Blloku Në Vëmendje
Ndërtimet dhe planifikimi i keq rrezikojnë të nxjerrin Ohrin në listën e Trashëgimisë Botërore në Rrezik
Ndërtimet e paligjshme, urbanizimi dhe planifikimi i papërshtatshëm janë disa prej problemeve që rrezikojnë statusin e Ohrit. Paralajmërimi vjen nga UNESCO që për një periudhë pesë vjeçare ka evidentuar tri herë problemet në fjalë. Kryesisht përgjegjëse për situatën është Maqedonia e Veriut, por pjesë e panoramës mbetet edhe Shqipëria.
Shqipëria, ndër të tjera, duhet të rishikojë Planin e përgjithshëm të Pogradecit, të parandalojë zhvillimin urban në bregdet, si dhe në zonën e ndjeshme të Drilonit.
100 000 viktima në 50 vende. FSB mësyn call center e "Milton Group"
Shërbimet ruse të sigurisë njoftojnë sot për një operacion që ka patur për objektiv likujdimin e një rrjeti ndërkombëtar call center që vepronin sipas FSB-së ruse për llogari të ish-ministrit gjeorgjian të Mbrojtjes, Davit Kazerashvili për të cilin Moska ka lëshuar urdhër arresti ndërkombëtar.
Qeveria e gjeneratës tjetër nuk gjen dot laborator për mbetjet e Kurum!
Mbetjet e rrezikshme të kompanisë "KURUM", të depozituara në Porto Romano, vijojnë të mbeten pa iu nënshtruar analizave kimike. Rrjeti i Basel thotë se autoritetet ende nuk kanë siguruar një laborator të përshtatshëm duke rrezikuar kështu shëndetin e njerëzve. Jim Pucket, përfaqësues i rrjetit të "Basel", shprehet për "MCN" se për ta është shqetësues fakti që ka kaluar shumë kohë dhe ende nuk janë marrë për t’u analizuar mostrat e mbetjeve nëse janë apo jo të rrezikshme. Pucket thekson se ende qeveria nuk ka mundur të gjejë një laborator të për
Kryebashkiaku i Tiranës konfirmon se është nën hetim pasuror dhe kontrollin e banesës
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj, ka konfirmuar sot në mbrëmje hetimin pasuror që ka nisur ndaj tij dhe kontrollin e banesës në kuadër të këtij hetimi.
Duke marrë shkas nga zhvillimet e ditës së sotme, hapat procedurale të kryera nga prokuroria e posaçme në lidhje me hetimin pasuror që po kryhet ndaj meje dhe familjarëve të mi, jo vetëm janë të mirëpritura, por edhe i mbështes në çdo hap
shkruan ai në një status në "X".
ShBA po bën një gabim të madh duke sulmuar dhe ndëshkuar Gjykatën e Hagës
Joe Biden duket se në fund të mandatit të tij presidencial, ardhur nën peshën e një sëmundjeje nervore, ka marrë vendimet më të esëllta dhe me më shumë pasoja.
Së pari, autorizimi i goditjes së Rusisë me armë raketa amerikane që ndërlikon diplomacinë e administratës së ardhshme.
Gjykata Kushtetuese rikonfirmon sekuestron mbi bazën detare të Sarandës
Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën e shoqërisë “Marina Bay Saranda”, mbi heqjen së sekuestros për bazën detare në qytetin bregdetar. Pasi humbi procesin në të trija Shkallët, shqoqëria në fjalë iu drejtua Kushtetueses, e cila vendosi ta rrëzojë këtë kërkesë. Me këtë vendim, Baza detare e Sarandës do vijojë të mbetet nën sekuestro derisa SPAK të përfundojë hetimet.
Baza detare e Limionit u sekuestrua me vendim të GJKKO në shkurt të vitit 2023, pas kërkesës së SPAK me arsyetimin se privatizimi i saj kishte cënuar operacionalitetin e forcave detare.
Objektivi kryesor i Pushtetit Ekzekutiv "Trump"
Perspektiva e një lufte të re serbe në Ballkan
Çfarë qëndron pas programit serb të armatimit? Këtë pyetje shtron në një shënim të vetin agjencia gjermane e lajmeve, “Deutsche Welle” e cila liston edhe kapacitetet e ushtrisë serbe krahasuar me rajonin apo vende të tjera. Në vitin 2022 buxheti serb i mbrojtjes ishte 1.3 miliardë euro, që sipas agjencisë është “10 herë më i madh se ai i Kosovës”.
“Kurrikula dy gjuhësore në 14 shkolla të Tiranës ndikon te shqipja e dobët e fëmijëve”
Testet PISA, të cilat vlerësuan nxënësit 15-vjeçarë gjatë 2024, nxorën në pah mangësi në formimin shkencor, por edhe në lexim dhe gjuhë shqipe.
Në studion e MCN TV, Irida Xhura, mësuese e lëndës, tha se leksiku i shqipes te kjo moshë është tkurrur dhe dëmtuar për shkak të terrenit që ka fituar teknologjia dhe rrjetet sociale.
Brukseli po kthen Ballkanin kundër vetes
Vizita e presidentes së Komisionit Europian në Serbi ka pësuar një fiasko që dëshmon se Bashkimi Europian nuk ka më asnjë koncept të qartë se çfarë duhet të bëjë me ambiguitetin e Beogradit zyrtar.