Blloku Në Vëmendje
Vini ndonjë tabelë punimesh në Nartë se ju kontrolloni botën!
Shkruan në Facebook aktivisti Ervin Goci:
Në Nartë gjetëm 600 hektarë të rrethuara, po për be as edhe një roje..kishin ik si lepuj.
Kaq e ligjshme është e gjithë gjëja, sa nuk del njeri, a firmë, a logo, a ku di unë që të dalë e të nxjerrë një copë letër. Procedura është e thjeshtë, lëshojmë hordhitë si fazë e parë që të shqyejnë terrenin, të presin çfarë duhet prerë, gjoja me leje paraprake, e pastaj dalin kriminelat me kollare që të hedhin firmat.
Në këtë fazë është e qartë: asnjë nuk e do koston penale të shkatërrimit.
Protestë në Pishë Poro kundër hotelit të Kastratit dhe Kushner
Sot në Pishë Poro të Vlorës, në zonën e quajtur Hidrovori në Akërni, është zhvilluar një protestë e 100 aktivistëve të cilët kanë hedhur poshtë rrethimin e kompanisë që po ndërton dhe kanë hyrë brenda.
Në zonën në fjalë, e shpallur me ligj “Zonë e Mbrojtur” po ndërtohet një objekt shumëkatësh, përmes vendimeve të papublikuara dhe në shkelje të konventave.
Pamjet ofrojnë një shembull të radhës sesi institucionet shkelin ligjet që miratojnë vetë për interesa të ngushta dhe oportunizëm politik.
E ka marrë Feriti Uratën!
Feriti është në hall. Pas munxës së "shqiptarëve idiotë", ai ka pritur sot Izet Mexhitin, zv.kryeministër i Maqedonisës së Veriut, për të provuar se ato që lëshoi ministri i Jashtëm i Shqipërisë nuk kanë lënë gjurmë. Por z. Hoxha ka treguar se nuk është i qetë. Video e ilustron këtë(nga fundi bëhet interesante):
Rasti në KLP: A mundet një prokuror të ankohet kundër një gjyqtari në ambasadën amerikane?
Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka rrëzuar kërkesën e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, për dhënien e masës disiplinore "Vërejtje publike" ndaj një prokuroreje në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së parë të Juridiksionit të Përgjithshëm. Rasti në fjalë lidhet me pretendimet e prokurores për një “vendimmarrje abuzive nga ana e Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm”, e cila ka ndryshuar një masë sigurie ndaj një personi nën hetim për akuzën prodhim dhe shitje narkotikësh, nga “arrest me burg” në “arrest në shtëpi”.
Nis shembja e Azotikut të Fierit
Azotiku i Fierit, një vepër industriale e ndërtuar në vitet 1960, po shkatërrohet dhe një nga oxhaqet e tij është shembur. Uzina, e cila prodhonte plehra kimike si nitrat amoni dhe më vonë ure, kishte një kapacitet të madh prodhimi që arriti deri në 320 mijë ton në vit në fund të viteve ’80.
Ajo u ndërtua me financim kinez, por teknologjia dhe pajisjet u siguruan kryesisht nga kompani europiane, me bashkëpunim ndërkombëtar në instalim. Pas rënies së komunizmit, uzina doli jashtë funksionit dhe në vitet e fundit është çmontuar dhe shitur për skrap.
Paralajmërimi: OKB po përgatitet për përdorim të armëve bërthamore!
Mohamad Safa, drejtori ekzekutiv i një organizate ndërkombëtare të ndihmave – Vizioni Patriotik(PVA) ka njoftuar në rrjetin “X” dorëheqjen nga detyra. Përmes një letre të publikuar në rrjet, ai njofton se ka vendosur të ndërpresë të gjitha detyrat e tij si përfaqësues i PVA-së në OKB në New York, Gjenevë dhe Vjenë pasi siç thotë ai, ka kuptuar se:
Disa zyrtarë të lartë të OKB-së po i shërbejnë një lobi të fuqishëm dhe jo OKB-së
DASH, kabllogram ambasadave amerikane në botë: Përgatituni për situata emergjente!
Lufta në Iran është tashmë botërore në një aspekt: atë të sigurisë së personelit diplomatik amerikan. Mediat në ShBA raportojnë për një udhëzim të Departamentit të Shtetit për ambasadat e ShBA kudo në botë që bëjnë menjëherë vlerësime të sigurisë për shkak të zhvillimeve në Lindjen e Mesme.
Sulmi në Iran, diversion. Netanyahu zbardh planin për ndarjen e Libanit, propozohet shteti Maronit
Projekti izraelit për Lindjen e Afërme është vetëm një: kaos dhe anari në botën arabe në funksion të dominimit të Jeruzalemit. Ndërkohë që SHBA është e angazhuar me konfliktin në Iran dhe kur presidenti amerikan Trump mburret se ajo që po bën ai nuk është parë kurrë në histori, Beniamin Netanyahu, po vepron në mënyrë më praktike dhe konkrete duke krijuar kushtet për shpërbërje dhe dezintegrim në fqinjët e tij, ndaj të cilëve ka pretendime territoriale.
Ishin emigrantë dhe sot janë kasapë
Për kuriozitet: Ky i hebrenjve në Izrael dhe Palestinë, është ndoshta rasti unik kur emirantët shndërrohen në një lloj uzurpatori që kërcënon këdo. Pamjet i takojnë viteve '40, kur izraelitët e sotshëm shfaqen si imigrantë në Palestinë. Dekadat kanë kaluar dhe çfarë shohim sot është një kullesë gjaku që quhet Izrael.
Kroacia ndërpret bashkëpunimin ushtarak me Izraelin. Milanoviç: Janë mashtrues!
Në datën 25 shkurt të këtij viti, presidenti kroat, Zoran Milanoviç, njoftoi ndërprerjen e bashkëpunimit ushtarak me Izraelin. Përmes një njoftimi në rrjetet sociale. Milanoviç, ka deklaruar se shkak është bërë shkelja nga Izraeli e të gjitha normave ndërkombëtare, në mënyrë të paprecedentë.
Por ka edhe arsye të tjera që kanë shtyrë Milanoviç të marrë këtë vendim.
