Blloku Politikë
Tahiri, edhe SHBA tallet me Prokurorinë
Pritej me shumë interes qëndrimi i ambasadës amerikane për dënimin e Tahirit, nisur nga fakti se SHBA ka komentuar vazhdimisht procesin ndaj ish-ministrit të Brendshëm. Ish-ambasadori Lu, madje e ka përmendur Tahirin kur fliste për peshqit e mëdhenj që do binin në rrjetën e drejtësisë. Por si gjithmonë gjuha e amerikanëve lë vend për ambiguitet dhe dëshifrohet sipas interesave politike të momentit.
Rama pritet në Velipojë nga Tom Doshi dhe Mark Babani
Kryeministri Rama ka mbledhur për herë të dytë brenda një muaji kryebashkiakët dhe deputetët e rajonit të Veriut.
Në mbledhjen që u mbajt në një hotel në Velipojë do të diskutohet per rezultatet e 2 grupeve të punës të ngritur për të filtruar kandidatura për postet e drejtorëve rajonalë të cilët u dorëhoqen me kërkesën e kryeministrit Rama.
Fytyra që na kujtojnë përditë se në çfarë vendi jetojmë
Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahir ka thënë sot p[as gjykimit të tij një të vërtetë: Do të ishte më fisnike të më dënonit si trafikant droge, sesa për shpërdorim detyre pse disa kushërinj të mi kanë përdorur emrin tim kur unë isha ministër.
Drejt ikjes edhe ideatori i fundit socialist
Damian Gjiknuri po reflekton. Deklaroi se ka vendosur të vetësakrifikohet për reformën zgjedhore në mënyrë që ndryshimet e Kodit Zgjedhor të bëhen bashkë me Partinë Demokratike. Ai tha se është ideatori i pjesëmarrjes në komision edhe të partive joparlamentare dhe të një vendi vakant me të drejtë vetoje të PD-së, ndërsa Taulant Balla e përmendi si ekspertin më të shquar që politika ka në çështjet e zgjedhjeve.
Sonila Qato jep dorëheqjen nga drejtimi i ARrSH. Paralajmëron emërimin në detyrë tjetër
Drejtoresha e Autoritetit Rrugor Shqiptar, Sonila Qato ka dhënë dorëheqjen nga detyra. Përmes një postimi në Facebook, Qato e lidh vendimin e vet me situatën e krijuar së fundmi me tenderin e rrugës Kardhiq-Delvinë. Më poshtë deklarata e Qatos:
Burgu si pasion dhe dalldi e papërmbushur qeverisëse
Të gjithë e mbajmë mend kryeministrin e tanishëm kur bërtiste lart e poshtë nëpër Shqipëri duke përëritur fjalën Burg. Burg për këdo që i prishte fasadën e Shqipërisë që kishte imagjinuar, për këdo që kishte ndërtua pa leje, burg andej e burg këtej. E kishte sefte në detyrë dhe sevdanë për shtet e kishte të madhe. Kaluan ca vjet dhe shqiptarët e nuhatën se nuk kishin të bënin me ndonjë Bej të sertë që kur të bën benë të gjen belaja. Kishin të bënin me një rrufjan që këtej bërtet e këtej shkel syrin. Ndaj edhe ato vepra që të fusnin në burg, jo vetëm që u shtuan por e kapën për fyti vendin.
Elva Margariti dhe Anila Denaj janë ministre vetëm sepse janë gra
Gazetari Sokol Balla, i afërt me pushtetin dhe me kryeministrin aktual Edi Rama, ka dhënë së fundmi një intervistë përmes së cilës flet edhe për situatën politike në vend. Ndër të tjera, Balla ka shprehur mendimin e vet për ministrat e kabinetit të Edi Ramës, duke shprehur mendimin se dy ministre duhen larguar.
Shën Skënderbeu, Shën Theofani dhe Shën Anastasi
Gazeta “Koha Jonë” publikonte dje në faqen e vet online një shkrim të Nikolla Barkajt që prezantohet si gazetar i radio “Ngjallja”, media kjo e Kishës Autoqefaqe Orthodhokse të Shqipërisë. Shkrimi në fjalë titullohet: Shenjtorët shqiptarë, Skënderbeu, Fan Noli dhe Kryepiskopi Anastas dhe siç mund të merret me mend ai mëton të ndërtojë trininë e shenjtorëve të Kishës Orthodhokse Shqiptare sipas një leximi që duhet parë si zyrtar i KOASH-it.
OSBE mer rolin e ndërmjetësit
Prezenca e OSBE-së në Shqipëri ka ftuar palët politike në Shqipëri në një tryezë për reformën zgjedhore.
Ajo thotë se është e gatshme të mbështesë autoritetet shqiptare për të përfunduar reformën zgjedhore në kohë dhe në mënyrë gjithëpërfshirëse, ku të adresohen të gjitha rekomandimet e OSBE-ODIHR dhe ato të palëve.
Shehaj: PD-ja po verifikon edhe tetë raste të tjera për mashtrim me formularin e dekriminalizimit
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Agron Shehaj ka deklaruar në një diskutim në emisionin “Opinion” në Tv Klan se aktualisht opozita po shqyrton edhe tetë raste të tjera të kandidatëve të shumicës në raport me dispozitat e ligjit për dekriminalizimin.
Sipas Shehajt të dhënat dhe denoncimet vijnë nga qytetarët dhe PD-ja bën verifikimet që ai ka thënë se nuk janë të vështira në një vend të vogël si Shqipëria. Shehaj ka shtuar se të gjithë kandidatët që kanë rezultuar me probleme kanë qenë zgjedhje e z. Rama në PS dhe për ta ai ka patur dijeni të plotë.
