Blloku Politikë
Demokraci qokash, PS nderon babain e Rudinës (Video)
Azem Hajdari duhet të ketë lëvizur nga vendi këtë të enjte, pasi në varrin e tij bën homazhe, nderime dhe u përkulën shoqet politike të vajzës së tij, Rudinës. I caktoi partia apo dolën vetë vullnetare, Vasilika Hysi dhe Mimi Kodheli shkuan që në mëngjes herët në varrezat e dëshmorëve të Kombit në emër të Partisë Socialiste për të përkujtuar vrasjen e “heroit të demokracisë”.
Politikë e vërtetë shtetërore: Një shqiptar është i barabartë me një socialist
Artan Lame ka njoftuar reformimin e institucionit që drejton dhe kalimin drejt një strukture të re, më efiçente siç thotë ai. Përmes një deklarate për shtyp, zoti Lame gati sa nuk është ndjerë krenar për Agjencinë e Kadastrës – që është shtetërore në titullim – duke bërë thirrje për shokët e partisë që të mos ndërhyrjnë për punësime.
Njeriu i Orban propozohet për Drejtorinë e Zgjerimit në BE
Komisioneri i përzgjedhur për Zgjerimin dhe Politikën e Fqinjësisë është hungarezi László Trócsányi. Ai është me formim jurist, ka shërbyer më parë në postin e ministrit të Drejtësisë në qeverinë e kryeministrit hungarez, Victor Orban dhe i përket familjes politike europiane të djathtë, Partisë Popullore Europiane.
Denoncohet një tjetër shok socialist për të kaluar kriminale
Partia Demokratike i kërkoi Prokurorisë verifikimin e kryebashkiakut të Bashkisë së Vaut të Dejës, Mark Babani, pasi dyshohet se ai ka fshehur ndalime, denime dhe dëbime nga Italia dhe Maqedonia e Veriut.
Në shkresën e Partisë e Sekretarit të Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi drejtuar organit të akuzës thuhet se Babani dyshohet se ka qenë i arrestuar apo ndaluar në Itali gjatë periudhës 1994 -1999 dhe, më pas, ndaj tij është marrë masa e dënimit dhe dëbimit nga autoritetet përgjegjëse italiane.
Çfarë fituam nga shmangia e zjarrit të 8 qershorit?
Presidenti i Republikës Ilir Meta u tha sot shqiptarëve se më 8 qershor do të digjej Kuvendi i Shqipërisë. Se qysh e tek, si e kur është përcjellë ky informacion shumë delikat sipas standardeve të normalitetit, këtë kreu i shtetit nuk e tha. Ai tha që do i vihej zjarri të shenjtit Parlament të Shqipërisë.
Presidenti: Më 8 qershor do digjej Parlamenti, ndaj shtyva zgjedhjet (Video)
Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta është paraqitur sot para Komisionit Parlamentar Hetimor që shqyrton kërkesën e Kuvendit për shkarkimin e tij. Në një seancë pyetje-përgjigjesh disi të pazakontë, Meta ka zbuluar si arsye për shtyrjen e datës së zgjedhjeve lokale, informacionet për djegien e godinës së Parlamentit më 8 qershor.
Mitsotakis paralajmëron veto për Shqipërinë
Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, ka deklaruar sërish që Athina nuk do të japë miratimin për hapjen e negociatave të Shqipërisë me BE, në rast se nuk realizohen kërkesat e saj për minoritetin në vendin fqinj.
“Greqia nuk do të miratojë hapjen e negociatave anëtarësuese të Shqipërisë në BE, në rast se unë nuk shikoj akte konkrete për heqjen e diskriminimit ndaj minoritetit etnik grek”, ka deklaruar Mitsotakis gjatë një konference për shtyp në Selanik.
Taulant Balla e Alfred Peza fillojnë hapjen serioze të PS-së
Deputeti i Librazhdit Taulant Balla dhe ish-deputeti i Peqinit, Alfred Peza kanë nisur të ashtuquajturën hapje të PS-së. I pari ka folur për një hapje serioze kësaj radhe, në partinë që ka vite që nuk njeh ndonjë debat të brendshëm, por vetëm vulën e kryetarit dhe listën e hartuar prej tij. Ish-sekretari dixhital që do të mbahet mend për premtimet glamoroze në fushatën për deputet, ku vlen të përmendim binjakëzimin e Peqinit me Milanin apo hapjen e Peqini Channel ka mbështetur këtë lëvizje.
Zhurmë për alibinë e legjitimitetit, ndërkohë që 30 qershori duhet vlerësuar për Ligjshmërinë
Sot qeveria shqiptare ka nxjerrë ministrin e Jashtëm në Detyrë, Gent Cakaj për të interpretuar raportin e OSBE-ODIHR për zgjedhjet e 30 qershorit. Përpjekja e zotit Cakaj ka qenë që të bindë opinionin se zgjedhjet ishin legjitime, ndonëse siç tha ai “më 30 qershor Shqipëria u përball me një sfidë ndaj rendit demokratik”.
Valdrin Pjetrin e zgjodhi Edi Rama. Bushati: Listat e kandidatëve të jenë të hapura
Kush e caktoi Valdrin Pjetrin kandidat për Bashkinë e Shkodrës? Ditmir Bushati, ish-ministër i Jashtë, ish-përgjegjës qarku i Partisë Socialiste dhe anëtar kryesie i kësaj të fundit thotë se atë e ka caktuar Edi Rama, kryeministër i Shqipërisë dhe kryetar partie. Sigurisht që z. Bushati nuk shprehet në ligjëratë të drejtë, pasi kjo formë nuk njihet në kulturën e socialistëve, por lë të kuptohet qartë se baza e PS-së në Shkodër nuk është pyetur. Me këtë rast, z.
