Blloku Politikë

Lajmi i MM: Ursula von der Leyen admiron Olta Xhaçkën

Postuar në 16 Gusht, 2019 10:18

Pas problemeve me Valdrin Pjetrin më në fund vjen një lajm i mirë për Partinë Socialiste, që duhet thënë se ka vuajtur shumë nga keqkuptimet, sidomos me çunat e saj problematikë. Ndryshe është me zonjat në selinë rozë.  Bëhet fjalë për krenari sa personale aq edhe partiake, pasi nuk pritej që Presidentja e e re e Komisionit Europian të Ursula von der Leyen të kishte si frymëzim politikanët shqiptarë dhe konkretisht Olta Xhacckën, të cilën e admiron për rrugëtimin që ka bërë.

Fundi i një aventure

Postuar në 15 Gusht, 2019 17:10

I vënë përballë fakteve të pakontestueshme lidhur me të shkuarën e tij penale kryebashkiaku i dalë nga procesi i 30 Qershorit në Shkodër, Valdrin Pjetri nuk ia ka lênë barrën Prokurorisë, por ka pranuar ta lërë me kaq aventurën katapultimit në politikë.  Në një postim në rrjetet sociale ai ka lajmëruar dorëheqjen nga funksioni i kryebashkiakut të zgjedhur, duke folur për histori rinore dhe pafajësi ligjore.

Postimii i Valdrin Pjetrit

Të dashur miq, bashkëqytetar, votues të Bashkisë Shkodër, anëtarë të PS, bashkëpunëtorë të mi....

“Kujdes me antishpifjen”

Postuar në 15 Gusht, 2019 13:31

Presidenti Ilir Meta  ka reaguar sot ne lidhje me paketen ligjore “anti-shpifje” të propozuar nga qeveria, duke nenvizuar se po ndjek shqetesimet qe jane ngritur nga komuniteti i gazetareve dhe ka bere thirrje qe Qeveria dhe Parlamenti te marrin parasysh “të gjitha sugjerimet e shprehura nga komuniteti i gazetarëve, me kujdesin dhe vëmendjen e duhur që ato meritojnë”.

Reagim i Metës

DW: Memoriali turk, sinjal për t’u patur në vëmendje nga BE

Postuar në 15 Gusht, 2019 12:21

Memoriali qëndron që prej një muaji në Parkun e Madh të Tiranës, pranë Liqenit Artificial. Në një pllakë prej betoni, janë gdhendur emrat e 251 të rënëve që kontribuan në dështimin e grushtit të shtetit të 15 korrikut 2016 në Turqi, kundër qeverisë së Presidentit Erdogan. Rrugës që të ҫon tek Memoriali i është dhënë emri "Rruga e Dëshmorëve të 15 Korrikut” dhe zona e parkut ku është ngritur Memoriali, me investimin financiar të Agjensisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim, (TIKA) është quajtur "Parku i Demokracisë së 15 Korrikut”.

Ky memorial nuk na përket neve

Inkriminimi i Pjetrit, Meta i larë me 13 Tetorin

Postuar në 14 Gusht, 2019 13:11

Problemet e Valdrin Pjetrit me letrat e dekriminalizimit, sëmundje në përgjigjësi e kësaj mazhorance me shumë gjasë do t’i ndërpresë rrugën talentit socialist të mbështetur nga Tom Doshi për të drejtuar bashkinë e Shkodrës. Këtë skenar e përforcon edhe qëndrimi një ditë më parë i zotit Rama që foli për rrugë të ndara mes Partisë Socialiste dhe Valdrin Pjetrit.

Ndryshon drafti i Konferencës për Luftën Antifashiste

Postuar në 14 Gusht, 2019 00:20

Ndryshon drafti i Konferencës Shkencore Mbarëkombëtare dhe Ndërkombëtare kushtuar rezistencës antifashiste të popullit shqiptar gjatë Luftës së Dytë Botërore, i parashikuar të mbahet më 15 nëntor dhe i organizuar nga Akademia e Shkencave të Shqipërisë.

Tema e konferencës, e bërë publike vetëm disa ditë më pare, ka ngjallur polemika mes vetë studiuesve dhe historianëve, ndërkohë që nuk kanë munguar as akuzat se kjo konferencë dhe Akademia e Shkencave po mohojnë luftën dhe se po përpiqen ta zëvendësojnë atë me konceptin e Rezistencës Antifashiste.

Si i bëhet tani !? (Dokumenti)

Postuar në 13 Gusht, 2019 13:56

Bëhen publike dokumenta që provojnë se kryeabashkiaku i zgjedhur i Shkodrës ka qenë i dënuar në Itali për shpërndarje droge, përkundër pretendimeve të tij se është i pastër. Sipas këtyre dokumenteve që janë përmendur edhe nga Partia Demokratike,  Valdrin Luigj Pjetri, është arrestuar në flagrancë së bashku me shtetasin Altin Doda, në datë 27 Janar 2003 në Firence, kur ishte 21 vjeç.

Memoriali/Ferrat e Veliajt më të pranueshme se sallata e PD-së

Postuar në 12 Gusht, 2019 20:40

Nëse Erion Veliaj dha një përgjigje alla Veliaj, (ndoshta dhe nga më të sinqertat e tij)për  vendosjen e memorialit të dëshmorëve të 15 Korrikut në Kodrat e Liqenit Artificial, duke thënë se nuk u bë hataja apo se Bashkia pastroi ferrat e liqenit, sqarimet e Partisë Demokratike për pjesëmarrjen në ceremoni vetëm qëndrime serioze të një partie nuk mund të quhen.

Fshati digjet Hahn-i krihet

Postuar në 11 Gusht, 2019 18:06

Kredibiliteti i BE-së ka kapur fundin në Maqedoni pas skandalin me kryeprokuroren Speciale Katica Janeva, e cila përflitet në përgjime se ka marrë mbi 1 milionë euro për lirimin e një biznesmeni. Mirëpo Brukseli ka tjetër hall, të dënohen ata që kanë  bërë apo publikuar përgjimet e jashtëligjshme. Të paktën këtë thotë eurokomisioneri në largim Johanes Hahn në një reagim mbi skandalin e kryeprokurores Janeva, një investim i drejtëpërsdrejtë i BE-së.

Tre hapa para si ushtar

Postuar në 10 Gusht, 2019 23:58

Edi Rama duket se është vërtet ndonjë hap para politikanëve që duan t’i marrin pushtetin. 

Amerikanët donin të bënin diçka që më e pas e quajtën reforma në drejtësi dhe z. Rama vrapoi për t’u bërë zëdhënës kryesor i kësaj politike. Aq sa e ktheu reformën në gogolin ideal ndaj Berishës dhe Ilir Metës. 

Pages

Subscribe to RSS - Blloku Politikë