Drejtësia funksionon? Pse duhet Vettingu?
Gjykata e Lartë ka rrëzuar akuzën e prokurorisë për deputetin Alfred Peza. Shembull i funksionimit të drejtësisë!
Rënia e Egjiptit*
Statusi i një vendi nuk përcaktohet, siç duan të na bëjnë disa historianë të besojmë, vetëm nga historia e tij, as vetëm nga gjeografia, apo vullneti politik. Roli i vendeve modelohet nga ndërveprimi i gjeografisë, historisë, politikës dhe burimeve të veta së bashku. Është përmes kombinimit të këtyre forcave që roli i Egjiptit lindi dhe u zhvillua në jetën e arabëve gjatë shekullit të 20-të, pas mbarimit të Luftës I Botërore dhe kolapsit të Perandorisë Otomane.
Kryeministri i Luksemburgut festoi dy vjetorin e martesës me partnerin
Dy vjetorin e martesës me të tij me të dashurin e tij, Gaultier Ntestene festoi kryeministri i Luksemburgut, Xavier Betel. Betel u bë lideri i pari i një vendi të Bashkimit Evropian që u martua me person të të njëjtin seks, me një ceremoni të zhvilluar në 2015. Duke postuar në Tëitter fotot me partnerin ai ka dërguar një mesazh në lidhje me homoseksualitetin. "Është e turpshme që në më shumë se 70 vende ka ende ligje kundër homoseksualitetit"- shkroi Xavier Betel.
Paradoksi i anëtarësimit të Malit të Zi në NATO
Marijana Toskoviç, një agjente e pasurive të patundshme në Mal të Zi, ka arsye për të qenë kundër hyrjes së vendit të saj në NATO. Ajo varet nga klientët nga Rusia për më shumë se gjysmën e të ardhurave të saj, teksa qeveria ruse po u kërkon qytetarëve të saj që të mos udhëtojnë në Mal të Zi.Opozita kërkon ta bashkojë Marijanën me pothuajse gjysmën e qytetarëve të ish-republikës së Jugosllavisë, të cilët sipas sondazheve janë të ndarë për bashkimin me aleancën ushtarake, duke pasur parasysh historinë e hidhur të konflikteve në Ballkan.
A ka vërtet ndonjë sekret akustik te violinat Stradivari?
Një kërkuese nga universiteti i Sorbonës, Claudia Fritz, kreu më 2012-ën një provë për testimin e cilësisë së violinave të famshme, Stradivari.
Bushati mohon të ketë projekt për Shqipërinë e Madhe
Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati hedh poshtë zërat se faktori shqiptar në Ballkan po ecën sipas një axhende që nënkupton Shqipërinë e Madhe. Në një intervistë për të përditshmen kosovare “Koha Ditore”, Bushati e mbështet qëndrimin e tij në argumentin se shqiptarët janë në pjesën dërrmuese properëndimorë dhe se çdo aspiratë e tyre lidhet me Bashkimin Europian.
A mundet PD-ja të mbajë jashtë zgjedhjeve 600 mijë votues?
Vizita e sotme zyrtarit amerikan Yee në Tiranë mund të cilësohet si pika vendimtare për skenarin e mospjesëmarrjes në zgjedhjet e 18 qershorit të Partisë Demokratike. Mjafton vetëm ky fakt për të kuptuar se këto zgjedhje nuk janë të zakonshme, edhe pse ato mund të mos kenë ndonjë ndikim të jashtëzakonshëm në një vend të mësuar me të papritura. Yee thuhet se do të bëjë një përpjekje të radhës për të bindur PD-në të hyjë në zgjedhje, në kushtet kur ajo kërkon largimin e kryeministrit.
Austria drejt zgjedhjeve të parakohshme, jep dorëheqjen ministri i Jashtëm
Ministri i jashtëm austriak, Sebastian Kurz u zgjodh kryetar i Partisë Konservatore të Austrisë, duke kërkuar shpërbërjen e menjëhershme të Parlamentit dhe mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Kurt njoftoi se do të takohet me Liderin e Social Demokratëve Kristian Kern dhe Presidentin Alekander van der Belen për të diskutuar mbi propozimin e tij për zgjedhje të parakohshme.
Java e nxehtë e Romanës*
Karikatura është publikuar në gazetën "Mapo" dhe ka për autor Bujar Kapexhiun, që siç shihet ka lënë mënjanë arrestimin e Kastriot Myftarajt.
*Titulli është i ResPublica nisur nga një vështrim joemocional, i shpejtë dhe i pathelluar i karikaturës.
Ebrahim Raisi - supozime se mund të jetë pasues i Ajatollah Khameneit
“Rand Corporation” i ka lënë hapësirë këto ditë një paralajmërimi për diçka të pazakontë që mund të ndodhë në politikën iraniane. Presidenti i Iranit, Hasan Rouhani, mund të mos fitojë dot një mandat të dytë, duke thyer një traditë që vijon pa ndërprerje që nga viti 1981.