Kalendari mediatik: Partia e Topit mbush 5 vjet. Si ikin vitet!
Mund të kuptohet Ngjela, apo edhe vëllai i tij binjak, Zef Brozi. Por e kupton dot njeri vallë pse jep intervista, e ca më keq, pse intervistohet Topi, d.m.th ish-presidenti?
Ma i “Alibaba Group”: Përshtatje dhe arsimim tjetër, ose në 30 vjet ka krizë. Interneti po afekton çdo industri
Jack Ma, drejtues i "Alibaba Group Jolding Ltd." bëri një parashikim të zymtë për ekonominë botërore në 30 vitet e ardhshme. Duke folur në një konferecnë sipërmarrësish në Zhengzhou në Kinë, Ma deklaroi se nëse në botë nuk ndryshon sistemi arsimor, nëse njereëzit nuk mësojnë të punojnë me robotët dhe të marrin masa për ndikimin që do të ketë në ekonomi interneti dhe automatizimi, atëherë problemet sociale do të jenë çështje kryesore në të ardhmen e afërt.
Edhe Gjermania do i njohë zgjedhjet pa opozitën
Ambasadorja gjermane në Shqipëri, Susanne Schütz ka deklaruar sot se qeveria e saj do ti njohë zgjedhjet e 18 Qershorit edhe nëse në to nuk do të marrë pjesë Partia Demokratike. “Zgjedhjet duhet të zhvillohen në datën e caktuar. Nëse PD nuk hyn në zgjedhje është vendim i trishtë. Edhe nëse PD nuk hyn në zgjedhje ne do ti njohim”, ka deklaruar Susanne Schütz. Pak ditë më parë ishte ambasadori amerikan, Donald Lu, i cili tha se zgjedhjet do të jenë legjitime edhe nëse në to nuk merr pjesë Partia Demokratike.
Kryeministri poston video të realizuar në Kubë që ironizon protestën e PD-së
Në sfond portreti i Fidel Castros:
Zv.ministri i Jashtëm rus: Krizat në raportet ruso-shqiptare, për arsye subjektive
“Albanian Daily News” i ka marrrë një intervistë zv.ministrit të Jashtëm të Rusisë, Grigory Karasin. Ai pyetet gjerëisht për marrëdhëniet e Rusisë me Perëndimin, situatën në Europë, Ukrainë, Ballitik dhe Poloni. Karasin shpreh pikëpamjet ruse në këtë drejtim, për t’u ndalur në një koment edhe për marrëdhëniet shqiptaro-ruse, që janë të pazakonta.
Rasti fatlum kur çështjet e jashtme janë edhe të brendshme
Gënjeshtrat e ministrit të Jashtëm dhe politika për kantonizimin e Maqedonisë
Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati, ka qenë dje në Top-Story ku ka folur gjerësisht për krizën maqedonase. Në një dalje të cilës i mungoi takti i duhur, por jo arroganca e një lektori që se kërkon kush, ministri ka dhënë leksione për demokracinë në Maqedoni, ka shantazhuar hapur Shkupin zyrtar kur ka theksuar “nevojën për çkyçje të rrugën euroatlantike të Maqedonisë”, si dhe ka deklaruar thuajse pa teklif, se Platforma Shqiptare duhet të jetë një udhërrëfyes për politikën e këtij vendi në raport me krizat shumëdimensionale të tij.
Dy botë të ndryshme!
Dy botë të ndryshme zbuloi takimi i fundit mes kryeministres së Britanisë Tereza Mei dhe presidentit të Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker. Prapaskenat e takimit "katastrofik" mes tyre bënë që Juncker të vlerësojë se shkalla e dështimit të negociatave me Londrës dhe Bashkimit Europian është më shumë se 50%, ndërsa zyrtarë evropianë i thanë Tereza Meit se “BE nuk është një klub golfi”.
Mbah Ghoto, 146 vjeç, më i vjetri në botë, ndërron jetë
Ghoto thuhet se ka lindur më 1870 dhe jetonte në Java.
Mbi përfshirjen e disa fjalëve në Fjalorin e Gjuhës Shqipe*
1. E keni dëgjuar ndonjëherë fjalën malenak?
E ndesha rastësisht, duke kërkuar diçka tjetër, në Fjalorin e Gjuhës Shqipe, 2006, vepër e akademisë. Është shenuar si mbiemër, malenak, – e. Kuptimi: malësor. Ilustrimi: valle malenake, valle dyshe e Shqipërisë së mesme.
Dy fjalorët e tjerë, i 1954-ës dhe 1980-ës, që vlerësohen si gurë themeli, s’e kanë. Në asnjë vepër të letërsisë shqipe s’më ka rënë në sy. Është krijuar prej emrit mal me prapashtesë?