Një votë që duhet të jetë llogari dhe përgjegjësi për familjen. Asgjë më shumë
Pse duhet të votoj kur nuk mu dha asgjë? Kjo është pyetja të cilës sot kryeministri Edi Rama ka tentuar t’i përgjigjet pas një shkëmbimi mesazhesh me një qytetar nga Vlora. Dhe siç mund të pritet, përgjigja është teorike, se vota nuk është mall shkëmbimi, por detyrë patriotike. Kjo demagogji që merr formën e lutjes vetëm në kohë fushate, është e gënjeshtërt dhe thuajse e pacipë. Është e vërtetë që vota është detyrë patriotike, por nëse dikush në 2013-ën votoi për ndryshime, sot nuk i sheh ato. Jo ndryshime që i sjell koha, por politika.
Edhe dy tubacione të tjera gazi përveç TAP në Shqipëri
Në territorin shqiptar mund të kalojnë edhe dy tubacione të tjera gazi përveç atij të TAP – gazsjellësi transadriatik.
Video/Shantazh me vendin e punës në bashkinë Kolonjë
Ish-kryeministri Sali Berisha publikon sot një video ku sipas denoncimit të qytetarit dixhital shfaqet kreu i FRESSH në Kolonjë, që shantazhon me vendin e punës një punonjës të Bashkisë.
Sulmi amerikan në Siri, i paligjshëm. Pentagoni: Veprojmë me Aktin e vitit 2001 pas 9/11
Operacionet ushtarake amerikane në Siri janë të paligjshme. Akuza vjen nga senatori demokrat Tim Kaine, sipas të cilit rrëzimi i avionit sirian javën e kaluar, ishte i paligjshëm, ndërkohë që Pentagoni deklaron se ai ka leje për të vepruar nën aktin e vitit 2001 për Përdorimin e Forcës Ushtarake pas sulmeve të 11 shtatorit 2001.
Rama nën akuzë: I kapur nga biznesmenët e Berishës
Është folur gjithmonë për lidhjet preferenciale të kryeministrit Edi Rama me biznesmenë që kanë qenë klientë të qeverisë së kaluar, por tani akuza vjen publikisht nga ish-bashkëkryetari i koalicionit Ilir Meta. Mesa duket ky i fundit ka vendosur të luftojë me çdo mjet dhe fakt ish-aleatin e tij pas sulmeve ndaj LSI-së. Ilir Meta tha në Berat se Edi Rama u vu në shërbim të 6 personave që Sali Berisha i konçensionoi për shërbimet publike.
Tallja e Erdogan me BE-në/Turqia ka marrë 1 mld euro për sundimin e ligjit dhe demokracinë!
Po kërkoni një njeri që është tallur zyrtarisht me Europën, pra Bashkimin Europian? Duket se përgjigja është e thjeshtë: presidenti turk, Reccep Tayyip Erdogan. Muaj më parë doli në sipërfaqe një konflikt mes Turqisë dhe BE-së, për arsye të sundimit të ligjit, standardeve dhe sjelljes së autoriteteve turke pas grushtit të shtetit. Mirëpo Erdogan ia ka marrë dorën llafazanëve të BE-së: nxori përpara kartën e refugjatëve, 3 milionë siç tha ai – dhe menjëherë, kancelarja gjermane Merkel kërkoi marrëveshje.
ISIS shkatërron xhaminë Al Nuri të shekullit të 12-të në Mosul

Drejt shkatërrimit
Kontrolli mbi fukarallëkun quhet rimëkëmbje e ekonomisë
Një nga kritikat që i adresohen qeverisë është se nuk ka bërë asnjë bilanc të politikave ekonomike dhe se i ikën këtij diskutimi me vetëdije të plotë. U desh shpërbërja e koalicionit që në publik të dalin shifra dhe bilance të pjesshme mbi situatën ekonomike të vendit. Shifrat janë dhe këto i di shumë mirë kryeministri, ministri i Financave por edhe kryetari i Kuvendit Ilir Meta. Ndonëse pjesën më të madhe në diskutimet publike e zënë intrigat politike shkarazi përmenden edhe shifra që tregojnë se realiteti nuk është ai që na përcillet për një rimëkëmbje të Ekonomisë.
Melanie Gaydos, një rast i jashtëzakonshëm në botën e modës
Melanie Gaydos është një modele 28 vjeç e cila përbën një rast krejt të pazakontë, për të mos thënë të jashtëzakonshëm. Ajo vuan që nga dita e lindjes nga një çrregullim genetik – diplesia ektodermale – që nuk lejon zhvillimin e dhëmbëve, thonjtë, tendinat. Por katër vjet më parë ajo vendosi të sfidonte gjendjen e vet duke hyrë në industrinë e modës dhe ja doli.
