Blloku Politikë
Pallati u bë, drejtësia është rrugës (Video)
3-vjetori i reformës në drejtësi u përkujtua me inagurimin e godinës ku do strehohen disa institucione të reja të drejtësisë. Për arsye që nuk janë bërë publike në këtë ceremoni nuk ishin të pranishëm Presidenti Meta, kryeministri Rama dhe kreu i PD-së Basha.
Në emër të qeverisë foli ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj që tha se Edi Rama ka shpenzuar tej mundësive të veta për reformën në drejtësi me shpresën se SPAKU dhe BKH-ja do ndryshojnë fatet e vendit.
Qëndrimi i ri i Athinës/Të zbatohen të drejtat edhe për shqiptarët (Video)
Ashtu siç pritej qeveria e re greke e Mitsotakis do të jetë më e rreptë në raport me Shqiprinë. Në raportimin në parlament të programit të politikës së jashtme, shefi i diplomacisë greke Nikos Dendias përmendi 5 prioritetet bazë, por në dallim nga qeveria paraardhëse, nuk përmendi vetëm të drejtat e minoritetit grek, por edhe ato të qytetarëve shqiptarë, pa plotësimin e të cilave qeveria e zotit Rama nuk merr dritën jeshile.
Nga Ramaformë në reformë. Mic Sokoli rehabiliton komplotin sorosian
Sot presidenti i Republikës Ilir Meta, poston në faqen e tij në Facebook një koment të vetin mbi reformën në drejtësi. Shkruan z. Meta:
Në datën 16 korrik i njëjti njeri, ose institucion, varet si e sheh, shkruante një gjë krejt tjetër. Ai konsideronte se Reforma ishte katandisur në Ramaformë. Ja disa pasazhe në fund të të cilave z. Meta paralajmëronte me fjalën: VIJON…
Reeker shmang Shqipërinë, vizitë në Greqi dhe Maqedoni
Sekretari amerikan i Shtetit për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike, Philip Reeker do vizitojë këtë javë Greqinë dhe në Maqedoninë Veriore për t’u takuar me zyrtarë qeveritarë, përfaqësues të shoqërisë civile dhe biznesmenë.
Siç njoftoi Departamenti i Shtetit, në Athinë Reeker do të takohet me ministrin e jashtëm Nikos Dendia dhe zyrtarë të tjerë të qeverisë së re greke për të diskutuar çështjet që lidhen me tregtinë dhe investimet, bashkëpunimin për sigurinë dhe mbrojtjen, stabilitetin rajonal dhe energjinë.
Mesazh solidariteti për Haradinajn nga Leka Zogu i II
Princ Leka i njohur ndryshe si trashëgimtari i familjes mbretërore ka përcjellë një mesazh solidariteti për Ramush Haradinajn, i cili dha dorëheqjen nga posti i kryeministrit të Kosovës pas thirrjes nga Gjykata Speciale e Hagës.
Ai e quan Haradinajn shembull frymëzimi për çdo shqiptar dhe në veçanti politikanët shqiptarë
Garanci teorike për luftën kundër korrupsionit
Në një intervistë për agjencinë gjermane Deutsce Welle, kryetari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Gent Ibrahimi, premton se Struktura e Posaçme Antikorrupsion, SPAK, ka disa garanci dhe kredenciale ligjore që të bëjnë të besosh se ajo do të godasë korrupsionin në nivele të larta.
A kërkoi Rama ndihmë financiare nga Erdogan?
Kryeministri shqiptar Edi Rama krijoi jo pak habi me vizitën e papritur të enjten në Turqi, ku u takua me presidentin Rexhep Tajip Erdogan. Agjencia Anadolu thotë se në takim ishte i pranishëm edhe dhëndri i Erdogan, Berat Albajrak, njëherësh edhe ministër i Ekonomisë dhe Financave.
Sipas njoftimit të lëshuar nga zyra e shtypit e presidentit turk, të dy krerët diskutuan për marrëdhëniet dypalëshe dhe çështjet rajonale, duke e cilësuar takimin si mjaft "privat". Prania e ministrit turk të financave është komentuar si kërkim ndihmash financiare nga Shqipëria.
Çfarë mendimi ka Evropa? Cili vendim i Gjykatës së Durrësit vlen?
Le të mendojmë për një çast sot sikur jemi nga Durrësi dhe jemi ulur në një kafe në pasdite. Muhabeti bie te Valbona Sako, kryebashkiakja e re. Ajo ka marrë mandatin sot nga Gjykata.
Ia dha Rama mor burrë. Dërgoi letrën për mandatin dhe kta me vrap e miratun.
Ja një fjali që mund ta dëgjosh fare kollaj.
Ka ndërhyrë Gjushi te gjykatësja. Se do mbyllte punën që nisi Rama se s’duan që të hapet kjo loja e gjykatave.
Ja një tjetër.
Akuzë e re, Basha: Edi Rama ka kapur edhe sektorin bankar
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka akuzuar sot qeverinë shqiptare për dy koncesionet e fundit në infrastrukturë, duke e zgjaruar gamën e akuzave në thuajse të gjithë sferën e aktiviteteve të saj. Edi Rama është hajduti më i madh, tha ndër të tjera z. Basha, duke cilësuar se për të, çdo veprim i qeverisë shqiptare është aktivitet kriminal.
Akademia e Shkencave kërkon sërish nga Presidenti dekretimin e Skënder Gjinushi si kryetar
Akademia e Shkencave ka vendosur t’i kërkojë sërish Presidentit të Republikës dekretimin e Skënder Gjinushi si kryetar. Formalisht Akademia i referohet një vlerësimi të Këshillit Ekzekutiv që konstaton se zgjedhjet e zhvilluara më datë 24.05.2019 për Kryetarin e ASH-së, me pjesëmarrjen e 43/44 anëtarëve të Asamblesë së Akademisë, janë kryer në përputhje të plotë me të gjitha rregullat e procedurat ligjore e statutore.
