Austria drejt zgjedhjeve të parakohshme, jep dorëheqjen ministri i Jashtëm

Postuar në 15 Maj, 2017 09:33

Ministri i jashtëm austriak, Sebastian Kurz u zgjodh kryetar i Partisë Konservatore të Austrisë, duke kërkuar shpërbërjen e menjëhershme të Parlamentit dhe mbajtjen e  zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Kurt njoftoi se  do të takohet me Liderin e Social Demokratëve Kristian Kern dhe Presidentin Alekander van der Belen për të diskutuar mbi propozimin e tij për zgjedhje të parakohshme.

Java e nxehtë e Romanës*

Postuar në 15 Maj, 2017 09:17

Karikatura është publikuar në gazetën "Mapo" dhe ka për autor Bujar Kapexhiun, që siç shihet ka lënë mënjanë arrestimin e Kastriot Myftarajt. 

*Titulli është i ResPublica nisur nga një vështrim joemocional, i shpejtë dhe i pathelluar i karikaturës. 

Ebrahim Raisi - supozime se mund të jetë pasues i Ajatollah Khameneit

Postuar në 15 Maj, 2017 09:10

“Rand Corporation” i ka lënë hapësirë këto ditë një paralajmërimi për diçka të pazakontë që mund të ndodhë në politikën iraniane. Presidenti i Iranit, Hasan Rouhani, mund të mos fitojë dot një mandat të dytë, duke thyer një traditë që vijon pa ndërprerje që nga viti 1981.

Clapper: Qeveria jonë nën sulm të brendshëm dhe të jashtëm

Postuar në 15 Maj, 2017 08:32

Shkarkimi i kreut të FBI-së, James Comey, nuk po kalon aq lehtë sa ndoshta presidenti Trump mendonte. Pakkush beson se shkarkimi i tij nuk lidhet me hetimin e FBI-së për marrëdhëniet me Rusinë gjatë zgjedhjeve, ndërkohë që vetë akti po vlerësohet si i dëmshëm në raport me demokracisë amerikane.

Marrëdhëniet SHBA-Rusi në pikën më të ulët

Postuar në 14 Maj, 2017 22:29

Marrëdhëniet mes SHBA-ve dhe Rusisë nuk kanë qenë asnjëherë më të këqija se kaq që pas Luftës së Ftohtë. Kështu deklaroi kreu i diplomacisë amerikane Rex Tillerson në një intervistë për rrjetin televiziv NBC, duke thënë se niveli i besimit mes dy shteteve është shumë i dobët. "Ne mendojmë se në përgjithësi kjo situatë nuk  është e shëndetshme për botën. Dhe sigurisht që nuk është e shëndetshme për ne, qytetarët amerikanë, interesat tona në fushën e sigurisë kombëtare"- theksoi sekretari amerikan i Shtetit.

Rama flet për izolim të PD-së dhe afrim me BE-në pas zgjedhjeve

Postuar në 14 Maj, 2017 20:39

Kryeministri ka dalë në komunikimin e fundjavës ku i është referuar sërish situatës politike dhe nevojës për të bërë dallimin sipas tij mes dy palëve, qeverinë që do Europën dhe PD-në që e pengon hyrjen në të. Rama i mëshoi idesë se Partia Demokratike është e izoluar ndërkombëtarisht, duke iu referuar më së shumti letrës së komisionerit Hahn.

Kina në “Rrugën e Mëndafshit”, Shqipëria e paqartë çfarë mund të përfitojë

Postuar në 14 Maj, 2017 18:09

Në Kinë çeli punimet samiti i nismës, “Një brez një rrugë”, ku marrin pjesë udhëheqës dhe përfaqësues nga 29 vende të botës. Duke theksuar se ekonomia globale ka nevojë për nisma të reja dhe protagonistë të rinj, Presidenti kinez, Xi Jingpin  deklaroi se qeveria kineze do të vërë në dispozicion të kësaj iniciative ambicioze 124 miliardë dollarë. Sipas tij kjo nismë mund të hapë rrugët për prosperitet dhe paqe në mbarë botën.

Rritja e autoritarizmit në proporcion me pabarazinë

Postuar në 14 Maj, 2017 17:40

Ish – presidenti amerikan Jimmy Carter dhe kandidati për president i demokratëve, Bernie Sanders kanë mbajtur një diskutim në Qendrën Carter ku kanë folur për rritjen e aurotarizmit në botë. Sipas tyre një ndër shkaqet e zgjerimit të kësaj dukurie është rritja e pabarazisë, e cila sa vjen dhe po bëhet tipar i kapitalizmit të sotshëm.

Vizita pa kuptim e Yee

Postuar në 14 Maj, 2017 14:39

Siç është bërë e ditur nesër mbërrin në Tiranë për një vizitë të radhës, zëvendësndihmës-sekretari Amerikan i Shtetit, Hoyt Brian Yee në një përpjekje për zgjidhjen e krizës. Formalisht mund të thuhet për zgjidhjen e krizës politike, pasi nëse shohim disa hollësi, Yee vjen në Tiranë për të presuar mbi PD-në dhe asgjë më tepër.

Teza e PD-së për qeverinë teknike mbetet pa mbështetje

Postuar në 14 Maj, 2017 13:14

Zëvendësndihmës-sekretari Amerikan i Shtetit, Hoyt Brian Yee, ka përsëritur sërish sot nga një takim në Malin e Zi, apelin për ndërprerje të bojkotit nga Partia Demokratike.

Parlamentet duhet të përfaqësojnë dhe të mbrojnë interesat e qytetarëve.  Deputetët nuk mund të heqin përgjegjësinë që kanë duke bojkotuar parlamentin”, tha ai.

Pages

Subscribe to ResPublica RSS