Fitore e protestës/20 ditë grevë në Athinë detyrojnë hapjen e hetimeve

Postuar në 06 Tetor, 2025 19:30

20 ditë në grevë urie jashtë Parlamentit të Greqisë kanë detyruar Prokurorinë e Larisës të hapë hetimet për viktimat e aksidentit të trenit në Tempe duke kërkuar riverifikim toksikologjik për arsyen e vdekjes. Shkak: kërkesa e familjes shqiptare Ruci, kre i së cilës, Pano, është edhe protagonist i grevës.

Kërkesa për zhvarrim dhe rivlerësim toksikologjik është mohuar fillimisht, por mandej në media shpërthyen informacione se në një nga trenat e aksidentuar kishte ngarkesë toksike për në Ukrainë, diçka e paraportuar me gjasë nga qeveria greke.

Përmasat e skandalit duken pra qartë. Në sheshin pranë Parlamentit Rucin e ka takuar edhe kryepeshkopi i Greqisë, ndërkohë që ka patur një solidaritet masiv të përditshëm nga qytetarët. Përpjekja u shpërblye me një akt qytetari që gjeti jehonë. Kërkesa e Rucit është bashkuar me ato të familjeve Aslanidis, Karystianou dhe Konstantinidis.

Greva riafirmohet kështu si instrument efektiv presioni pozitiv mbi institucione që nuk duan të japin llogari. Protesta e dëshpëruar e një njeriu, gjeti jehonë në një shoqëri të tërë që beson se ka investuar në institucione për drejtësi, që dyshon në mënyrë intelektuale te pushteti dhe natyra e tij korruptive. Që këtej ndërgjegja për reagimin dhe mirëkuptimin e çështjeve.

Mirë apo keq, me probleme apo me probleme shumë, një shoqëri si ajo greke vepron në kuadrin e Fjalës dhe Arsyes për të mos lejuar degradimin që sjell përballja e pushtetit me individin. Aty është ligji, kur ai anashkalohet Pushteti duhet të Ndiejë se ka Përballë Shoqërinë! Ja pse plumbi merr përherë aktualitet në vendin tonë.

s.zaimi

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.