Ushtria ka 7 muaj pa Shef Shtabi – vërejtja vjen nga LSI-ja
Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Luan Rama, ka cilësuar dje gjatë një interviste në studio televizive se përballjet mes Presidentit dhe Kryeministrit kanë çuar në mosemërimin e një Shefi të Shtabit të Ushtrisë.
Historia e botës në një rrëfim argëtues
“Shqiptarët duhet t’i respektojmë, por ata nuk do ta shkatërrojnë dot Serbinë”
Kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçic, njëherazi president i zgjedhur, ka bërë disa komente nga Pekini rreth temës së Shqipërisë së Madhe. Duke iu refruar deklaratave të Ramush Haradinajt, Vuçiç ka qetësuar serbër që sipas tij nuk duhet të kenë frikë, pasi një gjë e tillë si Shqipëria e Madhe nuk do të ekzistojë ndonjëherë.
“Qytetarët e Serbisë nuk duhet të shqetësohen, ata nuk do të krijojnë ndonjë lloj Shqipërie të Madhe”, tha Vuçiç.
Turqi, zhvendoset faltorja për të mos lejuar pëmbytjen
Varri 650 vjeçar i Zenel Beut në Turqi - rajoni i Hasankeyf, në qytetin antik të Batman, po zhvendoset meqenë në zonën e tanishme kalojnë ujërat si pasojë e digës Ilisu Dam. Për të shmangur asgjësimin, autoritetet turke po mendojnë zhvendosjen.
Ekskluzive: Komisionieri i BE-së për Zgjerimin Hahn nis letër të hapur për popullin shkodran: Jam informuar që fajin për përplasjen Rama - Voltana Ademi e ka kryeministri, por nuk mund të negociojmë. Z Rama duket se e ka pasion ngulmues sherrin me gratë
Yee: Në politikë nuk ka garanci
Më poshtë bashkëbisedimi i plotë i zv.ndihmës sekretarit amerikan të Shtetit sot me gazetarë shqiptarë me rastin e vizitës në Tiranë:
Deri tani Z. Yee, keni takuar Z. Rama, Z. Meta dhe më pas Z. Basha. A keni një plan politik për krizën? Nëse dështon dhe opozita vazhdon të bojkotojë zgjedhjet, a do t’i njihni zgjedhjet? Po sikur gjërat të precipitojnë në dhunë e përplasje?
Vendime për të justifikuar paratë e konçesionit të Check up-it
Pas vendimit të disa muajve më parë për të shtuar numrin e personave që kryejnë kontrollin mjekësor bazë të njohur si Chek-upi falas, duke zgjeruar fashën e moshës nga 40-65 vjeç në 35-70 vjeç, qeveria ka shtuar edhe një tjetër kriter. Kështu familjet që përfitojnë ndihmë ekonomike dhe që kanë anëtarë të moshës nga 35 deri në 70 vjeç nuk do të mund ta marrin atë nëse nuk do të paraqesin vërtetimin e kryerjes se kontrollit mjekësor bazë.Ky kriter është përcaktuar në një udhëzim të Ministrisë së Mirëqënies Sociale, Olta Xhacka, që mban datën 8 maj 2017.
Yee dekreton paraprakisht 18 qershorin: Legjitim edhe nëse do të ketë Votime dhe jo Zgjedhje
Zyrtari i Departamentit Amerikan të Shtetit, Brian Hoyt Yee ka zbardhur qëndrimin e vet dhe të shtetit të vet që lexohet vetëm në një mënyrë: PD-ja të tërhiqet. Në një bashkëbisedim të zhvilluar me gazetarët, Yee ka thënë ndër të tjera:
Shtetet e Bashkuara mbështesin paketën “McAllister” dhe do të ishte në pëlqimin e saj sikur palët të gjenin një marrëveshje mbi këtë paketë.
Bllokohen 26 tonë mish pule me salmonelë në Durrës – import nga Brazili
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit njofton sot se është bllokuar në Durrës 26 ton mish pule, të importuara nga Brazili, në të cilat rezulton prezencë e salmonellas spp.