teatrin të pritet Kushtetuesja

Postuar në 25 Korrik, 2019 21:45

Sekretari i Përgjithshëm i OSBE, Thomas Greminger, i është përgjigjur kërkesës së Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, për një takim gjatë vizitës së tij në Tiranë.
Në një letër, Greminger thotë se axhenda e tij e ngjeshur nuk i lejon një takim, por thekson se në lidhje me çështjen e Teatrit Kombëtar, të gjitha palët duhet të presin vendimin e Gjykatës Kushtetuese.  

Kur flet Politika e shqisave (Video)

Postuar në 24 Korrik, 2019 20:35

Politika në Shqipëri ka prodhuar shumë personazhe që për hir të rrethanave kanë zënë vend në atë që quhet bursa e pushtetit. Situata paradoksale me zgjedhjet e 30 qershorit, ku njëra palë po bëhet gati të hyjë në zyrat e bashkive, ndërsa pala tjetër nuk pranon të lëshojë karriget e kthen Shqipërinë në amatorizmin që e ka shoqëruar që nga koha kur vendosi të krijojë shtetin e mosvarur.

Meta çon betejën për Teatrin në Kushtetuese

Postuar në 24 Korrik, 2019 13:59

Presidenti Ilir Meta ka dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për të shpallur antikushtetues ligjin për prishjen e Teatrit Kombëtar. Përplasja tashmë ka marrë edhe formë ligjore, pasi Presidenti jo pa qëllim ka përmendur edhe drejtësinë ndërkombëtare si një shkallë të adresimit të konfliktit.

Mediat serbe japin versionin e tyre për largimin e Visho Ajazit nga drejtimi i SHISH

Postuar në 24 Korrik, 2019 13:24

Mediat serbe shkruajnë sot se kryeministri i dorëhequr i Kosovës, Ramush Haradinaj, mund të akuzohet për lidhje me trafikun e organeve që është përfolur se është kryer në të ashtuquajturën “Shtëpia e Verdhë”.

Lajmin e ka qarkulluar edhe agjencia shtetërore Tanjug, që i referohet gazetës “Blic” e cila vetë referon “burime ndërkombëtare”.

Tabloja sinoptike e 30 qershorit në variantin e kuçedrës dhe Qerosit

Postuar në 23 Korrik, 2019 17:35

Ne nuk e kemi kuptuar, as e kemi ndjerë, por si zakonisht në këtë vend kemi qenë bashkëkohës të një historie të rëndësishme. Shqipëria qenka lëkundur keq më 30 qershor të këtij viti. Ajo qenka rrezikuar seriozisht, por atë e kanë shpëtuar miqtë amerikanë dhe europianë. Këtë na thotë sot nga Asambleja e Partisë Socialiste kryeministri Edi Rama, që është rishfaqur sërish me sentimentin e tij të njohur për mëmëdhenë. 

Pallati u bë, drejtësia është rrugës (Video)

Postuar në 22 Korrik, 2019 22:53

3-vjetori i reformës në drejtësi u përkujtua me inagurimin e godinës ku do strehohen disa institucione të reja të drejtësisë. Për arsye që nuk janë bërë publike në këtë ceremoni nuk ishin të pranishëm Presidenti Meta, kryeministri Rama dhe kreu i PD-së Basha.

Në emër të qeverisë foli ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj që tha se Edi Rama ka shpenzuar tej mundësive të veta për reformën në drejtësi me shpresën se SPAKU dhe BKH-ja do ndryshojnë fatet e vendit.

Pages

Subscribe to RSS - Blloku Politikë