Macron, thirrje anti - Trump drejtuar shkencëtarëve amerikanë: Franca është kombi juaj
Para - shteti shqiptar: Arreston një person për një status në Facebook, thirrjen për armatosje e cilëson “pikëpamje”
Siç është bërë e njohur policia e Shtetit, ose trupa që mban zyrtarisht këtë farë etikete, ka arrestuar Kastriot Myftarajn, gazetarin, pasi ka bërë shkruar në një status të gjatë në profilin e vet në Facebook se çdo shqiptar bën një punë patriotike nëse vret Romana Vlahutinin, ambasadoren e BE-së në Tiranë. Sot është zbardhur edhe motivacioni I ndalimit të personit në fjalë që është:
Garë amerikano-gjermane për zgjidhjen e krizës
Të huajt dhe më konkretisht Shtetet e Bashkuara dhe Gjermania duken shumë më të interesuar për zgjidhjen e krizës politike në Shqipëri sesa vetë politika jonë e brendshme, madje duke shfaqur edhe një lloj rivaliteti.Teksa dy gjelat duken të vendosur për të mos hapur rrugë, faktori ndërkombëtar vazhdon të investohet për të shpëtuar zgjedhjet në Shqipëri.
Destabilizimi i Ballkanit, projekt i Perëndimit
Karta nacionaliste në Ballkan luan përherë një rol kryesor në skenën politike. Por ajo nis e merr përmasa të reja kur miratohet si ide apo si skicë veprimi edhe në qarqet diplomatike të vendeve të mëdha. Paradoksi i nacionalizmit ballkanas qëndron pikërisht në këtë pikë: ai realizon objektivat e veta me miratim ndërkombëëtar dhe kjo vlen për të gjitha programet nacionale.
Trump shkarkon drejtorin e FBI-së, James Comey
Nuk kalon dot java pa një lajm nga Donald Trump. Mediat kryesore amerikane bëjën të ditur se presidenti i SHBA ka shkarkuar nga detyra kreun e Byrosë Federale të Hetimit(FBI), James Comey. Në një njoftim për shtyp, Shtëpia e Bardhë sqaron se vendimi është marrë në bazë të rekomandimeve të qarta si të Prokurorit të Përgjithshëm, Jeff Sessions, ashtu edhe zëvendësit të tij, Rod Rosenstein.
Tri gafat e viteve 1985, 1993 dhe 2017 në historinë e arkivave të Shqipërisë
Autoriteti “për hapjen e dosjeve” në zbatim të ligjit të vet, i cili është në shkelje me ligjin e arkivave, ka shpalosur tashmë synimet e veta për shpërbërjen e fondeve arkivore të disa arkivave të vendit, në funksion të një sipërmarrje që kërkon energji të madhe e sjell shumë pasoja. Ky veprim, i nxituar dhe i pabazuar në asnjë praktikë arkivore, do të sjellë pasoja të rënda në rrjetin arkivor të vendit. I gjithë dokumentacioni i Ministrisë së Punëve të Brendshme, sipas ligjit duhet të administrohet nga Arkivi i kësaj ministrie. Ai është unik dhe i pandashëm.
Parada e 9 majit, në Moskë vetëm një president i huaj - moldavi Igor Dodon
Rusia ka zhvilluar sot paradën e 9 majit me të cilën kremton fitoren mbi nazizmin. Parada që zhvillohet në Sheshin e Kuq në Moskë është traditë tashmë dhe këtë vit mbushen 72 vjet nga 9 majio 1945 kur u firmos kapitullimi i Gjermanisë. Mirëpo parada siç raporton “The Moscow Times” u bojkotua në masë nga liderët perëndimorë duke lënë vetëm presidentin e Moldavisë, Igor Dodon, të vetmin kryetar shteti që mori pjesë në ceremoni.
Një koreanoverior zgjidhet president i Koresë së Jugut
Moon Jae-in rrjedh nga një familje e zhvendosur nga Veriu në vitin 1953.
Një film për “europianin” e letërsisë, Nikos Kazantzakis (Video)
Në Europën e sotme, ku ka tensione dhe dallime, arti duhet të luajë rolin e tij për të bashkuar njerëzit dhe për t'u dhënë atyre forcë. Katër vende të ndryshme evropiane Greqia, Franca, Gjermania, Austria bashkuan forcat për të krijuar një film për shkrimtarin grek nga Kreta dhe europianin Nikos Kazanzaqis! "Me këto fjalë regjisori grek Yannis Smaragdis prezantoi para disa muajsh projektin i ri ambicioz për të ekranizuar jetën e një njeriu të letërsisë dhe kulturës, shkrimtarit Nikos Kazanzaqis.
"Gëzuar ditëlindjen!". Putin viziton ish-komandantin e tij të KGB-së
Presidenti rus, Vladimir Putin, së bashku me ish-kolegët e tjerë të KGB-së, vizituan ish-komandantin e bazës së inteligjencës sovjetike në Dresden në vitin 1980 me rastin e 90-vjetorit të lindjes.