Magjia e Etiopisë
Etiopia pa diskutim që është një vend i veçantë. Jo vetëm për historinë e vet dhe religjionin, por edhe për peiazahin dhe natyrën. Zakonet dhe traditat janë një pasuri e paçmuar e një vendi që ka 100 milionë banorë, të gjitha të sjella për revistën ”The Atlantic” nga fotografi Carl Court. Etiopia bën pjesë te 10 vendet më të preferuara turistike në botë diçka që e meriton qoftë edhe duke parë foto të mrekullueshme si këto.
Kallauz i Edi Ramës për të legjitimuar rizgjedhjen e Lulzim Bashës?
Modeli PS 2009/A mund të ketë zgjedhje të besueshme në PD nën organizimin e ekipit të Bashës?
Ajo që po ndodh në PD është një rrugëtim që Lulzim Basha e di përmendsh. Sepse atë ai e ka parë të zhvillohet në vitin 2009 te Partia Socialiste, e cila pasi humbi zgjedhjet, u lëshua në një politikë kaotike dhe histerike virtuosi I së cilës u bë patjetër kryetari Edi Rama.
"4 gabimet madhore të Bashës në opozitë"
Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi i përfshirë në listat e kandidatëve për deputetë të Partisë Demokratike në Qarkut e Tiranës bëri një analizë të shkurtër të humbjes së opozitës në zgjedhje. Sipas tij, pamvarësisht përdorimit të parave në zgjedhje dhe praktikave të tjera të pushtetit që ndikuan tek vota, humbja erdhi për arsye të tjera që lidhen me mënyrën sesi PD bëri opozitë në 4 vjet.
PD ngushëllohet me Kavajën
Partia Demokratike mund të ngushëllohet vetëm me fitoren e bashkisë së Kavajës në këto zgjedhje. Kandidati i saj, Isa Sakja fitoi me një direferncë të ngushtë përballë rivalit socialist Dorian Murati. Në fund të procesit të numërimit Sakja rezultoi fitues me 28 vota më shumë. Shpallja e fituesit u shoqërua me një përqafim mes dy rivaleve. Pas fitores demokrati Isa Sakja doli me nje mesazh per gjithe bashkeqytetaret, ku tha se do të punojë per nje Kavaje ne sherbim te qytetareve, pa i ndare ata ne te djathte e te majte.
Gjergj Bojaxhi jep dorëheqjen si kryetar i Sfida
Përmes një postimi në profilin e vet në Facebook, Bojaxhi njofton tërheqjen nga detyra e kryetarit të partisë së tij Sfida, referuar rezultatit në zgjedhje, ku ai mori 0.22% të votave.
“Përmes këtij qëndrimi dua së pari të uroj fituesin e zgjedhjeve politike të 25 Qershorit në Shqipëri.
Nëse zgjedhjet i bleu krimi dhe pushteti, atëherë Marrëveshja e 18 majit bie
Fjalimi i Lulzim Bashës dje në mbrëmje ishte një kombinim i njohjes së humbjes, përgjegjësisë për të dhe manovrës për të mbajtur një rrugëdalje drejt rikonfirmimit në drejtimin e partisë. Fjalimi erdhi siç u tha pas një takimi me ish-kryetarin Sali Berisha, i cili deri më tani nuk është prononcuar për këto që kanë ndodhur. Vlen të kujtojmë këtu se intervista e fundit e Sali Berishës përpara zgjedhjes vuri në vëmendje edhe sjelljen e Bashës pas një humbjeje hipotetike dhe sipas ish – kryeministrit, akti i tij i dorëheqjes në vitin 2013, nuk ka pse të shihet si model.
Fjalë pa fund...për atdheun dhe shqiptarët
Kënga e katër viteve që vijnë - kryeministri Edi Rama në festën e radhës në shesh:
Reagimi zyrtar i kreut të PD-së: Ishin zgjedhje të pabarabarta
Bashës i kërkohet të hapë krahun, humbja ekspozon përçarjen në PD
Humbja e Partisë Demokratike ka ekspozuar edhe përçarjen që ekzistuar në këtë parti gjatë 4 vjeçarit të saj në opozitë. Përçarje që mesa duket ka nisur që nga zgjedhja e Lulzim Bashës si kryetar i PD dhe mënyra sesi ai erdhi në krye të partisë më të madhe të opozitës në një garë shumë të diskutueshme me Sokol Olldashin.
